14 October 2024, 15:04
Nga N.F

SHBA- Një person i arrestuar në një pikë kontrolli sigurie pranë tubimit të kandidatit republikan për President Donald Trump në Kaliforni të shtunën, përballet me akuza për armëmbatje. Dyzet e nëntë vjeçarit Vem Miller iu gjetën në zotërim dy armë zjarri, njëra prej të cilave e mbushur, një karikator me kapacitet të lartë, disa pasaporta si dhe një targë makine false thanë autoritetet të dielën.
Miller, banues në Las Vegas, u ndalua ndërsa ndodhej në një fuoristradë të zezë nga autoritetet e sigurisë së qarkut Riverside.
"Kjo ngjarje nuk ndikoi në sigurinë e ish-Presidentit Trump apo të pjesëmarrësve në takimin elektoral”, tha zyra e sherifit në një deklaratë për shtyp.
Trump i mbijetoi një atentati në muajin korrik, kur gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë ai u qëllua dhe u plagos në veshin e djathtë. Në shtator, një tjetër person u akuzua për përpjekjen për ta vrarë Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret arritën ta zbulojnë personin e fshehur me një pushkë pranë fushës së golfit të zotit Trump në Palm Beach. Ky i fundit është deklaruar i pafajshëm.
Tubimi i zotit Trump të shtunën u zhvillua në Luginën Coachella, një zonë e njohur për festivalin vjetor të saj të muzikës dhe artit. Miller u lirua me kusht pasi pagoi një garanci financiare prej 5,000 dollarësh të shtunën.
Sipas të dhënave online, ai do të është caktuar të paraqitet në gjykatë më 2 janar të vitit 2025. Autoritetet nuk pranuan të spekulojë në lidhje me motivet e personit të arrestuar, por thanë se “ne e dimë se parandaluam që diçka e keqe të ndodhte dhe nuk kishte rëndësi se çfarë do të ishte kjo gjë”.
“Shërbimi Sekret vlerësoi se incidenti nuk ndikoi në operacionet mbrojtëse dhe ish-Presidenti Trump nuk ishte në ndonjë rrezik”, tha Zyra e Prokurorit në një deklaratë të dielën, duke shtuar se hetimet vazhdojnë./VOA
shba trump
Bota
14 October 2024, 15:04
r.ll
pamje nga pikat e stervitjes
KINË- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se Kina përdori 125 avionë ushtarakë n&...
Bota
14 October 2024, 15:03
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë aprovuar sanksionet e reja kundër shtatë individëve...
Bota
14 October 2024, 14:38
I.A
KOSOVË- Me kërkesën e partive opozitare, deputetët e Kuvendit të Kosovës po debatojnë për çështjen e furni...
Bota
14 October 2024, 14:26
I.A
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë dhe armë në Rusi për të m...
Bota
14 October 2024, 13:49
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Rripin e Gazës ka lënë të vrar&...
Bota
14 October 2024, 13:35
M.B
Fituesit
SUEDI- Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonst...
Bota
14 October 2024, 13:04
I.A
Ivica Dacic
SERBI- Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka marrë sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi i ka dhuruar...
Bota
14 October 2024, 12:45
M.B
Foto ilustruese
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër për t'ia nisur institucioneve të Bashk...
Bota
14 October 2024, 12:07
M.B
Albin Kurti dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëa...
Bota
14 October 2024, 12:00
M.B
Foto ilustruese
KOREA E JUGUT- Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë...