3 February 2025, 13:16
Nga E. D
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku dënoi sot vdekjen e fëmijëve në konfliktet në mbarë botën, duke theksuar në një konferencë në Vatikan se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e një fëmije. Ai kishte kritikuar fushatën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe dhunën e vazhdueshme në luftën e Rusisë në Ukrainë, por nuk përmendi një konflikt specifik në komentet e tij.
“Ajo që kemi parë në mënyrë tragjike pothuajse çdo ditë kohët e fundit është vrekja e fëmijëve nga bombat dhe kjo është e papranueshme. Duke vrarë fëmijë ju mohoni të ardhmen”, tha Papa.
Vatikani, i tronditur në dekadat e fundit nga skandalet e abuzimit seksual të fëmijëve në vende anembanë botës, ftoi sot një numër liderësh botërorë në një konferencë njëditore për të diskutuar të drejtat e fëmijëve. Mbretëresha Rania e Jordanisë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ish-presidenti indonezian Megawati Sukarnoputri ishin midis folësve.
Françesku ka intensifikuar kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza në muajt e fundit përpara se të arrihet një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në janar. Disa javë më parë, ai e kishte përshkruar situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë të rëndë dhe të turpshme”. Në fjalimin e tij sot, Papa denoncoi edhe numrin e fëmijëve të zhvendosur nga konfliktet në mbarë botën. OKB vlerëson se numri i tyre është rreth 38 milionë.
“Ne jemi këtu sot për të thënë se nuk duam që kjo të bëhet normalja e re. Ne refuzojmë të mësohemi me të,” tha Papa.
papa françesku
Bota
3 February 2025, 13:06
E. D
JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e marrjes së Grenland&eum...
Bota
3 February 2025, 12:43
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI - Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka bërë t&e...
Bota
3 February 2025, 11:36
Dosja.al
Elon Musk
SHBA - Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid), është përballur me një sërë akuzas...
Bota
3 February 2025, 11:22
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Administrata e presidentit Donald Trump e ka kthyer Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, një orga...
Bota
3 February 2025, 11:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja prej 10% për të gji...
Bota
3 February 2025, 10:47
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç...
Bota
3 February 2025, 10:30
I.A
Elon Musk
SHBA- Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) ...
Bota
3 February 2025, 10:19
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Autoritetet greke kanë paralajmëruar një rritje të aktivitetit sizmik rreth ishullit turistik të Santorini...
Bota
3 February 2025, 10:13
I.A
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, i cili po drejton përpjekjet e Donald Trump për tkurrjen e qeverisë federale, ka thënë se ata po punojn...
Bota
3 February 2025, 09:46
E. D
pamje nga vendngjarja
RUSI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës një pallat luksoz në Mos...