15 April 2023, 17:12
Nga I.A
Foto Ilustruese
TETOVË- Policia e Tetovës e ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.
Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.
Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.
“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.
“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.
Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun dhe ka kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse.
“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim.
“Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre”, ka thënë mes tjerash Oda.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve.
Marrë nga REL
pëllumb vela
Bota
15 April 2023, 17:04
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ...
Bota
15 April 2023, 17:01
a.l
Foto ilustruese
POLONI- Polonia ka ndaluar importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin e saj bujqësor...
Bota
15 April 2023, 16:51
a.l.
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaron se rrjedhja e të dhënave sekrete të inteligjencës usht...
Bota
15 April 2023, 16:43
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në veri të Kosovës jan&...
Bota
15 April 2023, 16:26
a.l
Djali vret nënën në Pejë
KOSOVË- Urim Hyseni, shqiptari i Kosovës që masakroi për vdekje nënën e tij pas...
Bota
15 April 2023, 15:58
a.l
Rusi-Ukrainë
RUSI- Pesë ukrainas në Zaporizhzhiado të dalin përpara një gjykate ruse pasi dyshohet se janë pjes&eu...
Bota
15 April 2023, 16:02
k.m.
Jack Teixeira
21-vjeçari Jack Teixeira, pjestar i Gardës Kombëtare Ajrore në shtetin e Masaçusets, doli të premten para g...
Bota
15 April 2023, 15:39
a.l
Kalifornia
SHBA- Çdo pranverë, kodrat e shkretëtirës së Kalifornisë shpërthejnë në lule të egra.&...
Bota
15 April 2023, 15:30
a.l
Lady Gaga dhe George Clooney
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se Komiteti i Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili do të...
Bota
15 April 2023, 15:20
a.l
Rexhep Taip Erdogann
TURQI- Ndërsa zgjedhjet e 14 majit po afrohen, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka premtuar popullit të tij një ...