19 September 2023, 09:41
Nga a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me deklaratën e fundit të Bashkimit Evropian, ku shprehej shqetësimi për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të marra me marrëveshjen për normalizimin e raporteve dhe aneksin e zbatimit.
BE-japo ashtu u kujtoi palëve përgjegjësinë e tyre për të respektuar parimin e konfidencialitetit në dialog, ndërsa përmend edhe çështjen e pronësimit të tokave, masat ndaj Kosovës, zgjedhjet në veri, e çështje tjera. Rohde ndan të njejtin mendim me BE-në duke thënë se ky është një mesazh i qartë për palët.
“Një thirrje e qartë kristal e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet nga ai në platformën X.
Bashkimi Evropian ka nxjerrë një deklaratë të përfaqësuesit të lartë për pritjet nga Kosova dhe Serbia.
“Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë më 14 shtator në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
BE-ja në deklaratën publike ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve. Është e nevojshme zgjidhja më e shpejtë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve.
jorn rohde
Bota
19 September 2023, 09:45
A.B
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ...
Bota
19 September 2023, 09:38
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka nisur veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimet e...
Bota
19 September 2023, 09:33
a.l
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
IRAN- Kryeministri Benjamin Netanyahu po përgatitet të niset për në Shtetet e Bashkuara he...
Bota
19 September 2023, 09:33
r.ll
Yevgeny Progozhin me të bijë dhe gruan
RUSI-E veja e Yevgeny Prigozhin, ish-kreut të grupit mercenar rus Wagner, ka ndryshuar zyrtarisht mbi...
Bota
19 September 2023, 09:25
a.l
Udhëheqësi
INDI- India ka mohuar akuzat e kryeministrit kanadez Justin Trudeau se ajo kishterol në vdekjen e udhëheqësit kan...
Bota
19 September 2023, 09:05
a.l
Përmbytjet në Libi
LIBI- Ka kaluar 1 javë nga përmbytjet katastrofike në Libi dhe ekspertët e shpëtimit vijojnë k&e...
Bota
19 September 2023, 08:52
a.l
Dhunohet i mituri në Fushë-Kosovë
KOSOVË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Fush...
Bota
19 September 2023, 08:48
r.ll
avioni amerikan F-35
SHBA-Forcat e armatosura amerikane njoftuan dje pasdite se rrënojat e avionit luftarak F-35 ishin gjetur, një ditë pasi...
Bota
19 September 2023, 08:36
a.l
Etiopi
ETIOPI- Gati një vit pas armëpushimit të konfliktit në Etiopinë veriore, ekspertët e OKB-së paralajmëruan t&...
Bota
19 September 2023, 08:38
r.ll
foto nga vendngjarja
ITALI- Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në një a...