Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Aksident tragjik në Meksikë! Autobusi me emigrant del nga rruga, humbin jetën 18 persona mes tyre 3 të mitur
Autobusi, me rreth 40 persona në bord, po udhëtonte nga Mexico City për në Tihuanën veriperëndimore, e cila kufizohet me San Diegon, nga ku migrantë të shumtë përpiqen të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.
4 August 2023, 07:48Nga f.i
pamje nga vendngjarja
MEKSIKË- Të paktën 18 persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte emigrantë të huaj u rrëzua në një luginë në veriperëndim të Meksikës, raportojnë mediat e huaja.
Agjencia e mbrojtjes civile në shtetin Nayarit njoftoi se mes viktimave ndodheshin tre të mitur. Autobusi, me rreth 40 persona në bord, po udhëtonte nga Mexico City për në Tihuanën veriperëndimore, e cila kufizohet me San Diegon, nga ku migrantë të shumtë përpiqen të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet dyshojnë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e madhe, duke bërë që drejtuesi i autobusit të humbë kontrollin e mjetit, i cili është zhytur në një lumë 40 metra të thellë pranë Tepicit, kryeqytetit të shtetit. Shoferi i mjetit është arrestuar dhe policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.