LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro - shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet - kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare që nuk u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare - ranë në pak mbi 3.5 miliardë euro.

14 August 2025, 08:50 Nga E. D
Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia
foto ilustruese

GJERMANI- Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro - shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet - kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare që nuk u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare - ranë në pak mbi 3.5 miliardë euro.

Kështu, Rusia ra në vendin e 48-të në listën e partnerëve më të rëndësishëm të Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare. Ka raportime për eksporte të tërthorta të produkteve gjermane në Rusi nëpërmjet vendeve të treta, duke anashkaluar kështu sanksionet, por nuk ka të dhëna të besueshme dhe konkrete për këtë.

Kur bëhet fjalë për eksportet e ligjshme, pas rënies së tregut rus, vendet e Evropës Lindore janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për ekonominë gjermane. Kështu, pas SHBA-së, Kinës, Holandës dhe Francës - Polonia është bërë partneri i pestë më i rëndësishëm me një shkëmbim total prej mbi 90 miliardë eurosh. Midis vendeve të Evropës Lindore, Rusia tani është vetëm në vendin e 12-të, e tejkaluar nga Serbia në vendin e 9-të dhe Kroacia në vendin e 11-të, njoftoi "Komisioni për Lindjen" i ekonomisë gjermane.

Raportet e mira me Serbinë dhe problem me protestat

Tregtia me Serbinë arrin në pothuajse 890 milionë euro - një rritje prej deri në 16.9% krahasuar me qershorin e kaluar, por ekspertët e GTAI vërejnë një ngadalësim të ndjeshëm të kësaj tendence.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njofton investime të mëdha në ekonomi, por duke pasur parasysh protestat, partnerët gjermanë nuk janë të sigurt se si ta vlerësojnë stabilitetin politik të vendit.

Nga janari deri në prill 2025, investimet e huaja direkte ranë me 77% krahasuar me vitin e kaluar, në 385 milionë euro, sipas portalit gjerman për promovimin e ekonomisë.

Megjithatë, më optimisti është qëllimi i Serbisë për t'u bashkuar me Zonën Evropiane të Pagesave (SEPA) në vitin 2026, gjë që do të mundësonte transaksione pagesash më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira.

Ekspertët gjermanë flasin për një rritje të ndjeshme të pagave reale në Serbi prej 8.7%, në rreth 930 euro neto në prill 2025, si dhe një rritje të planifikuar të pagës minimale në 500 euro nga 1 tetori 2025. Kjo po stimulon konsumin privat.

Inflacioni do të jetë rreth 4.2% në vitin 2025, vlerëson Instituti i Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), dhe rritja reale e konsumit privat pritet të jetë 2.5%.

Serbia mbetet një treg tërheqës i prokurimit për Gjermaninë - pavarësisht prapambetjes në projektet e reja të investimeve. Megjithëse pasiguria politike vazhdon, kompanitë gjermane ende e shohin Serbinë si një destinacion potencial për të ashtuquajturin "nearshoring". Ata kanë investuar në projekte të shumta vitet e fundit, por protestat ndoshta kanë ngadalësuar zhvillimin e mëtejshëm.

Rreth 900 kompani me kapital gjerman punësojnë rreth 80,000 punëtorë. Nëntë nga dhjetë pjesëmarrës në anketën e biznesit AHK Serbia, nga vera e vitit 2025, do të zgjidhnin përsëri Serbinë si një destinacion investimi. Ndërsa një në tre planifikon të rrisë investimet, sipas GTAI.

Problemi i Kroacisë me rritjen e çmimeve

Tregtia me Kroacinë u rrit deri në 8.2% deri në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por Fabian Mepret nga agjencia shtetërore Germany Trade & Invest (GTAI) nuk është i bindur se kje tendencë pozitive do të vazhdojë.

jë rrezik serioz ekonomik për ekonominë kroate, e cila bazohet fort në konsum, mbetet inflacioni, i cili mbetet i lartë. Në maj 2025, norma vjetore e rritjes së çmimeve ishte 3.5%, dhe indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (HIPC) ishte deri në 4.3%, që është 2.4 pikë përqindjeje mbi mesataren e eurozonës. Çmimet e shërbimeve dhe produkteve ushqimore u rritën më shumë.

Një rrezik edhe më i madh është rritja e çmimeve të shërbimeve. Kërkesa e fortë vendase po përmbush një treg të ngushtë pune dhe po nxit rritjen e pagave, një faktor kryesor i kostos.

Në maj, çmimet e shërbimeve ishin 6.2% më të larta se një vit më parë. Sezoni turistik pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve. Shqetësimet po rriten në sektorin e turizmit në lidhje me konkurrueshmërinë e destinacioneve, dhe rënia e numrit të vizitorëve në maj sugjeron se shumë vizitorë kanë arritur limitin e tolerancës, sipas një eksperti të GTAI.

Ndryshim i detyruar në tregti

Tregtia e mallrave me Gjermaninë në vitin 2025 po zhvillohet pozitivisht, por më ngadalë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kroacisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dërgesat nga Gjermania. Kohët e fundit, kërkesa për makineri dhe pajisje transporti gjermane, tradicionalisht grupet më të rëndësishme të mallrave, është dobësuar në Kroaci.

Silva Stipiq Kobali nga Dhoma e Tregtisë Kroate pret një rritje të qëndrueshme, por të ngadaltë të eksporteve kroate në Gjermani. Ajo përmend konfliktin tregtar të SHBA-së dhe ndoshta kërkesën më të dobët në tregun gjerman si arsye, sipas portalit për promovimin e ekonomisë gjermane.

Kroacia ende ka një deficit të madh tregtar me Gjermaninë - ajo eksportoi mallra dhe shërbime me vlerë 220 milionë euro dhe importoi pothuajse 485 milionë. Një pjesë e madhe e rritjes së eksportit është për shkak të industrisë farmaceutike kroate.

Kroacia nuk është prekur veçanërisht nga "tarifat e Trump" sepse tregu amerikan është i papërfillshëm për të, por ato po ndikojnë në industrinë farmaceutike, kështu që rritja e eksporteve mund të konsiderohet pjesërisht një ndryshim në prioritetet në atë sektor. Megjithatë, eksperti gjerman vlerëson se ky ndryshim ka ndodhur tashmë dhe nuk do të ndryshojë ndjeshëm./REL

gjermani serbi

Sondazh

Bota 14 August 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin