4 March 2024, 19:01
Nga S.N
Policia e Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi SOTse e ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.
I dyshuari, i nacionalitetit serb me inicialet Z.N, u arrestua të hënën pasdite në Mitrovicën e Veriut gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha Policia në një komunikatë. Ai dyshohet se krimet i kishte kryer gjatë vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë dhe akuzohet për veprën penale ‘’krime lufte kundër popullatës civile, dhunë seksuale”, thuhet në komunikatë.
Prokurori ka marrë vendim që 70-vjeçari të mbahet në paraburgim për 48 orë, pasi u mor në pyetje në prani të avokatit mbrojtës. Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Marrë nga REL
kosove krime lufte
Bota
4 March 2024, 18:55
S.N
DonaldTrump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump po flet nga rezidenca e tij në Palm Beach, Florida, pas vendimit të Gjykatës Supreme për ...
Bota
4 March 2024, 18:49
E. D
INDI- Dy trenat që u përplasën tetorin e kaluar në shtetin indian të Andhra Pradesh, ku humbën jetën 14 pers...
Bota
4 March 2024, 18:45
S.N
Foto Ilustrim
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit duket se kanë kryer sabotime serioze në Detin e Kuq , pasi sipas rrjetit ameri...
Bota
4 March 2024, 18:30
E. D
Joslin Smith
AFRIKA E JUGUT- Marina e Afrikës së Jugut i është bashkuar kërkimit për një vajzë 6-vjeçare e ...
Bota
4 March 2024, 18:15
E. D
Nana Akufo-Addo
GANA- Ministria e financave e Ganës i ka kërkuar presidentit të mos nënshkruajë një projekt-ligj kundër ...
Bota
4 March 2024, 18:15
I.A
FSK
“Nuk është ideja që po ndahesh me institucionin, por [ndjenja] sikur po e braktis shtetin, po e lë keq”...
Kështu...
Bota
4 March 2024, 18:05
S.B
Mike Johnson
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson vlerësoi vendimin unanim të Gjykatës së L...
Bota
4 March 2024, 17:43
E. D
foto ilustruese
GREQI- Emrat e 6 personave bashkëpunues të shqiptarit që shiste drogë Olti Dulçe, janë bër&e...
Bota
4 March 2024, 16:49
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një organizatë kriminale është shkatërruar në një burg në Trikala, ku anëtarë...
Bota
4 March 2024, 17:24
S.B
Jena Griswold
SHBA- Sekretarja e Shtetit të Kolorados, Jena Griswold ka dhënë një deklaratë në mediat sociale duke th&eu...