26 September 2023, 14:49
Nga r.ll
christopher hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Zveçanit është “një ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapa të mëtejmë.
“Ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë na vjen keq për humbjen e jetës, por duhet të vazhdojmë me procesin politik”, tha Hill më 26 shtator në Beograd, transmeton agjencia Beta. Ai theksoi se procesi diplomatik duhet të “forcohet” në ditët dhe javët në vijim.
Hill mori pjesë të takimin e përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, diplomati amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se për çfarë është biseduar me presidentin e Serbisë. Vuçiq më herët shkroi në Instagram se gjatë takimit me diplomatët ndërkombëtarë kishte kërkuar që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, “KFOR të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës”.
Shtetet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator. Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur. Edhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar, sipas autoriteteve të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm. Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë./REL
tensione në veri të kosovës christopher hill
Bota
26 September 2023, 14:11
f.i
Xhelal Sveçla
KOSOVË-Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka komentuar situatën në ve...
Bota
26 September 2023, 14:10
h.k
Erda Havalli
GJERMANI-Erda Havalli është talenti më i ri në The Voice në Gjermani. 19-vjeçarja me origjinë shqiptare k...
Bota
26 September 2023, 13:43
h.k
Suella Braverman
ANGLI-Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman, e njohur për deklaratat e saj të forta dhe të...
Bota
26 September 2023, 13:34
f.i
Peter Stano
KOSOVË- Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndo...
Bota
26 September 2023, 13:19
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Parlamenti i Turqisë do të mbajë premtimin e tij për të ratifikuar ofertën e Suedisë n&...
Bota
26 September 2023, 12:56
f.i
pamje nga vendngjarja
ITALI- Funerali i Giorgio Napolitanos, ish-presidentit të Republikës i cili vdiq të premten në moshën 9...
Bota
26 September 2023, 12:46
A.B
Policia ne Kosove
KOSOVË-Me pranga në duar dhe kokë-poshtë, kështu dalin nga gjykata të akuzuarit për sulme terroriste n...
Bota
26 September 2023, 12:40
f.i
Milan Radojçiç
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terro...
Bota
26 September 2023, 12:33
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Kërkimet për sfondin e shkallëzimit të rrezikshëm të situatës në veri të Kos...
Bota
26 September 2023, 11:59
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrori...