2 June 2022, 15:06
Nga DOSJA
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka biseduar me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporës për tema të sigurisë kombëtare dhe ato të politikës së jashtme.
Pas takimit, që ishte i mbyllur për publikun, Hovenier, tha po ashtu se e vlerëson punën e Kuvendit, që sipas tij është institucion shumë i rëndësishëm në sistemet demokratike.
“Patëm një bisedë të frytshme për një sërë temash të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. Kam respektin më të lartë për rolin e Kuvendit, si element i sistemit demokratik dhe bazuar në këtë bisedë – kam pasur edhe më herët – kam më shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që bëjnë në mbështetje të politikës së jashtme të Kosovës dhe prioriteteve të sigurisë kombëtare”, tha Hovenier.
Takimi i zhvilluar më 2 qershor erdhi pas ftesës së dërguar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Kreu i këtij komisioni, Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, tha se janë të hapur për këshilla dhe të mësojnë nga përvoja e SHBA-së sa i përket shtetndërtimit.
“Rikonfirmuam lidhjen, marrëdhënien speciale dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara, rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike. Natyrisht që rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë dhe natyrisht kjo do të vazhdojë, paçka që në rrugëtimin tonë në kontekstin tonë gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen, por ato janë mes miqsh, mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje”, tha Abazi.
SHBA-ja ishte ndër mbështetëset më të mëdha të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe po vazhdon të mbështesë shtetin në përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe për të konsoliduar shtetësinë./REL/
Bota
2 June 2022, 14:52
Mevlut Tsavusoglu
TURQI- OKB-ja miratoi kërkesën zyrtare që Turqia të ndryshojë emrin e saj ndërkombëtar, ku emri që...
Bota
2 June 2022, 14:24
"Çdo hap drejt vendosjes së sanksioneve do ta dëmtojë vetëm Serbinë, jo Rusinë, deklaron Andrej Mitiq, sekr...
Bota
2 June 2022, 14:12
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin ka hequr do...
Bota
2 June 2022, 14:08
Jurgen Stock
Kreu i Interpolit ngriti të mërkurën alarmin për një rritje të mundshme të trafikut të armëve pas...
Bota
2 June 2022, 14:04
Zelenskyy
UKRAINË- Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy trupat ruse tani kontrollojnë 20 për qind të territorit të Ukrai...
Bota
2 June 2022, 13:55
Ukrainë
UKRAINË- Kreu i administratës ushtarake të Donetskut, Pavlon Kyrylenko ka thënë ditën e sotme se në disa zo...
Bota
2 June 2022, 14:00
Foto ilustruese
Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se Kroacia është gati për të futur në përdorim si mone...
Bota
2 June 2022, 13:53
Lajcak dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me të dërguarin e BE-s&eu...
Bota
2 June 2022, 13:48
Danimarkë
DANIMARKË- Qytetarët e Danimarkës janë deklaruar në referendum se vendi i tyre duhet të jetë pjesë e...
Bota
2 June 2022, 13:48
Gervalla
KOSOVË- Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ditën e djehsme ka akuzuar ministren e Ja...