LIVE UPDATES
Bota

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari pas bisedimeve disa ditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

10 February 2023, 12:20 Nga I.A
Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së
Arben Taravari

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila deri tani ishte në opozitë. Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari pas bisedimeve disa ditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Kjo parti ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare.

Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve...Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kjo parti në qeveri do të ketë një post të zëvendëkryeministrit për investimet kapitale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, dy pozita të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe Bujqësisë, dy sekretarë shetërorë, si dhe disa drejtori.

Vendimi për pjesëmarrjen e ASH-së në qeveri vjen në kohën kur opozita maqedonase, që drejtohet nga partia VMRO-DPMNE, po përgatitej për mocionin e votëbesimit të qeverisë, duke llogaritur edhe në votat e deputetëve të opozitës shqiptare.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vendimin e ASH-së për pjesëmarrje në qeveri e ka quajtuar “vendim për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit”.

Por nga Lidhja Social-Demokrate, thotë se me zgjerimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare është evtiuar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me këtë marrëveshje kemi evituar rrezikun është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si ‘E Majta’ (parti me orientim prorus që ka dy deputetë në Kuvend) që duan të ndryshojnë kursin tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, ‘E Majta’ po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasiev (Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ‘E Majta’) dhe Mickoski (Kryetar i VMRO DPMNE-së). Andaj vendosëm të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Shumica parlamentare me zgjerimin e ri edhe me ASH-në, dhe me votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues.

Ndryshimet kushtetuese janë kusht që parashihet me marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes për zhbllokimin e integrimit evropian. Nëse kjo ndodh, atëherë Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së nuk e përjashton mundësinë që sërish të bllokojë bisedimet e anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njejtë sikur në nëntor të vitit 2020.

Marrë nga REL

arben taravari

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin