LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse ultranacionalistët serbë rreshtohen përkrah Iranit?

Lëvizja konservatore “Nashi” - një grup ultra i djathtë që nuk i fsheh lidhjet e tij me Rusinë - mbajti një protestë në Beograd në mbështetje të popullit të Iranit, ndërsa disa grupe në Telegram i bënë vazhdimisht thirrje Teheranit të bombardojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

14 March 2026, 15:35 Nga E.d
Analiza: Pse ultranacionalistët serbë rreshtohen përkrah Iranit?
Foto ilustruse

Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ndjekin dhe komentojnë luftën në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë, dhe shumica e tyre mbështesin udhëheqjen në Iran.

Lëvizja konservatore “Nashi” - një grup ultra i djathtë që nuk i fsheh lidhjet e tij me Rusinë - mbajti një protestë në Beograd në mbështetje të popullit të Iranit, ndërsa disa grupe në Telegram i bënë vazhdimisht thirrje Teheranit të bombardojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

“Narrativi që po përhapet në këto kanale, është kryesisht shprehje e një diskursi të fortë antiperëndimor dhe kundër NATO-s, që prej kohësh është i pranishëm te një pjesë e së djathtës serbe”, thotë për Radion Evropa e Lirë Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Kërkime të Krimit në Universitetin e Sarajevës.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqësin suprem fetar të Iranit, Ali Khamenei, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Konflikti u përhap në vende të tjera të Lindjes së Mesme, pasi Teherani nisi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit Persik, ku SHBA-ja ka baza ushtarake.

Mercenari serb si "analist gjeopolitik"

Kanali në Telegram i Dejan Beriqit - një qytetar serb që luftoi për një kohë në Ukrainë në anën e Rusisë - poston rregullisht rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme që nga fillimi i sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. 

Beriq, kanali i të cilit ka më shumë se 102.000 ndjekës, poston kryesisht propagandë të Kremlinit në lidhje me luftën në Ukrainë, por është përqendruar tek Irani që nga 28 shkurti.

Siç raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, Planet Labs - që operon me një flotë të madhe satelitësh për incizimin e Tokës dhe u shet imazhe të përditësuara qeverive, kompanive dhe mediave - i njoftoi klientët më 9 mars se vonesa katërditore e futur javën e kaluar, do të zgjatej në një periudhë prej 14 ditësh.

Në postimin e tij, Beriq pretendoi se masa nuk u fut “për t’i parandaluar iranianët të marrin informacione, por, përkundrazi, për t’i parandaluar amerikanët të shohin se sa të shkatërruar janë”.

“Mos u shqetësoni - kinezët dhe rusët po ofrojnë imazhe në kohë reale”, shkroi Beriq.

Beriq po gjykohet para Gjykatës së Lartë në Beograd për pjesëmarrje në një luftë në një vend të huaj. Megjithatë, ai nuk është i disponueshëm për autoritetet serbe, pasi ndodhet në Rusi që nga viti 2014.

Thirrje për të sulmuar Bondsteel-in

Ndër kanalet që ndajnë rregullisht postime rreth ngjarjeve në Lindjen e Mesme, është “Bunt është një gjendje mendore”.

Ky kanal në Telegram - me më shumë se 80.000 ndjekës - i ka bërë thirrje Iranit disa herë që të qëllojë me raketa Bondsteel-in, bazën më të madhe ushtarake amerikane të vendosur në Kosovë. Në këto postime, “Bunt” nxori edhe koordinatat e Bondsteel-it, së bashku me një vegëz që tregon vendndodhjen e tij në Google Maps.

Koordinatat e kampit Bondsteel ose thirrjet për bombardimin e tij u publikuan edhe nga kanale të tjera proruse të krahut të djathtë, si: “Сербский Вестник”, “Srpska Sparta Info”, “Bunker”, që së bashku kanë më shumë se 50.000 ndjekës.

Postimet e tij ndajnë deklarata nga zyrtarët iranianë dhe pamje nga bombardimi i qyteteve izraelite. Nën titullin “Një propozim prej një milion dollarësh”, kanali transmetoi më 10 mars një pjesë të një deklarate nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, duke u bërë thirrje vendeve arabe t’i dëbojnë diplomatët amerikanë dhe izraelitë, në mënyrë që Irani t’u lejojë atyre “kalim të plotë dhe të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Në të njëjtën ditë, Beriq shkroi në Telegram se kompania amerikane “Planet Labs” ka zgjeruar kufizimet në qasjen në pamjet e saj nga Lindja e Mesme, për të parandaluar kundërshtarët që ta përdorin atë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Karçiq, nga Universiteti i Sarajevës, beson se grupet e ekstremit të djathtë nuk e shohin domosdoshmërisht Iranin si një aleat ideologjik, por më tepër si një shtet që kundërshton Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë.

“Kjo është arsyeja pse ai shpesh paraqitet si pjesë e një lufte më të gjerë kundër ndikimit amerikan në botë”, thotë Karçiq.

Në të njëjtën kohë, shton ai, këto grupe përpiqen t’i lidhin konfliktet globale me çështjet lokale, kryesisht me Kosovën.

“Baza Bondsteel përmendet gjithashtu në këtë kontekst. Është një kombinim i narrativëve lokalë dhe një kuadri më të gjerë ideologjik, që është promovuar fuqishëm viteve të fundit, përmes rrjeteve proruse dhe ultrakonservatore”, thotë Karçiq, duke shtuar:

“Elementet lokale janë kryesisht ndjenjat kundër NATO-s dhe çështja e Kosovës, ndërsa narrativi më i gjerë rreth luftës globale kundër Perëndimit është marrë kryesisht nga diskursi transnacional i krahut të djathtë, i promovuar nga aktorë të lidhur me Rusinë, përfshirë rrjetet përreth oligarkut rus, Konstantin Malofeev”.

Disa ditë më parë, më 6 mars, teza se Bondsteel-i mund të jetë shënjestra e një sulmi, u nxor edhe në gazetën pro regjimit të Beogradit “Veçernje novosti”.

Kanali prorus “Koridor”, i cili ndiqet nga pak më shumë se 11.000 njerëz, shkroi ditën e fillimit të luftës, më 28 shkurt, se “nuk do të transmetonte lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm të rëndësishëm, siç është goditja e Bondsteel-it”.

Protestë në mbështetje të Iranit në Beograd

“Ne, serbët, qëndrojmë me popullin e Iranit dhe me të gjithë popujt liridashës në mbarë botën”.

Këtë e deklaroi Ivan Ivanoviq, udhëheqës i Lëvizjes Konservatore të krahut të djathtë “Nashi” në një tubim në mbështetje të Iranit, më 7 mars, në Beograd.

Fjalimi i tij i shkurtër, i publikuar në formatin video në kanalin në Telegram të shoqatës së Ivanoviqit, u përcoll nga disa dhjetëra njerëz.

Në atë tubim u nxorën flamuj të Iranit, si dhe të Bjellorusisë, udhëheqësi autoritar i së cilës, Aleksandr Lukashenko, lavdërohet shpesh nga grupi “Nashi” në platformën ruse të mesazheve.

Në gusht të vitit 2025, “Nashi” mori me qira disa tabela reklamuese, në të cilat uroi presidentin bjellorus dhe një nga aleatët e paktë të presidentit rus, Vladimir Putin, për ditëlindjen e tij.

Lëvizja konservatore “Nashi” u regjistrua në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit në dhjetor të vitit 2024. Statuti i shoqatës thotë se një nga qëllimet e saj është “promovimi i anëtarësimit në Bashkimin Euroaziatik”.

Kjo shoqatë u formua nga Lëvizja Popullore Serbe “Nashi”. Në vitin 2012, Zyra e Prokurorit Publik të Republikës së Serbisë kërkoi ndalimin e saj, për shkak të nxitjes së urrejtjes dhe diskriminimit kombëtar, fetar, racor dhe seksual. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi më pas se kushtet për ndalimin e punës së saj, nuk janë përmbushur. Kanali në Telegram i këtij grupi u hap në vitin 2022 dhe në katër vjet mblodhi pak më pak se 130 ndjekës.

Për dhe kundër Iranit

Kur më 1 mars doli lajmi se udhëheqësi iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane, “Koridor” e përshkroi atë si “lajm të shkëlqyer”.

Së bashku me njoftimin, grupi postoi edhe një fotografi nga një takim mes ish-presidentit të Bosnje dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, dhe Khameneit.

Në të njëjtin njoftim u tha se “Ali Khamenei ofroi mbështetje logjistike dhe materiale” për Ushtrinë e Bosnje dhe Hercegovinës gjatë luftës në këtë vend, në vitet 1990.

Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë nga “Brigada e Veriut”, e cila, së bashku me “Mbrojtjen Civile”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.

Ndryshe prej këtij kanali, Iranit i ofroi mbështetje grupi i paregjistruar i ekstremit të djathtë “Aksioni serb”.

Në një postim më 5 mars, ai e përshkroi Iranin si “pengesën e vetme reale” për planin e Izraelit “për të vendosur në fron mesiahun e tij, domethënë Antikrishtin”.

Më 3 mars, kanali transmetoi një postim nga grupi “Paladins”, i udhëhequr nga oligarku ultrakonservator rus, Konstantin Malofeyev, në të cilin Irani përshkruhej si “shtet terrorist”, ndërsa sionizmi si “tumor mbi njerëzimin” që “duhet të shkatërrohet”.

Në shtator të vitit 2025, “Paladins” organizoi një konferencë ku morën pjesë grupe të ekstremit të djathtë nga disa kontinente, përfshirë përfaqësues të “Aksionit serb”.

Temë kryesore ishte lufta kundër migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Edhe kanali “Doboshar”, i cili ka rreth 400 ndjekës, shkroi në një postim më 2 mars se mbështet Iranin “deri në fitore dhe shkatërrim të shtetit satanik të Izraelit”.

Pasi mediat njoftuan se Irani ka zgjedhur zyrtarisht Mojtaba Khamenein si Ajatollah, kanali përgëzoi udhëheqësin e ri suprem të Iranit dhe i uroi atij “urtësi, këmbëngulje dhe guxim në luftën kundër Izraelit”.

Mbështetja për Teheranin si pjesë e narrativit antiperëndimor

Sipas Karçiqit, në perceptimin e këtyre grupeve, Perëndimi dhe rendi liberal përfaqësojnë kundërshtarin kryesor, dhe të gjithë aktorët në konflikt me Perëndimin shihen si aleatë taktikë.

“Prandaj, mbështetja për Iranin nuk buron nga afërsia me teokracinë iraniane, por nga një narrativ më i gjerë gjeopolitik antiperëndimor. Në të njëjtën kohë, bëhet një dallim midis mbështetjes për një shtet që kundërshton Perëndimin dhe një qëndrimi armiqësor ndaj migrantëve nga vendet myslimane - gjë që u mundëson atyre t’i pajtojnë këto pozicione, në dukje kontradiktore, në diskursin publik”, thotë Karçiq.

Sipas autoriteteve të Iranit, gati 10.000 objekte civile janë bombarduar në luftën dyjavore në vend, duke vrarë më shumë se 1.300 civilë. Pentagoni tha se rreth 140 pjesëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur dhe shtatë janë vrarë që nga fillimi i sulmit ndaj Iranit.

Në Izrael, dy ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë. Në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vrarë së paku 486 persona nga sulmet izraelite. Në Irak janë regjistruar së paku 15 të vrarë në incidente të ndara, përfshirë vrasjen e një komandanti ushtarak në një sulm ajror./REL

irani serbia ultranacionalistët

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin