15 April 2024, 18:41
Nga r.ll
vjosa osmani
PRISHTINË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar dhe ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat me homologen e tij atje, Vjosa Osmanin.
Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se bashkë me mbështetjen e Shqipërisë ka shpresë që nesër të jetë i suksesshëm votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Presidentja tha se synimi është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike dhe se në këtë rrugë do të ndjekin dhe shembullin e Shqipërisë. Ajo shtoi se Kosova do ta përkrahë gjithnjë Shqipërinë në shtyrjen përpara të synimeve të përbashkëta.
"Kemi pasur përkrahjen e Shqipërisë. Tani që ne po flasim, deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës janë duke lobuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me shpresën që nesër do të jemi të sukseshëm në këtë votim së bashku me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe të gjithë përfaqësuesit shqiptarë, do të sigurohemi që Kosova të ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë, ku e ka merituar të jetë që në vitin 2010 e tutje qëkur morëm numrin e nevojshëm të njohjeve që përbëjnë mbi 2/3 në Këshillin e Evropës. Synimi është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike dhe në këtë rrugë do të ndjekim dhe shembullin e Shqipërisë dhe në rrugë të qartë drejt BE dhe jemi të bindur se kjo është rruga e vetme dhe të gjitha reformat që po i bën Republika e Kosovës janë në këtë drejtim. Dy qeveritë tona kanë nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh të cilat po rriten, angazhohem që këto marrëveshje të impementohen në praktikë. Kosova do ta përkrahë gjithnjë Shqipërinë në shtyrjen përpara të synimeve tona të përbashkëta. Në takimet tona, çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë, çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Krah për krah në këtë aleancë dhe vëllazëri, të bashkuar do të ecim para drejt sukseseve në familjen e madhe europiane.", u shpreh Osmani.
vjosa osmani anetaresimi i kosoves në kie
Bota
15 April 2024, 18:36
E. D
foto ilustruese
SELANIK- Gjykata Penale prej tre anëtarësh e Selanikut vendosi një dënim me burg me dy vjet e tre muaj pë...
Bota
15 April 2024, 18:39
S.B
Elon Musk
SHBA- Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në mbarë botën, ose ...
Bota
15 April 2024, 18:23
E. D
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit i dërgoi një buqetë me lule komandantit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) përg...
Bota
15 April 2024, 18:16
E. D
foto ilustruese
NIGERI- Para dhjetë vitesh, qindra nxënëse u rrëmbyen në pjesën veriore të Nigerisë nga grupi terro...
Bota
15 April 2024, 18:09
S.B
pamje nga ngjarja
SIDNEJ- Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe...
Bota
15 April 2024, 18:04
E. D
Mamuka Mdinaradze
GJEORGJI- Ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament të hënën, ndërsa ligjvë...
Bota
15 April 2024, 17:52
E. D
Rishi Sunak
BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të hënën se së shpejti do të flasë me homologun e tij izraelit Be...
Bota
15 April 2024, 17:34
E. D
PARIS- Pesë vjet pasi një zjarr shkatërrues përfshiu Katedralen Notre Dame të Parisit, vizitorët janë gati për të...
Bota
15 April 2024, 17:30
S.B
Korale
SHBA- Koralet në mbarë botën po zbardhen dhe madje po vdesin pasi nxehtësia rekord e fundit e oqeanit po merr një num&...
Bota
15 April 2024, 17:16
E. D
foto nga vendngjarja
OMAN- 16 persona, duke përfshirë shumë fëmijë, kanë vdekur në Oman, nga përmbytjet e...