LIVE UPDATES
Bota

Temperatura të larta dhe qindra viktima/ Europa po përballet me "ferrin", por pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, rreth 90 për qind e njerëzve që jetojnë në SHBA kanë kondicioner në shtëpi.

28 June 2026, 08:46 Nga E.d
Temperatura të larta dhe qindra viktima/ Europa po përballet me
Foto ilustruse

Në vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia, muajt e nxehtë dhe të lagësht të verës bëhen të përballueshëm falë rrymës së ajrit të freskët nga gumëzhima e kondicionerit. Në shumë pjesë të Evropës, zgjidhja është shpesh shumë më e thjeshtë: mbyllja e roletave, ndezja e ventilatorit dhe mbajtja pranë e shumë uji me akull.

Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, rreth 90 për qind e njerëzve që jetojnë në SHBA kanë kondicioner në shtëpi. Në Evropë, ku në disa raste mbizotërojnë kushte të ngjashme klimaterike, kjo përqindje është vetëm rreth 20 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), megjithëse ekzistojnë dallime të mëdha mes vendeve.

Në Spanjë rreth gjysma e të gjitha banesave kanë ajër të kondicionuar. Ndërsa në Gjermani, sipas një studimi të porositur nga portali krahasues Verivox, vetëm rreth 6 për qind e banesave janë të pajisura me një sistem fiks kondicionimi, ndërsa 13 për qind të tjera përdorin pajisje portative, të cilat zakonisht ftohin dukshëm më dobët. Arsyeja është e qartë: deri para pak kohësh, kondicionerët nuk ishin të nevojshëm në shumë vende evropiane, veçanërisht në ato veriore.

Vera të nxehta ka pasur – çfarë ka ndryshuar tani?

Moti i nxehtë ka qenë gjithmonë pjesë e verës në Evropë. Por ndërkohë, valët ekstreme të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive. Temperaturat e larta që zgjasin me ditë apo edhe javë rrezikojnë infrastrukturën, ekosistemet dhe shëndetin e njerëzve. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka treguar se këto valë ekstreme të nxehtit po shtohen më shpejt nga sa kishin parashikuar modelet klimatike, veçanërisht në Evropën Perëndimore.

Një analizë e fundit nga ClimaMeter, një bashkim studiuesish evropianë që hulumtojnë fenomenet ekstreme të motit, zbuloi se temperaturat në qershor 2026 ishin rreth 2 deri në 4 gradë Celsius (3,6 deri në 7,2 gradë Fahrenheit) më të larta se sa do të kishin qenë në kushte të ngjashme në fund të shekullit të 20‑të. "Kjo situatë çon në një rritje të menjëhershme të kërkesës për energji elektrike për ftohje,” shpjegoi Tommaso Alberti, një studiues italian në ClimaMeter, në një deklaratë.

Kërkesa për kondicionerë dhe pajisje ftohëse në Gjermani është rritur me 75 për qind midis viteve 2019 dhe 2024 – viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani. Eurovent, shoqata e industrisë për ngrohje, ventilim, ajër të kondicionuar dhe teknologji ftohjeje, ka regjistruar një rritje "të qëndrueshme” në vitet e fundit.

Megjithatë, pavarësisht këtij trendi, në Evropë vazhdon të ketë rezistencë ndaj kondicionerëve, tha Stijn Renneboog, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Eurovent-it: "Në këshillat se si të qëndrojmë të freskët, që qarkullojnë në rrjetet sociale, ende shoh rekomandime për të mos përdorur kondicionerë”, i tha ai DW-së në një email. "Freskimi ende shumë shpesh konsiderohet luks”, shkruan Renneboog. Ndërkohë, nxehtësia përbën një rrezik serioz për shëndetin publik: "Në Evropë çdo vit ka dhjetëra mijëra vdekje të lidhura me temperaturat e larta.”

Shtëpitë evropiane janë ndërtuar për ngrohje, jo për ajër të kondicionuar

Për shumicën e evropianëve është e vështirë ta ruajnë freskinë në banesat e tyre gjatë verës. Shumë shtëpi dhe apartamente në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës Qendrore dhe Veriore janë projektuar për të mbajtur nxehtësinë brenda gjatë muajve të ftohtë, por jo për të siguruar ftohje maksimale në vapë. Një studim i fundit tregoi se pothuajse gjysma e të anketuarve në të gjithë BE‑në mbështeten në përmirësimin e hijezimit dhe izolimit për t'i shpëtuar nxehtësisë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin në konsideratë edhe përdorimin e kondicionerëve.

"Koha kur kondicionerët në Evropë ishin ende pak të përhapur po i afrohet fundit,” deklaroi Helge Brinkmann, zv/drejtor në Boston Consulting Group dhe specialist për energjinë e gjelbër dhe mjedisin, në një analizë shtatorin 2025.

Megjithatë, sipas analizës, instalimi i një sistemi klimatizimi në ndërtesat e vjetra banimi në Evropë shpesh përbën sfidë. Punimet e gjera të rinovimit mund ta bëjnë të mundur vendosjen e sistemeve të reja. Por në qytetet evropiane me ndërtesa historike, shpesh duhet të kapërcehen edhe "pengesat shtesë administrative dhe estetike”.

"Një problem serioz social dhe i politikës shëndetësore”

Kostoja është një faktor tjetër që i pengon shumë evropianë të instalojnë një sistem klimatizimi. Rritja e çmimeve të energjisë e bën të kushtueshme përballimin e nxehtësisë, dhe 38 për qind e të anketuarve në një sondazh në shkallë të BE-së deklaruan se nuk kanë mundësi ta përballojnë ftohjen e banesës së tyre.

Një studim nga viti 2020 shqyrtoi se si ngrohja globale po rrit nevojën për klimatizim në vendet me klimë të butë si Franca, Spanja, Suedia dhe Holanda. Përfundimi: shtresat e popullsisë me të ardhura më të ulëta preken në mënyrë disproporcionale. Stijn Renneboog nga Eurovent shpjegon se ngrohja në dimër konsiderohet një nevojë bazë, por kjo nuk vlen njësoj për ftohjen: "Ndoshta duhet të pranojmë gjithashtu se pamundësia për t'i ftohur ndërtesat në mënyrë të sigurt gjatë verës po kthehet gjithashtu në një problem serioz social dhe shëndetësor.”

Edhe shqetësimet mjedisore deri tani e kanë frenuar përhapjen e kondicionerëve në Evropë. Konsumi total i energjisë për ftohjen e ndërtesave të banimit dhe hapësirave të tjera në BE është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadës së fundit, veçanërisht që nga viti 2020. Të dhënat më të fundit nga zyra evropiane e statistikave Eurostat tregojnë se, ndonëse konsumi i energjisë për ngrohjen e ndërtesave në vitin 2024 ka shënuar një rënie të lehtë, konsumi i energjisë për ftohje u rrit me 15,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

A ka alternativa ndaj kondicionerëve?

Po, ekzistojnë alternativa më miqësore me mjedisin ndaj kondicionerëve tradicionalë, shpjegon Jean‑Sebastien Broc nga Instituti për Politikën Evropiane të Energjisë dhe Klimës gjatë një vale të nxehti në korrik 2025: "Ndërtesat e reja mund të projektohen në mënyrë që të kufizohet nevoja për ftohje, duke u dhënë përparësi alternativave ndaj kondicionerëve.”

Këto alternativa përfshijnë projektimin e ndërtesave në mënyrë që të mundësohet qarkullimi natyror i ajrit në hapësira, si dhe përdorimin e materialeve që depozitojnë më pak nxehtësi.

Për më tepër, ndërtesat duhet të kenë sisteme të përmirësuara mbrojtjeje nga dielli, si roleta, tenda dhe streha çatie. Pompat moderne të nxehtësisë – tashmë standard në disa vende, ndërsa ende relativisht të shtrenjta në të tjera – përbëjnë një mënyrë efikase për nga energjia dhe emetimet për ngrohjen e shtëpive. Versionet moderne mund të përfshijnë edhe funksion ftohjeje, i cili është i dobishëm gjatë verës.

Përveç masave në ndërtesa, hapësirat e gjelbra dhe elementet ujorë mund të kontribuojnë gjithashtu në ftohjen e qyteteve dhe në uljen e efektit të ishullit të nxehtësisë urbane; shumë qytete po mbështeten në zgjidhje të përbashkëta si sistemet e mjegullës spërkatëse dhe qendrat publike të ftohjes. Në qytete si Parisi, Stokholmi dhe Kopenhaga, klimatizimi po centralizohet tashmë – në mënyrë të ngjashme me ngrohjen qendrore – përmes ftohjes së centralizuar: uji i ftohtë transportohet përmes tubave nëntokësorë në disa ndërtesa për t'i ftohur ato./DW

europa gjermania temperatura

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin