LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori gjerman: Asociacioni duhet të themelohet, Serbia të pajtohet se Kosova është një fqinj

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

15 March 2023, 17:58 Nga a.l
Ambasadori gjerman: Asociacioni duhet të themelohet, Serbia të
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai inkurajon udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE-ja. Ai, po ashtu, thotë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin gati 10-vjeçar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë: Këtë fundjavë, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar për aneksin e zbatimit të një marrëveshjeje që njihet si propozimi i BE-së. Ju keni thënë se dy vendet nuk duhet ta "humbasin autobusin" për këtë takim të ardhshëm. Përse?

Jorn Rohde: Sepse koha nuk është në anën e Kosovës dhe të Serbisë. Ne duhet ta kapërcejmë këtë përballje të përhershme me kriza.

Të 27 vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë. Javën e kaluar, ju e dini se kryeministrja e Italisë, presidenti i Francës dhe kancelari gjerman kanë publikuar një letër për dy liderët [kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë], në të cilën kanë nënvizuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Jam i lumtur që më 27 shkurt, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti janë pajtuar në parim për këtë propozim evropian, i cili është iniciuar nga Franca dhe Gjermania.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kemi dëgjuar pritje të ndryshme nga takimi në Ohër. Ka pasur më shumë skepticizëm nga pala serbe. Si e komentoni këtë?

Jorn Rohde: Ne, gjithashtu, duhet ta kapërcejmë këtë kontinuitet: Unë e di atë që nuk e dua. Mendoj se kjo është dinamika, të cilën përpiqemi ta instalojmë te palët...

Duhet të biem dakord se çfarë mund të arrijmë së bashku. Kjo është një gjë e mirë. Keni një bazë. Dhe tani kemi aneksin e zbatimit.

E kemi bërë të qartë se çfarë presim nga Kosova, ashtu sikurse edhe i dërguari evropian [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, i cili punon shumë, e ka mbështetjen tonë të plotë dhe e ka bërë të qartë dje [14 mars] se pa [themelimin] e Asociacionit të komunave me shumicë serbe [në Kosovë] nuk ka marrëveshje.

Në anën tjetër, Serbia gjithashtu duhet të pajtohet se Kosova është një fqinj dhe ka një të ardhme evropiane. Dhe Kosova ka shumë për të fituar.

Radio Evropa e Lirë: Përvoja nga e kaluara na ka mësuar se shumë marrëveshje të arritura në Bruksel, nuk janë zbatuar. Ka pasur shumë marrëveshje pasuese dhe udhërrëfyes për zbatimin e tyre. Pse mendoni se plani i BE-së do të jetë ndryshe?

Jorn Rohde: Sepse mendoj se gota tani është gjysmë e mbushur. I përmenda më parë disa liderë [që e mbështesin], ka një sinkronizim të plotë midis BE-së dhe SHBA-së...

E kemi bërë të qartë se koha është thelbësore. Kemi një luftë në Evropë. Nuk mund ta tolerojmë më këtë përballje të vazhdueshme me kriza, në lidhje me targat e makinave, barrikadat, zgjedhjet...

Andaj, na duhet një marrëveshje më 18 [mars]. Kjo është marrëveshja, e cila është në tryezë dhe duhet të zbatohet. Pajtohem plotësisht me ju se shumë marrëveshje në të kaluarën, nuk janë zbatuar. Kjo është arsyeja përse jemi kaq të etur që këtë herë të funksionojë. Për këtë arsye keni nivelin më të lartë politik pas kësaj marrëveshjeje.

Radio Evropa e Lirë: A mund të zgjedhin palët se çfarë të zbatojnë e çfarë jo nga ky propozim?

Jorn Rohde: Natyrisht, në fund varet nga palët e interesuara, por baza është ajo për të cilën është rënë dakord më 27 [shkurt]. Dhe tani vjen zbatimi më i detajuar.

Sigurisht, ka sekuenca, ka ende nuanca, të cilat mund të diskutohen, por aneksi i zbatimit, që është siguruar nga Lajçaku, është baza e marrëveshjes. Përsëri, e nënvizoj se është e rëndësishme që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është një obligim gati 10-vjeçar.

Radio Evropa e Lirë: E keni përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është edhe njëra ndër temat më të diskutuara në këtë propozim. Të dyja palët kanë qëndrime të forta në lidhje me këtë. Si e shihni zgjidhjen për këtë?

Jorn Rohde: Ne e kemi bërë të qartë për të gjithë dhe për miqtë tanë këtu, në Kosovë, vijën e kuqe. Natyrisht, nuk ka asnjë mundësi të përafërt që të ketë një Republikë Sërpska të dytë.

Cilado zgjidhje duhet të jetë në vijë me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të jetë baza e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 që janë ratifikuar nga Kosova.

Një gjë tjetër që e shohim është se tashmë kemi struktura paralele dhe situata nuk është bërë më mirë, por më keq. Serbët e Kosovës i kanë lënë institucionet (e Kosovës), kështu që kemi një situatë të keqe. Duke e themeluar Asociacionin ne shpresojmë se do t’i integrojmë serbët e Kosovës brenda shtetit. Ky është një zhvillim i mirë, unë e shoh nga kjo perspektivë.

"Kosova ka shumë për të fituar"

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur se mund të ketë sekuenca (të implementimit). A mendoni se ka hapësirë për rinegocim, për shembull për Asociacionin?

Jorn Rohde: Unë nuk mund të flas në emër të aktorëve, por kam thënë se patjetër që detajet duhet të diskutohen. Detajet e ndryshme, të gjitha bazohen në atë që është zhvilluar nga (Miroslav) Lajçak.

Dhe, siç kam thënë, Kosova ka shumë për të fituar: Njohje de facto, integritet territorial, njohje të të gjitha dokumenteve dhe simboleve shtetërore dhe tejkalimi i së kaluarës i bazuar në vlera evropiane. Ky është një hap i madh përpara, nuk është fundi, por mendoj se i vendos të dyja palët në rrugën evropiane. Dhe, përsëris, të tejkalohet menaxhimi i vazhdueshëm i krizave.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, një nga nenet e propozimit evropian thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara.

Jorn Rohde: Unë nuk e komentoj atë se çfarë nuk është e mundur, por dua të komentoj atë që është e mundur. Dhe, kur Serbia dhe aktorët e tjerë e pranojnë një paragraf se nuk do të bllokojnë anëtarësimin (e Kosovës) në organizata ndërkombëtare… nuk jam në dijeni se Serbia ka veto në Kombet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të thoni për organizatat e tjera ndërkombëtare?

Jorn Rohde: Ne nuk mund të flasim për ato, por mendoj se nëse ka një dinamikë që dy shtetet pajtohen për këtë, unë nuk besoj se palët e treta do ta ndotnin këtë. Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin (Kosovën) brenda Bashkimit Evropian.

Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta. Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv më 18 mars do të zhbllokojë edhe mosnjohjet. Nuk ka garanci, por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje kur vetë dy shtetet (Serbia dhe Kosova) kanë njohje de facto mes vete.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur diskutime të brendshme apo a ka pasur ndonjë ndryshim të prekshëm të pozicioneve të vendeve mosnjohëse (të Kosovës) në rast se marrëveshja zbatohet?

Jorn Rohde: Do t’ju duhej të flisni me këto shtete, por kam njëqind për qind shpresë duke u nisur edhe nga vetë përvoja ime kombëtare. Unë jam rritur në një Gjermani të ndarë dhe si Gjermani Perëndimore, nuk e kemi njohur Gjermaninë Lindore.

Por, sapo e kemi arritur marrëveshjen bazë në mes këtyre dy shteteve, të gjitha shtetet të cilat ne i kemi ndaluar ta njohin Gjermaninë Lindore, më pas e kanë njohur Gjermaninë Lindore. Kjo nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë të brendshme. Të gjitha shtetet mosnjohëse kanë thënë se nëse ka një dinamikë pozitive për normalizim të marrëdhënieve (Kosovë-Serbi), ne do ta rimendojmë pozicionin tonë.

Kështu që, për mua është pak a shumë “slam-dunk” (term që përshkruan një fitore të arritshme lehtë). Nëse keni një rezultat ideal, do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin Kosovën, jam shumë i sigurt. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ta kalojmë vijën dhe të mos na ikë autobusi, siç kam thënë më parë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të flasim specifikisht për Gjermaninë? A i ka premtuar Gjermania Kosovës ndihmë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare?

Jorn Rohde: Shikoni, ne jemi ndër aleatët më të ngushtë të Kosovës. Ne investojmë shumë edhe në nivelin njerëzor, kemi marrëdhënie të ngushta. Ju e dini, pothuajse gjysmë milioni kosovarë gjermanë jetojnë në Gjermani. Dua të them, ju e dini, ka një shkëmbim të vazhdueshëm. Ne jemi investuesi më i madh i huaj, burimi më i madh i remitencave, partner në tregti... Natyrisht ne flasim me partnerët tanë dhe kjo është edhe arsyeja pse unë kam shpresa.

Mirëpo, unë nuk mund të jap garanci, secili shtet vendos për vete. Por, fillimisht, është e vështirë të përgjigjesh në pyetje hipotetike.

Së pari, ne duhet ta kalojmë vijën më 18 [mars, në Ohër] dhe, nga të dyja palët kërkohet gatishmëria për të dhënë më shumë nga vetja: Për Kosovën lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe; për Serbinë, ta pranojë që Kosova është aty dhe se ka një perspektivë evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Ne kemi folur për përfitime për të dyja vendet. Cilat mund të jenë pasojat e mundshme për të dyja vendet nëse nuk janë konstruktive në këto takime?

Jorn Rohde: Sërish, [është] pyetje hipotetike. Por, natyrisht që ka pasoja. Nuk po e shoh këtë gatishmërinë, si të them, për të dhënë më shumë nga vetja. Dua të them, gjatë muajve të fundit, liderët në Evropë kanë investuar shumë. Ka pasur takime... dhe duhet ta keni parasysh situatën gjeopolitike, ne e kemi një luftë në Ukrainë.

Ka shumë sfida dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor përket në Evropë, por ne me të vërtetë duhet t’i japim fund këtij menaxhimi të vazhdueshëm të krizave. Do të ketë pasoja, do të ketë më pak fokus... Nëse nuk mund ta zgjidhni konfliktin, ndoshta do të menaxhohet... por, dua të them, nëse aktorët kryesorë nuk japin më shumë nga vetja, atëherë pse duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë liderët tanë?

Ne duhet t’i investojmë burimet tona në... ka një luftë përsëri dhe tani ne e kemi parë që ka një zgjidhje në tavolinë dhe unë mendoj se presin nga të dyja palët ta pranojnë atë dhe të punojnë me zell mbi të.

Premtim për investime shtesë

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të insistoj për këtë temë... në një intervistë të mëparshme për REL-in, kryeministri (Albin) Kurti tha se është diskutuar për pasoja të mundshme nëse palët nuk janë konstruktive në dialog. A ka diçka specifike që i është thënë Serbisë apo Kosovës si shtytje për konstruktivitet në dialog?

Jorn Rohde: Shikoni, dua të them, ka një premtim për përkrahje dhe investim shtesë. Dhe nëse ka dështim, atëherë nuk ka përkrahje shtesë. Dhe, ju e dini, kjo veçse është një pasojë.

A do të jetë më i lehtë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare? Jo, nuk do të jetë. Do të bëhet më i vështirë sepse si mund të prisni... dua të them, rruga drejt Evropës është ndërmjet këtij propozimi dhe ne duam që të dyja vendet të jenë pjesë e Evropës. I gjithë Ballkani Perëndimor përket në BE. Shumica e vendeve, disa prej tyre, tashmë janë në NATO. Kosova dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s. Për ta arritur këtë, ju duhet t’i bindni të gjitha vendet anëtare të NATO-s se jeni partner konstruktiv.

“Pa njohje reciproke, nuk e shoh ndonjërin vend në BE”

Radio Evropa e Lirë: Propozimi, ashtu siç është publikuar, nuk përmend njohje “de jure” nga Serbia. A mendoni se është i mundur normalizimi pa njohje reciproke?

Jorn Rohde: Të gjithë e kanë bërë të qartë që ky është një hap i ndërmjetëm, por shumë i rëndësishëm sepse nis një dinamikë që çon në normalizim të plotë.

Njohja reciproke është faza përfundimtare për ne, sepse pa njohje reciproke, nuk e shoh ndonjërin vend në BE, sepse ne nuk pranojmë vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Por, tani për tani, kjo është marrëveshja më e mirë që mund ta merrni dhe ka shumë përfitime, të cilat ua përmenda dhe fundi i [tentimeve] që Serbia ta bllokojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

jorn rohde

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin