LIVE UPDATES
Bota

Kush është “Mbretëresha e ketaminës” që furnizonte aktorin e “Friends”

Sangha po përballet tashmë me 9 akuza duke përfshirë edhe shpërndarjen e ketaminës që përfundoi me humbje jete.

16 August 2024, 22:04 Nga E. D
Kush është “Mbretëresha e ketaminës” që
Sangha

SHBA- E quajtur si “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, shitësja e drogave Jasveen Sangha është një nga 5 personat që dyshohen se furnizuan me ketaminë yllin e “Friends”, Matthew Perry, duke shfrytëzuar varësinë e tij ndaj drogës për përfitime dhe duke e çuar në vdekjen e tij nga mbidoza. Sangha po përballet tashmë me 9 akuza duke përfshirë edhe shpërndarjen e ketaminës që përfundoi me humbje jete. Shtetasja amerikano-britanike, e cila kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Nirvana” përpara gjykatës, u deklarua e pafajshme për akuzat. Kërkesa e saj për lirim me kusht u refuzua nga zyrtarët amerikanë dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e saj në tetor.

Aktakuza pretendon se shpërndarja e ketaminës nga Sangha më 24 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e Perry. Ketamina është një anestezik disociues që ka disa efekte halucinogjene. Ajo mund të shtrembërojë perceptimin e shikimit dhe zërit dhe e bën përdoruesin të ndihet i shkëputur dhe jo në kontroll. Përdoret si një anestezik injektues për njerëzit dhe kafshët, sepse i bën pacientët të ndihen të shkëputur nga dhimbjet dhe mjedisi i tyre. Substanca supozohet të administrohet vetëm nga mjekët dhe pacientët që kanë marrë ilaçin duhet të monitorohen nga një profesionist për shkak të efekteve të tij të mundshme të dëmshme.

Sangha dyshohet se e ka furnizuar aktorin me ketaminë nga shtëpia e saj e fshehtë” që të paktën nga viti 2019. Shtëpia e saj në Hollywood-in verior ishte një emporium i shitjes së drogës, tha Martin Estrada, prokurori amerikan për Qarkun Qendror të Kalifornisë. Më shumë se 80 shishe me ketaminë dyshohet se u gjetën atje nga kërkimet e policisë, së bashku me mijëra pilula që përfshinin metamfetaminë, kokainën dhe Xanax. Shtëpia, e quajtur Shtëpia Sangha Stash është vendi ku ajo dyshohet se kishte paketuar dhe shpërndarë drogë.

Ajo merret vetëm me nivele të larta dhe të famshme, citonte aktakuza të ketë thënë për zonjën Sangha të bashkëakuzuarin e saj Erik Fleming. Në të njëjtën kohë, ajo jetoi një jetë luksoze të cilën e ndante gjerësisht në rrjetet sociale. Sangha thuhet se është përzier me të famshëm. Një nga miqtë e saj tha për Daily Mail se ajo mori pjesë në Golden Globes dhe në Oscars. Edhe pas mbidozës së Perry-t, ajo vijonte të postonte foto që përshkruanin stilin e saj ekstravagant të jetesës, duke përfshirë festa dhe një udhëtim në Japoni dhe Meksikë.

Edhe një ditë para se të shpalleshin arrestimet, aktiviteti i saj në rrjetet sociale sugjeron se ajo shkoi në një parukiere dhe i leu flokët ngjyrë vjollcë. Llogaria në Instagram ku u ndanë këto postime u konfirmua se i përkiste asaj. Prokurorët pretendojnë se Sangha shkoi të furnizonte me ketaminë Perry-n pasi i pandehuri tjetër Dr. Salvador Plasencia mësoi se aktori ishte i interesuar për drogën. Këta të pandehur kujdeseshin më shumë për përfitimet sesa për mirëqenien e Perry tha prokurori. Nëse dënohet për të gjitha akuzat në rastin e Perry-t, Mbretëresha e ketaminës” do të përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjet burg federal dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, thotë departamenti i drejtësisë.

Autoritetet amerikane thonë se zbuluan gjithashtu lidhjen e pretenduar të Sangha me një tjetër vdekje nga mbidoza, këtë herë në 2019. Dokumentet e gjykatës sugjerojnë se ajo ishte në dijeni për rreziqet e ketaminës pasi ia shiti atë një klienti të quajtur Cody McLaury, i cili vdiq nga një mbidozë pasi bleu ilaçin. Ajo ishte kontaktuar nga një nga anëtarët e familjes së tij, i cili i dërgoi një mesazh duke i thënë: “Ketamina që shite vëllait tim e vrau atë. Ai është shkaku i vdekjes”.

Pak ditë më vonë, Sangha ka kërkuar në Google “A mund të renditet ketamina si një shkak vdekjeje?”. 

Autoritetet thonë se zonja Sangha do të përballet me akuza edhe për atë rast.

jasveen sangha matthew perry

Sondazh

Bota 16 August 2024, 19:00 E. D

Çfarë është lia e majmunit?

fotot ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende t...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin