LIVE UPDATES
Bota

Anija pa flamur në Adriatik, dyshohet se transporton eksploziv drejt Izraelit

Nga korriku deri më 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila tash e tri ditë po qëndron në një vend në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, shkaktoi reagime të zyrtarëve të Namibisë, Portugalisë, organizatave dhe aktivistëve ndërkombëtarë, për shkak të ngarkesës që po transporton dhe destinacionit të mundshëm përfundimtar - Izrael.

4 October 2024, 21:25 Nga N.F
Anija pa flamur në Adriatik, dyshohet se transporton eksploziv drejt
foto ilustruese

IZRAEL- Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit në Slloveni. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, por pa dhënë informacion për datën e saktë.

Ky informacion, ndonëse i pasaktësuar, është ndër të dhënat e rralla zyrtare për anijen MV Kathrin, e cila që prej datës 21 korrik lundron nga Vietnami drejt Portit të Koprit në Adriatik, i cili, siç tha zyra e Golobit, do të shërbejë si pikë transiti drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për ngarkesën që transporton anija.

“Porti i Koprit është pika hyrëse në BE. Kjo do të thotë se ngarkesa vazhdon rrugën drejt destinacioneve në BE”, thuhet nga Zyra e kryeministrit të Sllovenisë.

Nga korriku deri më 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila tash e tri ditë po qëndron në një vend në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, shkaktoi reagime të zyrtarëve të Namibisë, Portugalisë, organizatave dhe aktivistëve ndërkombëtarë, për shkak të ngarkesës që po transporton dhe destinacionit të mundshëm përfundimtar - Izrael.

Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje vendeve të mos lejojnë hyrjen e anijes në portet e tyre “duke pasur parasysh rrezikun e qartë se një ngarkesë e tillë do të kontribuonte për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës në Gazë”. Këto agjenci nuk shpjeguan pse ngarkesa nuk u dërgua drejtpërdrejt në Izrael ose pse u zgjodhën portet në Adriatik për shkarkim.

Në itinerarin e anijes Kathrin, e cila lundronte nën flamurin portugez, ishin Namibia, Portugalia, Malta, ndërkaq në ueb faqen MarinTraffic për monitorimin e trafikut detar – destinacion ishte edhe Porti i Tivarit në Malin e Zi. Më 1 tetor, Porti i Tivarit i tha REL-it se nuk ka marrë njoftim për hyrjen e anijes.

Të premten, më 4 tetor, anija qëndronte në Adriatik rreth 75 milje detare ose rreth 140 km nga Porti i Tivarit dhe se dy ditët e fundit lëvizte në një rreth prej disa kilometrash, pa të dhëna të qarta se në çfarë drejtimi do të shkonte.

Informacionet e para për anijen Kathrin u shfaqën në media në muajin gusht, kur Qeveria e Namibisë ndaloi ankorimin e anijes në portin Walvis Bay (Gjiri Walvis). Më 27 gusht, media shtetërore New Era publikoi një artikull se si Namibia “bllokoi një anije që transportonte armë të destinuara për Izraelin” të ankorohej në një port të këtij vendi.

Ministrja e Drejtësisë, Yvonne Dausab, u kërkoi autoriteteve të mos lejojnë Kathrin të hyjë në ujërat e Namibisë. Sipas ministres Dausab, “vendimi është në përputhje me qëndrimin e Namibisë për konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez, duke reflektuar mbështetjen e vendit për popullin palestinez dhe thirrjen e tij për t'i dhënë fund dhunës”.

Duke cituar një hetim policor, ministrja tha se anija “me të vërtetë transportonte materiale shpërthyese të destinuara për Izraelin, dhe për këtë arsye i është ndaluar hyrja në ujërat e Namibisë”, transmetoi BBC.

Anija Kathrin, e ndërtuar në vitin 2010 në kantierin e anijeve Dongfang në Yueqing, Kinë, është një anije mallrash që mund të transportojë ngarkesë deri në 7.138 ton. Sipas informacioneve nga policia namibiane, aktualisht është i ngarkuar me 60 kontejnerë trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë me eksploziv heksogen, një prej të cilëve është i destinuar për Izraelin.

REL-i nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin se kujt i drejtohet ngarkesa e anijes Kathrin dhe as si planifikohet shpërndarja e saj e mëtejshme. Trinitrotolueni dhe heksogeni janë eksplozivët më të përdorur ushtarakë.

Duke u bazuar në këto informacione, Kombet e Bashkuara kërkuan embargo të armëve. Në fund të gushtit, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, Francesca Albanese, u bëri thirrje vendeve që të refuzojnë hyrjen e anijes në portet e tyre, duke pretenduar se këta eksplozivë janë “përbërës kyç në bombat ajrore dhe raketat që Izraeli përdor kundër Gazës së rrethuar”.

Anija Kathrin lundroi nën flamurin e Portugalisë dhe është e regjistruar në Madeira, ndërkaq ajo është në pronësi të kompanisë gjermane Lubeca Marine Germany Gmbh & Co Kg. Në një bisedë të shkurtër telefonike, kjo kompani i tha REL-it se nuk do që të komentojë asgjë lidhur me anijen Kathrin.

Pasi autoritetet e Portugalisë, sipas agjencisë së lajmeve Lusa, nisën një hetim për rastin e transportimit të lëndëve plasëse, anija Kathrin kërkoi heqjen e flamurit të vendit, që është një vendim i pakthyeshëm, raportojnë mediat shtetërore portugeze, duke cituar një burim zyrtar qeveritar.

“Të premten, më 27 shtator, pronari i anijes kërkoi zyrtarisht dhe në mënyrë të pakthyeshme anulimin e regjistrimit në Madeira, duke kërkuar kështu heqjen e flamurit portugez”, tha po ai burim.

Media shtetërore, RTP, raportoi se nisma e kompanisë që zotëron anijen erdhi pas një “kërkese për sqarim” nga Qeveria portugeze. Në tekst thuhet se anija po transporton lëndë shpërthyese të destinuara për prodhuesit e armëve në Izrael, Poloni dhe Sllovaki. Mediat portugeze raportuan se një anije pa flamur nuk mund të hyjë në asnjë port, çka mund të sqarojë faktin se pse Kathrin prej ditësh qëndron në vend, me lëvizje minimale në detin Adriatik.

Më herët ishte paralajmëruar se në Portin e Tivarit do të hyjë të enjten, më 3 tetor, nga ku do të vazhdojë për në Kopër të Sllovenisë, i vetmi port slloven ndërkombëtar i mallrave, i cili ka rëndësi kyç për lidhjen e Evropës Qendrore dhe Lindore me Mesdheun. Nga Administrata për Çështje Detare e Sllovenisë i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë pasur njoftim zyrtar para ardhjes së anijes Kathrin.

“Kemi informacione jozyrtare të marra nga agjenti në anije, për planin e mbërritjes në Portin e Koprit”, thanë nga ky institucion, pa saktësuar detaje të tjera.

Të dhënat jozyrtare për heqjen e flamurit portugez nga Kathrin, Administrata për Çështje Detare i ndau me organizatën Amnesty International në Slloveni, duke thënë se ende nuk ka përfunduar kalimi nga regjistri portugez i anijeve në regjistrin e një vendi tjetër.

Është thënë se anija do të mund të lundrojë në Portin e Tivarit vetëm pasi të ketë një flamur të ri, ku synon të shkarkojë një pjesë të ngarkesës, thuhet në informacionin që Amnesty International në Lubjanë ndau me REL-in.

“Pas lundrimit nga Porti i Tivarit, ai ka destinacion Portin e Koprit, ku do të shkarkojë pjesën tjetër të ngarkesës që destinacion ka Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë”, thuhet në emailin që Administrata për Çështje Detare i ka dërguar Amnesty International.

Ndërkohë, disa media kanë shkruar se në vend se drejt Tivarit, anija do të lundrojë drejt portit kroat të Ploçës. Nga ky port i thanë Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk kanë konfirmim nëse anija do të ankorohet në Ploçe.

“Si operatorë të portit, është obligimi ynë që të ofrojmë shërbimet e portit në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Kroacisë, gjë që ne e bëjmë në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe të sigurisë, si dhe me procedurat”, thanë nga ky port.

Nga Porti i Koprit nuk deshën të komentojnë, duke thënë se vendimet për hyrjen e anijeve merren nga Administrata për Çështjet Detare. Më 1 tetor, Amnesty International u bëri thirrje Malit të Zi dhe Sllovenisë që të parandalojnë ankorimin e anijes në portet e tyre.

“Ngarkesa vdekjeprurëse që besohet të jetë në bordin e MV Kathrin nuk duhet të arrijë në Izrael, sepse ekziston një rrezik i qartë që një ngarkesë e tillë do të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë”, u tha nga organizata.

Taja Premk, nga AI-ja sllovene, i tha REL-it se “e drejta ndërkombëtare humanitare i ndalon të gjitha shtetet t’i transferojnë armë te palët në konflikt të armatosur, kur ekziston një rrezik i qartë se kjo do të kontribuonte në kryerjen e krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Premk konfirmoi gjithashtu se ka shumë të panjohura për anijen Kathrin dhe destinacionet përfundimtare të ngarkesës, të cilën po transporton dhe se është shumë e vështirë të arrihet deri tek informacionet zyrtare.

Në nivel global, Traktati i Tregtisë së Armëve përcakton standarde të përbashkëta ndërkombëtare për rregullimin e tregtisë së armëve konvencionale, municionit, si dhe pjesëve dhe komponentëve. As ky traktat dhe as ligji ndërkombëtar nuk ndalojnë transferimet e armëve, si të tilla në një konflikt të armatosur në zhvillim e sipër.

Megjithatë, ato ndalojnë transferime të tilla në rrethana të caktuara, ndërkaq disa shtete përmbahen nga transferimet për palët në konfliktet e armatosura në zhvillim e sipër, si çështje e ligjit ose politikës kombëtare, thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Shteteve nënshkruese të Traktatit u ndalohet të autorizojnë eksportin, importin, transitin, transportimin dhe ndërmjetësimin e armëve, municioneve, si dhe pjesëve dhe komponentëve nëse e dinë se këto armë ose objekte do të përdoren për të kryer krime lufte ose krime të tjera ndërkombëtare”, thuhet në faqen e KNKK-së.

Përveç kësaj, Konventa e Gjenevës ndalon shtetet nënshkruese të transferojnë armë tek një palë në një konflikt të armatosur - pavarësisht nëse është një grupim i armatosur shtetëror apo joshtetëror - kur ekziston rreziku i qartë se kjo do të kontribuonte në shkeljen e së drejtës ndërkombëtare humanitare./ REL

anija e mallrave kathrin eksploziv izrael

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...