LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Suedia dhe Danimarka, djegia e Kuranit dhe liria e mendimit-PASOJAT

Pse ata po e djegin Kuranin tani është një pyetje e vështirë, sipas Tobias Ecold, një studiues në Institutin Norvegjez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai thotë se në ato vende ekziston “disi një traditë” e deklaratave kritike, apo në këto raste edhe përçmuese, për fetë e tjera, veçanërisht për fenë islame.

4 August 2023, 08:31 Nga f.i
Analiza e DW: Suedia dhe Danimarka, djegia e Kuranit dhe liria e
foto ilustruese

SUEDI- Djegia e Kuranit, që shkaktoi reagime të dhunshme dhe tërhoqi vëmendjen e mediave, po ndodh në një kontekst kompleks. Ja disa nga përgjigjet.

Djegia e Kuranit javën e kaluar po bëhet një problem në rritje për Danimarkën dhe Suedinë. Ka pasur disa veprime në të cilat ekzemplarët janë dëmtuar ose shkatërruar e djegur. Dy aktivistë irakianë përdhosën një kopje të Kuranit në Suedi, duke shkaktuar tensione midis vendit skandinav dhe vendeve me shumicë myslimane. Të dielën, kryeministri suedez Ulf Kristerson njoftoi në Instagram se Suedia është në “situatën më të tensionuar të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Reagimet ndaj djegies

Pse ata po e djegin Kuranin tani është një pyetje e vështirë, sipas Tobias Ecold, një studiues në Institutin Norvegjez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai thotë se në ato vende ekziston “disi një traditë” e deklaratave kritike, apo në këto raste edhe përçmuese, për fetë e tjera, veçanërisht për fenë islame. Ai kujton se edhe vitin e kaluar ka pasur aksione të tilla, të cilat më pas janë kryer nga ekstremistët dhe populistët e djathtë.

Suedia dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe mori dritën jeshile nga Turqia në korrik. Por Ankaraja e lidhi marrëveshjen e saj me një qëndrim të ashpër ndaj Partisë Punëtore Kurde në Suedi dhe dënoi djegien e Kuranit. Tani edhe Parlamenti turk duhet të miratojë pranimin e anëtarëve të rinj në NATO. Shkencëtari politik Ecold beson se djegia e Kuranit pikërisht në kohën kur pritet një vendim nuk është rastësi. Situata u përshkallëzua, një veprim shkaktoi reagim…

Pse pikërisht në Danimarkë dhe Suedi?

“Të dy vendet kanë një koncept të gjerë të lirisë së mendimit”, shpjegon Ecold, duke shtuar se kjo është arsyeja pse veprime të tilla kryhen atje. Vendet e tjera janë më kufizuese. Veprime të tilla aty mund të cilësohen si “nxitje e popullit”. Por Kushtetuta suedeze shprehimisht thotë se kritika ndaj fesë është e lejuar. Për më tepër, në Suedi, deri më tani nuk ka asnjë gjykim që do ta cilësonte djegien e Kuranit apo ndonjë libri tjetër të shenjtë si “nxitje të popullit”.

Në vitin 2005, në Danimarkë shpërtheu një skandal me karikaturat e Muhamedit që u botuan në të përditshmen daneze më të përhapur “Jilandsposten”. Kjo shkaktoi protesta nga myslimanët në mbarë botën.

“Suedezët dhe danezët – si në shoqëri ashtu edhe në politikë – insistojnë në këtë liri gjithëpërfshirëse të mendimit dhe kanë rezistencë të madhe për ta kufizuar atë në çdo mënyrë”, shpjegon Ecold, fusha e kërkimit të të cilit është politika e jashtme dhe e sigurisë e vendeve skandinave.

Cilat janë pasojat?

Ngjarjet në Suedi dhe Danimarkë çuan në protesta të ashpra dhe mosmarrëveshje diplomatike me vendet myslimane. Sidomos në Irak pati trazira. Në mesin e korrikut, Bagdadi dëboi ambasadorin suedez. Para kësaj, protestues të zemëruar hynë në ambasadën suedeze dhe i vunë flakën.

Dhe Irani njoftoi në mes të korrikut se ambasadori i ri suedez ishte i padëshiruar, pasi mandati i ambasadorit të vjetër kishte skaduar. Protesta pati edhe në Iran. Arabia Saudite njoftoi se do të dërgonte një notë proteste në Suedi dhe ftoi ambasadorin për një bisedë. Muajin e kaluar, Algjeria ftoi për bisedime ambasadorët e Danimarkës dhe Suedisë. Edhe Turqia kërkoi që të dy vendet të vendosin masa kundër djegies së Kuranit.

Megjithatë, këto ngjarje kanë pasoja edhe në nivelin e brendshëm. Suedia dhe Danimarka kanë paralajmëruar nga rreziku më i madh i sulmeve terroriste.

Çfarë masash po marrin Danimarka dhe Suedia?

Të dy vendet e kanë dënuar djegien e Kuranit. Por ato vënë në dukje edhe lirinë e mendimit, prandaj kërkohen edhe leje për të mbajtur tubime të tilla. Veç kësaj, Suedia në veçanti këmbëngul se këto veprime janë kryer nga individë dhe jo nga shteti. Në qendër të vëmendjes është shtetasi irakian Salvan Momika me veprimet e tij.

Të dy vendet aktualisht po shqyrtojnë masat e mundshme për të ndaluar tubimet me qëllim djegien e Kuranit. Të dielën, Ministri i Jashtëm danez Lars Loke Rasmussen tha se qeveria daneze po kërkonte një “instrument ligjor” për të ndaluar veprime të tilla përpara ambasadave.

Në Suedi, aktualisht po shqyrëtohet mundësia e zgjerimit të ndjeshëm të kompetencave të policisë, për të parandaluar djegien e Kuranit dhe për të mundësuar kontrollimin e individëve. Duhet të forcohen kontrollet policore në vend dhe në kufi. Megjithatë, ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga parimi themelor i lirisë së mendimit, siç theksoi kryeministri suedez Ulf Kristerson para gazetarëve të martën. Politologu Ecold llogarit me “rezistencë të konsiderueshme” në spektrin e populistëve të djathtë, të cilët aktualisht mbështesin qeverinë.

Marrë nga DW

djegia e kuranit ne suedi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin