LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kosova përballet me kritika në përvjetorin e pavarësisë

Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë. Në këtë përvjetor ajo përballet me kritika e pakënaqësi nga ndërkombëtarët. Ata kërkojnë që qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e t'i zgjidhë problemet në kuadër të dialogut.

17 February 2024, 09:32 Nga I.A
Analiza e DW: Kosova përballet me kritika në përvjetorin e
Kosovë

KOSOVË- 17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës - një përvjetor që këtë vit festohet përballë thirrjeve ndërkombëtare që politika të mos nxisë tensionet me Serbinë, me të cilën zhvillon dialog që nga viti 2011. Nga Kosova kërkohet që të mos ndërmarrë veprime të veçuara, por t'i koordinojë ato.

Marrëdhënia Kosovë-Serbi është e tensionuar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë në veri të Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku u vra një polic nga Kosova. Atëherë Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje të grupit të armatosur. Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin që udhëhoqi grupin e mori ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili tashmë gjendet në Serbi. Autoritetet ndërkombëtare i kërkuan Serbisë ta hetojë rastin deri në fund dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Edhe një vendim i fundit Bankës Qendrore të Kosovës u bë shkas për rritjen e tensioneve. Me një rregullore të BQK-së përcaktohet Euro si valuta e vetme për përdorim në Kosovë. Kjo sjell ndalimin e dinarit të  Serbisë, që përdoret në pothuaj të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe. Ky veprim i Kosovës u cilësua i njëanshëm, që mund të rrisë tensionet, jo mirë i menduar dhe pa koordinim me faktorin ndërkombëtar.      

Pakënaqësi për vendimin e njëanshëm të Kosovës 

Megjithë thirrjet ndërkombëtare që Kosova ta pezullojë vendimin e BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit serb, vendimi hyri në fuqi më 1 shkurt. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim duke nënvizuar se "me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara”. Për çështjen e ndalimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, javën që shkoi diskutoi edhe KS-it në një seancë të jashtëzakonshme. Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe qëndrimi kritikues i miqve të Kosovës për veprimet e njëanshme të saj, për ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, janë shqetësuese.

"Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit, përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropën, James O'Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”, tha në një konferencë për medie të enjten ambasadori Hovenier. "Përkushtimi i SHBA-së për qytetarët e Kosovës është më i fortë se kurrë. Pres ta  festojnë së bashku të shtunën Ditën e Pavarësisë, porse është e vështirë situata. Qeveria nuk duket se po punon në partneritet, duam të evitojmë këtë”, tha Hovenier.

Kurti: SHBA partneri më i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke komentuar deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, por nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin. "Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, deklaroi Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani nga ana e saj, thotë se shteti i Kosovës lindi falë edhe mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në dhe roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident. "Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova, të rrënjosur thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndaj, siç e dëshmoi sidomos periudha e shtetndërtimit, roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident, tepër përmbajtësor dhe pa dyshim kryesor”, tha Presidentja Osmani.

Por në lidhje me partneritetin qeveri e Kosovës-SHBA ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier shprehet ndryshe. "Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Jemi të brengosur”, shprehet Hovenier.

Serioz ndryshimi i kursit politik ndërkombëtar me Kosovën

Por si i shohin analistët politikë kritikat e faktorit ndërkombëtar drejtuar Kosovës, e cila po akuzohet për veprime të njëanshme dhe pa koordinim. Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se është befasuese dhe e papritur që të ndodhë një kthesë kaq e madhe e ndryshimit të kursit politik në raport me diplomacinë ndërkombëtare që ishin mbështetëse e pa rezervë e politikës kosovare. "Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo kooperuese që po ndërmerr veprime pa konsultime ndërkombëtare. Kjo pashmangshëm ka sjellë dy situata. E para veprimet, sipas Kurtit janë të pavarura  dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të tij. Dhe e dyta shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ta. Kjo ka bërë që  jo rrallë aleatët të reagojnë dhe ta cilësojnë kryeministrin si faktor të veprimit vetjak”, thotë Burjani. Sipas tij, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare  si prioritet të veprimit, Kurti duhet të zbusë kursin politik në drejtim të kooperimit  me aleatët duke marr parasysh interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike  në Ballkan.

Burjani thotë se kërkohet racionalitet veprues dhe mekanizëm ure e bashkëpunimit. "Paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti më i madh i miqve të Kosovës. Frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar e ka shty perëndimin të mbrojë me çdo kusht këtë rend ndërkombëtar, pa ndryshuar asgjë në të.” Kryeministri Kurti duhet të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, thekson analisti Blerim Burjani dhe të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbinë, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

"Sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë"

Një retrospektivë të zhvillimeve deri tek krijimi i shtetit të Kosovës e bën analisti, Ehat Miftaraj për DW. Ai thotë se shteti i Kosovës është projekt i demokracive perëndimore duke marrë për bazë zhvillimet që kanë ndodhur nga fundi i viteve 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta. "Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, Kosova dhe liderët politikë që kanë përfaqësuar Kosovën në shumë procese të rëndësishme kanë ndërtuar dhe kultivuar dialog të bazuar në mirëbesim dhe koordinim të plotë më SHBA dhe shtetet e BE-së”, thotë Miftaraj, duke shtuar se qeveria e tanishme nuk duhet të "injorojë edhe faktet dhe zotimet ndërkombëtare që vetë Republika e Kosovës i ka marr përsipër me rastin e shpalljes së deklaratës së pavarësisë”.

Miftaraj thekson, se kjo ka pasoja. "Një qasje e tillë e qeverisë së Kosovës e vë në pozitë të vështirë si SHBA-në dhe BE-në në raport me shtetet mos njohëse dhe garancionet që kanë dhënë se Kosova do të përmbushë obligimet e saj për të ndërtuar një shtet demokratik, të bazuar në vlera që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Sanksionet nga BE dhe deklarata e Ambasadorit Amerikan me një gjuhë jo diplomatike, është sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë së kjo qasje e gabuar duhet të marr fund”, thotë Miftaraj.

Thirrje për vetëpërmbajtje e hapa normalizuese

Tensionet e muajve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ngritur shqetësimet ndërkombëtare për një eskalim të mundshëm të situatës. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Shqipëri, tha se Shtetet e Bashkuara "nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe në Kosovë”. "Për këtë arsye jemi të angazhuar t'i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë rruga e vetme e duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet që të përshkojnë këtë rrugë”, tha sekretari  Blinken. 

Këtë javë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet në Ballkanin Perëndimor. “Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajve të fundit. Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë më shumë tensionet në rajon. Kur flasim për Kosovën, rruga përpara është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog”, tha Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan, Joe Biden në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara duke përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Marrë nga DW

pavaresia e kosoves albin kurti

Sondazh

Bota 17 February 2024, 08:24 I.A

Kosova feston sot 16 vite shtet

Flamuri i Kosoves KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosov&eum...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin