17 August 2024, 07:46
Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një birrë apo një gotë verë nuk bën dëm: kjo bindje ka zënë rrënjë në mendjen e shumë njerëzve. Por tani ekspertët e kanë ndryshuar rekomandimin e tyre. Edhe sasitë e vogla të alkoolit janë të dëmshme.
Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë. Ky është përfundimi i arritur nga Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE në studimin "Alkooli është një drogë psikoaktive". Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt.
Jo vetëm rreziku i varësisë
Sipas DGE, rekomandimi i ri zëvendëson vlerën referencë të publikuar më parë për konsumin e alkoolit. Nuk ka "sasi pa rrezik për konsum të sigurt”. Edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve. Ekspertët identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore.
Në plan afatgjatë, alkooli jo vetëm që mbart një rrezik të varësisë. Sipas ekspertëve, alkooli kontribuon edhe në shfaqjen e sëmundjeve: kancerit (sidomos i gjirit dhe zorrës së trashë), sëmundjeve kardiovaskulare dhe gastrointestinale, diabetit mellitus, në rënien e aftësive kognitive, në sëmundjen Alzheimerit dhe demenca të tjera.
Këto sasi konsiderohen të rrezikshme
Kushdo që vazhdon të pijë alkool duhet të shmangë sasitë e mëdha dhe të ashtuquajturat "pirje të tepërta". Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë. "Fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë në gji duhet të shmangin përgjithësisht alkoolin”. Për vlerësimin e saj të ri, DGE analizoi disa studime mbi këtë temë.
Prej atje, ekspertët e DGE nxjerrin gjithashtu vlerësime të rrezikut për sasi të caktuara alkooli: një deri në dy gota verë ose një deri në dy shishe birrë në javë konsiderohen me rrezik të ulët, ndërsa deri në pesë gota verë ose dy litra birrë konsiderohen të moderuara. Gjithçka mbi këto shifra, shoqëria e konsideron konsumimin e alkoolit të rrezikshëm. Sipas studimit, nëse doni të jetoni një jetë pa rreziqe, duhet të hiqni dorë plotësisht nga alkooli.
Gjermania - vend me konsum të lartë alkooli
Dokumenti gjithashtu bën të qartë pse këto rekomandime janë veçanërisht të rëndësishme për Gjermaninë: Gjermania konsiderohet një "vend me konsum të lartë" alkooli. "Sasia mesatare e alkoolit të konsumuar në Gjermani është më shumë se dyfishi i sasisë mesatare që pihet në të gjithë botën”, thuhet në dokument. Prandaj, nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar ndërgjegjësimin shoqëror./ DW
alkooli eksperte demtime
Bota
17 August 2024, 07:37
N.F
John Lansing
SHBA- John Lansing, i cili shërbeu në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Amerikane për Mediat Globale, vdiq t...
Bota
17 August 2024, 07:26
N.F
Gaza
GAZA- Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushimi në Gaza u ndërprenë të premten dhe nego...
Bota
16 August 2024, 23:26
I.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një...
Bota
16 August 2024, 23:00
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në...
Bota
16 August 2024, 22:54
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një foshnje 10 muajshe në Itali ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur kanabis. Konretisht ngjarja ka n...
Bota
16 August 2024, 22:44
E. D
joe biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje arm...
Bota
16 August 2024, 22:32
E. D
pamje nga shperthimi
UKRAINË- Shtatë persona janë lënduar dhe dy tjerë kanë humbur jetën në pjesën qendrore t&...
Bota
16 August 2024, 22:04
E. D
Sangha
SHBA- E quajtur si “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, shitësja e drogave Jasveen Sangha ë...
Bota
16 August 2024, 21:51
E. D
SHBA- Ndërsa studentët në mbarë Shtetet e Bashkuara pritet të rikthehen në universitete, administratorët po përgatiten...
Bota
16 August 2024, 21:28
E. D
Kamala Harris
SHBA- Gjithçka po shkon mirë për të, Kamala Harris ka numrat inkurajues të sondazheve dhe, akoma më e ç...