1 October 2023, 19:40
Nga I.A
Alicia Kearns
ANGLI- Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka përshëndetur vendimin e NATO-së për të vendosur trupa më shumë në Kosovë. Me anë të një postimi në Twitter, Kearns thënë se është lëvizje mjaftë me rëndësi, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet nevoja.
“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan. Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, shkruajti Kearns.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al
alicia kearns nato
Bota
1 October 2023, 19:19
I.A
Zelenskyy dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden është zotuar të vazhdojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën, pasi financ...
Bota
1 October 2023, 18:34
I.A
Sulmi
TIRANË- Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në...
Bota
1 October 2023, 18:18
I.A
Vila e Radojçiç
KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është në bisedime me Minis...
Bota
1 October 2023, 18:02
I.A
Manuel Sarrazin dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin e posaçëm të Gjer...
Bota
1 October 2023, 17:53
I.A
Clubi pas zjarrit
SPANJË- Të paktën 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një klub nate në qytetin juglindor të Murc...
Bota
1 October 2023, 17:34
I.A
Momenti para vrasjes
KOSOVË- Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serb&...
Bota
1 October 2023, 17:17
I.A
Zjarri
UKRAINË- Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në...
Bota
1 October 2023, 16:56
I.A
Roberta Metsola
BRUKSEL- Një mesazh të qartë u dërgoi të gjithëve nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta M...
Bota
1 October 2023, 16:40
I.A
Pamjet
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejt...
Bota
1 October 2023, 16:28
h.k
Jamaal Boeman
SHBA-Një hetim është nisur pasi një kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së shkakto...