LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i pëlqejnë?

Tani, shumë libra të padëshiruar, dhe materiale tjera të publikuara, janë duke u kryqëzuar prej regjimit autoritar. Ministria bjelloruse e Informacionit aktualisht e ka një listë të “materialeve ekstremiste”, dhe aty hyjnë më shumë se 2.750 libra, CD, uebfaqe, kanale të Telegramit dhe platforma tjera online për mesazhe. Lista është rreth 1.100 faqe e gjatë dhe përditësohet gati çdo ditë.

17 June 2024, 08:02 Nga N.F
Analiza: Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i
Foto ilustruese

BJELLORUSI- Prej kur lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka shpallur veten sërish fitues në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2020, aktivistë për të drejta të njeriut, aktivistë të demokracisë, dhe raportues të mediave, e kanë mbajtur mbi supe peshën e shtypjes që i ka bërë pushteti disidencës potenciale.

Tani, shumë libra të padëshiruar, dhe materiale tjera të publikuara, janë duke u kryqëzuar prej regjimit autoritar. Ministria bjelloruse e Informacionit aktualisht e ka një listë të “materialeve ekstremiste”, dhe aty hyjnë më shumë se 2.750 libra, CD, uebfaqe, kanale të Telegramit dhe platforma tjera online për mesazhe. Lista është rreth 1.100 faqe e gjatë dhe përditësohet gati çdo ditë.

Ndalesa e vënë në libra nuk është asgjë e re në Bjellorusi dhe shumë publikime janë vënë në listë të zezë në këtë shtet, ku Lukashenka udhëheq me grusht të hekurt prej vitit 1994. Ndonëse më parë kanë ekzistuar disa komisione ekspertësh që kanë vlerësuar se çka mund të konsiderohet si “ekstremiste”, tani pjesën më të madhe të punës e bëjnë gjykatat lokale dhe ato nuk janë fare të shqetësuara për përmbajtjen që e ndalojnë.

“E shohim sesi kanalet në Telegram me tre abonues janë duke u ndaluar vetëm pse dikush nuk ia pëlqen emrin”, ka thënë Paval Barkouski, profesor në Institutin për Filozofi dhe Sociologji të Akademisë polake të Shkencave, i cili më parë ka ligjëruar në Universitetin shtetëror të Bjellorusisë.

“Është e qartë që nuk po flasim për ekspertizë të kualifikuar”, ka thënë ai.

“Po flasim për shtypje të çdo materiali që nuk është në përputhje me politikat e autoriteteve lokale. Pse ju duhet ekspertiza? Vetëm do ta komplikonte procesin”.

Shtypja që po bëjnë autoritetet është vënë në pah së fundmi kur një burrë i qytezës perëndimore Kobryn është ndaluar për 10 ditë, nën akuzat për “shpërndarje të ekstremizmit”. Autoritetet e kanë dënuar atë për “shfaqje publike” të librave në banesën e tij, të autorit bjellorus, të shpërblyer me shumë çmime, Uladzimer Arlou.

Një shtypje e tillë mbi librat dhe publikimet tjera tregon një tjetër shembull, se si autoritetet bjelloruse janë duke udhëhequr me taktikat e regjimeve totalitare dhe autoriteteve në të kaluarën, ka thënë Barkouski për vendlindjen e vet, ku autoritetet e sigurisë së Lukashenkas kanë kryer fushatë brutale kundër atyre që kanë protestuar në marshet e vitit 2020.

Pas arrestimit të mijëra personave dhe detyrimit të shumë figurave opozitare që të largohen prej shtetit, autoritetet tani duket se po e shtrijnë rrjetin edhe më gjerë, duke përfshirë në fushatën e tyre edhe libraritë dhe bibliotekat në gjithë shtetin, për t’u siguruar që në treg nuk ekziston asgjë që e portretizon negativisht regjimin.

Autorët që kanë shitur mijëra kopje të librave të tyre deri më tani, përfshirë: Alherd Bakharevich, Uladzimer Nyaklyayeu, Vatslau Lastouski, Ales Petrashkevich, dhe madje laureatin e Çmimit Nobel, Joseph Brodsky, janë në mesin e atyre që janë shënjestruar.

Fushatës nuk i ka shpëtuar as stafi që ka shitur libra. Një shitëse në një dyqan të mallrave të dorës së dytë në Minsk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dy burra me rroba civile i kanë shkuar në dyqan në maj dhe kanë pasur diskutime të gjata me menaxherin.

“Ata kanë kërkuar vetë nëpër dollapë”, ka thënë ajo, dhe ka treguar se ata kanë gjetur disa tituj librash të kontestueshëm, përfshirë dy prej serisë Knihazbor, e cila fokusohet në historinë bjelloruse dhe literaturën klasike.

“Ai ‘komision’ i ka marrë librat me vete”, ka thënë ajo, dhe që menaxheri i dyqanit nuk i ka zëvendësuar me kopje tjera.

Ish-udhëheqësja e një biblioteke të shkollës së mesme në qytetin perëndimor Brest, ka thënë se inspektorët e kanë vizituar një herë më 2023.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se inspektorët kanë qenë të interesuar në librat e historisë, të gjuhëve të huaja, kërkime akademike, dhe kanë kërkuar edhe tituj specifikë, që i kanë pasur të fotografuar në telefon.

“Ata kanë gjetur tekste dhe libra prej viteve 1990”, ka thënë ajo. Ata i kanë thënë që ato materiale nuk do të duhej të ishin në bibliotekë.

“Ata kanë pasur reagime aq histerike për librat – thuajse janë lëndë shpërthyese”.

Ndonëse librat shkollorë ndërrohen gati çdo pjesë vjet, zyrtarja e bibliotekës ka thënë se disa kopje janë ruajtur gjithmonë pasi trajtojnë disa probleme më mirë sesa publikimet e reja. Tani, pas zhdukjes së tyre, ajo beson se është dëmtuar roli i bibliotekës si arkivë e mirë e njohurive.

“Një kopje duhet të jetë patjetër në bibliotekë”, ka thënë ajo.

“Kështu më kanë mësuar në fakultet. E kam njoftuar drejtorin dhe komisionin për këtë gjë. Askush nuk i ka dëgjuar ankesat e mia”.

Përveç shkollave, bibliotekat e burgjet janë shënjestruar, gjithashtu, prej zyrtarëve që kërkojnë të zhdukin gjithçka që e konsiderojnë të kontestueshme.

Një ish i burgosur politik, që është liruar së fundmi prej një burgu në Navopolatsk – ku po vuajnë burgun më shumë se 100 të burgosur politikë – i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aty ka ekzistuar një bibliotekë shumë e mirë, me shumë libra dhe revista në gjuhën bjelloruse, por të gjitha “janë konfiskuar”, bashkë me tekstet në gjuhë të huaja.

“Ata kanë konfiskuar shumë libra edhe në gjuhën kineze”, ka thënë ai.

“Ne jemi bërë shaka, duke thënë ‘kinezët janë miqtë tanë'. Librat personalë janë konfiskuar. Kemi pyetur se çfarë do të ndodhë me ta? Ata na kanë thënë se do t’i djegin”.

Sipas pikëpamjes së filozofit Pavel Barkouskit, ideja e zhdukjes apo djegies së librave është e ngjashme me qasjet e regjimeve tjera autoritare që tentojnë të heshtin zërat kundërshtarë.

“Shkatërrimi i qëllimshëm i librave ka nisur qysh në kohën e Inkuizicionit”, ka thënë ai.

“Puna që kisha e ka konsideruar si mendim të lirë, është përfshirë në listën e librave të ndaluar. Librat janë djegur. Në Gjermaninë Naziste, librat janë djegur edhe nëpër sheshe. Njëjtë ka ndodhur edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik, jo në mënyrë teatrale, por në mënyrë sekrete”.

Fakti që librat bjellorusë janë në mesin e materialeve që po shënjestrohen, kthen në kujtesë ditët e errëta të së kaluarës bjelloruse, sikurse ato të vitit 1937 kur autoritetet bjelloruse – në ndjekje e sipër të politikave të Moskës – kanë urdhëruar largimin nga tregu dhe shkatërrimin e më shumë se 400 librave bjellorusë, përfshirë titujt klasikë.

Për Barkouskin, kjo praktikë tregon se deri ku mund të shkojë situata në Bjellorusi, pasi autoritetet në Minsk nuk duket se do të largohen prej pushtetit.

“Shkatërrimi i librave konsiderohet praktikë e mirë dhe krejt normale në shekullin 21”, ka thënë ai.

“Vetëm tregon sa larg mund të shkojnë njerëzit e këtij regjimi. Por nuk është më viti 1937. Zyrtarë të regjimit janë gati t’i kthehen kohës së Inkuizicionit”.

Marre nga REL

bjellorusi libra alyaksandr lukashenka

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...