LIVE UPDATES
Bota

Asnjë njohje prej tre vitesh, Analiza e REL: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë Kosovën

Opsione për të dalë nga kjo status-quo, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka. Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për krijimin e raporteve diplomatike dhe ndihma e aleatëve për lobim, janë dy nga to.

29 January 2024, 12:59 Nga N.F
Asnjë njohje prej tre vitesh, Analiza e REL: Liberalizimi i vizave mund
Foto ilustruese

KOSOVË- Në pak javë, Kosova pritet të shënojë vitin e saj të 16-të si shtet, mirëpo në tre vjetët e fundit shtetësia e saj nuk është njohur nga asnjë vend. Opsione për të dalë nga kjo status-quo, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka. Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për krijimin e raporteve diplomatike dhe ndihma e aleatëve për lobim, janë dy nga to.

Izraeli ka qenë vendi i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008. Kjo njohje ka ndodhur në shkurt të vitit 2021 dhe ka qenë zotim i Marrëveshjes së Uashingtonit - e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Para saj, shteti i fundit që e ka njohur Kosovën, ka qenë Barbadosi në vitin 2018.

Në listën që ka të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në ueb-faqen e saj, figurojnë 117 vende që e njohin Kosovën. Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje në këtë ministri rreth angazhimit të saj për njohje, por nuk mori përgjigje. Shteti më i ri në Evropë vazhdon të mos njihet nga dy fqinjët e tij rajonalë, Serbia - e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten - dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia.

Kjo, me gjithë faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. REL-i, po ashtu, pyeti ministritë e Jashtme të shteteve mosnjohëse të BE-së nëse janë duke shqyrtuar ndryshimin e qëndrimit dhe nën cilat kushte do ta bënin një gjë të tillë.

Ajo e Sllovakisë tha se “pozicioni i saj, në raport me pavarësinë e Kosovës, nuk ka ndryshuar”, ndërsa e Rumanisë tha se, fillimisht, Kosova duhet t’i zgjidhë problemet me Serbinë.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë aktive dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si kanali kryesor për një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, tha MPJ-ja në Bukuresht.

Këtë muaj, Spanja i njohu pasaportat e Kosovës, por autoritetet e këtij vendi sqaruan për REL-in se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës. Nga Qiproja dhe Greqia nuk pati përgjigje.

Alejandro Esteso Perez, analist dhe studiues i politikave të Ballkanit dhe zgjerimit të BE-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës “diçka mund të lëvizë”.

“... sepse, mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e këtyre vendeve [të BE-së] dhe kjo do të ketë ndikim në lidhjet ndërpersonale dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve mosnjohëse të BE-së, veçanërisht në nivel social dhe kulturor”, thotë Perez, i cili ligjëron në Universitetin Complutense të Madridit.

Sipas tij, liberalizimi i vizave është një pikënisje e mirë për ta bërë një hap më tej dhe “për t’i forcuar ose, në disa raste, për t’i vendosur lidhjet diplomatike dypalëshe”. Nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Vetëm pak ditë më vonë, më 6 janar, Spanja ka njoftuar se do t’i njohë pasaportat e Kosovës. Perez thotë se jo të gjitha vendet mosnjohëse e pengojnë integrimin evropian të Kosovës. Përkundrazi, shton ai, janë disa që e njohin, por nuk e mbështesin.

“Greqia ka një zyrë diplomatike në Prishtinë dhe gëzon një marrëdhënie të frytshme ekonomike dhe politike me Kosovën. Mirëpo, jo të gjithë njohësit janë mbështetës të Kosovës në çdo kohë. Shikojeni Hungarinë, aleanca e së cilës me Serbinë është duke ndikuar në qasjen skeptike ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës”, thotë Perez, pa specifikuar më shumë.

Kryeministri populist i Hungarisë, Viktor Orban, është aleat i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Derisa Serbia të integrohet [në BE], Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet", ka thënë Orban gjatë një vizite në Beograd në korrik të vitit 2021.

Adnan Qerimagiç, analist në Iniciativën për Stabilitet Evropian, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të fokusohet së pari në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e pastaj, me ndihmën e aleatëve, t’i bindë vendet mosnjohëse.

“Në këtë mënyrë, Kosova dhe partnerët e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO do të kenë më shumë mundësi për ta shtyrë përpara njohjen e Kosovës”, thotë Qerimagiq.

Sipas tij, “zbutja” e Spanjës karshi pasaportës së Kosovës ka dëshmuar se vendet mosnjohëse, mund t’i ndryshojnë politikat ndaj Kosovës.

​“Ajo çfarë na është dëshmuar në këto vitet e fundit, jo vetëm me luftën Ukrainë-Rusi, por edhe me atë se çfarë po bën Serbia në rajon dhe me narrativën dhe politikat karshi fqinjëve të saj, tregon se çështja nuk është vetëm te njohjet... por është edhe në interesin e vendeve evropiane që ta integrojnë Ballkanin Perëndimor në familjen euroatlantike për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon”, thotë Qerimagiç.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe po atë vit, në dhjetor, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, në Kosovë kanë thënë se i kanë shtuar përpjekjet për anëtarësim edhe në NATO. Vendi tashmë është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Me vite, Serbia ka qenë e angazhuar në një fushatë kundër njohjes së Kosovës apo për çnjohje të saj. Edhe pse autoritetet atje kanë thënë se kanë arritur t’i bindin disa vende për t’i tërhequr njohjet e Kosovës - në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon etj. - autoritetet e Kosovës nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje. Diplomacia e Kosovës është kritikuar në disa raste për mungesë strategjie. Por, në një intervistë dhënë mediumit Kallxo në Kosovë, në muajin dhjetor, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet për njohje të reja.

“Unë s’mund t’ua imponoj vullnetin tim shteteve të tjera. Ajo çfarë mund të bëj, është që të mos e ndal punën asnjë ditë”, ka thënë Gërvalla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsërit vazhdimisht se njohja e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë alternativë. Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve për më shumë se një dekadë, por marrëveshjet e arritura mes tyre kanë gjetur pak zbatim.

Marrë nga REL

liberalizim vizash kosova njohje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin