LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit republikanë nisin hetimin mbi përdorimin për qëllime politike të agjencive qeveritare

Në seancën e Komisionit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan, u paraqitën argumente partiake dhe nganjëherë të pasakta për ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016, krizën e shkaktuar nga COVID-19 dhe sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.

10 February 2023, 09:53 Nga k.m.
Ligjvënësit republikanë nisin hetimin mbi përdorimin
Foto ilustruese

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten hetimin e tyre të bazuar në pretendimin se qeveria federale është përdorur si një mjet politik kundër konservatorëve. Ligjvënës dhe ish-ligjvënës konservatorë thanë gjatë seancës së parë se zyrtarë të sigurisë kombëtare, kompani të mediave sociale dhe mediat kanë komplotuar kundër tyre.

Në seancën e Komisionit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan, u paraqitën argumente partiake dhe nganjëherë të pasakta për ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016, krizën e shkaktuar nga COVID-19 dhe sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Pjesa më e madhe e seancës u përqëndrua në ankesat për veprimet e ndërmarra nga zyrtarë federalë gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump.

“Është e qartë për mua se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja po vuajnë nga një infeksion politik që, nëse nuk mposhtet, do të bëjë që populli amerikan të mos u besojë më deklaratave të këtyre institucioneve,”- tha senatori nga Ajova, Chuck Grassley, ish-kryetar i Komisionit Juridik të Senatit, në një dëshmi të rrallë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në vend që të përqëndrohej në informacione të reja, seanca dëgjimore trajtoi më me hollësi ankesat e konservatorëve për hetimin e lidhjeve të Trump me Rusinë dhe gjykimet e gabuara të zyrtarëve të FBI-së, duke përfshirë mesazhet telefonike me përmbajtje kundër Trump, që janë dokumentuar prej vitesh. Zyrtarët, emrat e të cilëve u përmendën vazhdimisht, tashmë janë larguar nga FBI-ja.

Me shtrirje shumë të gjërë, hetimi i ri ka të ngjarë të vë në provë oreksin publik për llojin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe hetimeve partiake, agresive që janë në qendër të agjendës së Dhomës së Përfaqësuesve, të kontrolluar nga republikanët. Ligjvënësi Jim Jordan, kryetar i komisionit të ri, i cili në vitet e fundit ka sulmuar vazhdimisht zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nga të dyja partitë, tani ka fuqinë t’i hetojë ata.

Ai tha se paneli i parë, i përbërë nga senatorët Chuck Grassley dhe Ron Johnson, si dhe nga ish-ligjvënësja demokrate nga Havai, Tulsi Gabbard, e cila është larguar nga Partia Demokrate, ishte i rëndësishëm për krijimin e një “kornize të hetimit”.

Paneli i dytë i përbërë nga avokatë dhe ish-zyrtarë të FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, dokumentoi "censurën e qeverisë federale", tha ligjvënësi Jordan.

Ai theksoi se “objektivi ynë është të përcaktojmë se sa e rëndësishme dhe sa serioze është kjo. Dhe sigurisht që mendoj se kjo ka ndodhur.”

Seanca dëgjimore preku një gamë të gjerë temash dhe nxori në pah dëshirën e republikanëve për të përdorur komisionin si një mjet për të sulmuar ato që ata thonë se janë vendime politikisht të motivuara jo vetëm nga forcat e zbatimit të ligjit, por edhe nga njerëz në sektorët e teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor./VOA

republikanët e dhomës së përfaqësuesve jim jordan

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes