LIVE UPDATES
Bota

Armëpushimi sjell qetësi, por iranianët kërkojnë ndryshim

Dyqanet qëndrojnë të hapura deri vonë dhe familjet u janë rikthyer ecjeve gjatë mbrëmjeve.

28 June 2026, 12:39 Nga E.d
Armëpushimi sjell qetësi, por iranianët kërkojnë
Foto ilustruse

Jeta në Teheran duhet se gradualisht po i kthehet normalitetit të kohës së paqes, teksa një armëpushim është në fuqi dhe po vazhdojnë negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kafenetë, që u mbyllën gjatë sulmeve ajrore, janë rihapur. Rrugët që dikur ishin bosh, sërish janë të mbushura me trafik dhe këmbësorë. Dyqanet qëndrojnë të hapura deri vonë dhe familjet u janë rikthyer ecjeve gjatë mbrëmjeve.

Shumica e iranianëve thonë se janë të lehtësuar që bombardimet janë ndalur dhe që përditshmëria më nuk pengohet nga frika e shpërthimeve. Por, nën këtë qetësi sipërfaqësore, te disa vazhdon të ndihet një zemërim i thellë dhe zhgënjim.

Sipas disa iranianëve që folën për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, përfundimi i luftimeve ka sjellë paqe, por jo ndryshimin që shumë kishin shpresuar. Të gjithë të intervistuarit kërkuan që të përdoreshin vetëm emrat e tyre, jo edhe mbiemrat, nga frika e hakmarrjes nga autoritetet.  

Maryam, kuzhiniere që jeton në një nga rrokaqiejt e Teheranit, kujton se si dëgjoi “njerëzit duke u festuar dhe kërcyer” jashtë banesës së saj kur televizioni shtetëror njoftoi se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

Maryam tha se ajo dhe të tjerët janë përballur me uri, sulme ajrore dhe vdekje të civilëve, teksa kanë besuar se regjimi do të kolapsonte.

“Gjatë luftës ne të gjithë qëndruam në shtëpi, pa para, pa punë dhe të mbushur me shpresë. Ne menduam se nuk kemi punë, por kjo do të ndryshojë, nuk kemi para, por do të fitojmë lirinë”, tha Maryam.

“Edhe kur dritaret tona ishin të mbyllura... dhe shtëpitë tona u shkatërruan, edhe këtë e përballuam, duke i thënë vetes se së shpejti do ta festonim largimin e regjimit dhe më pas do ta rindërtonim vendin tonë së bashku”. 

Maryam tha se njerëzit besonin se “të bëhesh i lirë ka një çmim” dhe se ata po paguanin “çmimin e lirisë”.

Por, ajo tha se disa njerëz tani ndihen të tradhtuar dhe të rraskapitur, teksa Uashingtoni po rikthehet në bisedime me Teheranin dhe Republika Islamike vazhdon të mbetet fuqishëm në pushtet – një ndjenjë që u shpreh edhe nga disa iranianë të tjerë që folën për Radio Farda.

Gjatë konfliktit, presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht tha se dëshironte ta rrëzonte udhëheqjen e Iranit dhe të mbështeste popullin iranian. Por, rifillimi i negociatave ka bërë që disa iranianë të ndihen të braktisur.

Në provincën veriperëndimore të Gilanit, Haleh, nënë e një fëmije, tha se ajo dhe miqtë e saj besonin se vdekja e Ali Khameneit më 28 shkurt, ditën e parë të konfliktit, do të shënonte fillimin e fundit të establishmentit iranian dhe se një ndryshim politik ishte i pashmangshëm.

Në vend të kësaj, ajo tha se iranianët u përballën me shtëpi dhe biznese të shkatërruara, varfëri dhe inflacion edhe më të lartë, si dhe me një regjim të forcuar.

Haleh, e cila jeton me djalin e saj, tha se mban dy vende pune, por sërish e ka të vështirë të sigurojë para për ushqim për familjen e saj, pasi çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Sipas Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni arriti në 77.2 për qind në muajin maj.

“Ka ditë kur nuk kam mundësi të blej as qumësht”, tha Haleh.

Por, ajo shtoi se dhe shumë iranianë të tjerë “nuk e kanë humbur shpresën” dhe do të vazhdojnë të përpiqen për një “të ardhme më të mirë”.

“Populli i Iranit e ka dëshmuar shumë herë se ka qëndrueshmërinë për t'i përballuar vështirësitë, me shpresën se regjimi islamik do të kolapsojë”, tha Haleh.

Shijimi i ditëve të qeta

Në kryeqytetin iranian, Tehran, Ava tha se po i shijon ditët e qeta që ka sjellë armëpushimi dhe shpreson se ato do të çojnë drejt një paqeje afatgjatë.

Ajo kujtoi se shihte shtëllunga tymi që ngriheshin në qiell në lagjen e saj, teksa shtëpitë goditeshin nga sulmet ajrore dhe njerëzit vriteshin.

“Ende nuk e kemi marrë veten plotësisht nga tronditja e luftës për t'i vajtuar siç duhet humbjet tona”, tha Ava. “Shpresoj që vendi im të mos i përjetojë më kurrë këto tragjedi. Shpresoj që tani e tutje të jetojmë në paqe”.

Por, disa nga personat që folën me REL-in përshkruan një dallim gjithnjë e më të madh mes pamjes së jashtme të normalitetit dhe dëshpërimit që njerëzit ndiejnë në jetën e tyre.

Nader, banor i Teheranit, tha se megjithëse jeta e përditshme duket se vazhdon normalisht, shumë njerëz brenda vetes ndihen të mposhtur.

Nader tha se iranianët nuk e kanë harruar se si mijëra njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan gjatë shtypjes së ashpër nga autoritetet ndaj protestave mbarëkombëtare kundër Qeverisë të zhvilluara në janar.

Sipas Naderit, shumë iranianë nuk do ta pranojnë që sakrificat e tyre nuk kanë sollën asnjë ndryshim.

“Njerëzit po presin të shohin se çfarë do të bëjë më pas Amerika... nëse Amerika do ta sulmojë sërish Iranin”, tha ai. “Në një moment, me miliona njerëz do të dalin sërish në rrugë. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit ta pranojnë përsëri këtë regjim”.

Historikisht, Republika Islamike i ka shfrytëzuar periudhat e uljes së tensioneve për ta konsoliduar pushtetin brenda vendit. Disa iranianë thanë se tashmë po shohin shenja të kontrollit më të rreptë, arrestimeve dhe frikësimeve, edhe pse zyrtarët flasin për diplomaci në arenën ndërkombëtare.

Në provincën jugperëndimore të Kuzestanit, Vahid e përshkroi regjimin si “një gjarpër që po e ha bishtin e vet”.

Edhe pse tha se e mirëpret armëpushimin, Vahid theksoi se ende ka pasiguri për atë që do të ndodhë më pas.

“Jam optimist, por nuk mund të them se nuk kam shqetësime për të ardhmen, si për veten time, ashtu edhe për vendin tim”, tha ai./REL

iran shba armepushim

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin