15 July 2022, 09:24
Nga e.k
Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri japonez Fumio Kishida fajësoi të enjten mbrojtjen e papërshtatshme të policisë për vdekjen e ish-udhëheqësit Shinzo Abe, i cili u qëllua javën e kaluar teksa mbante një fjalim fushate në natyrë.
Abe, një nga politikanët më me ndikim të Japonisë, u vra të premten e kaluar në Nara në Japoninë perëndimore, duke tronditur një komb të njohur për shkallën e ulët të krimit dhe kontrollin e rreptë të armëve. Fotot dhe videot e të shtënave tregojnë se personi i armatosur ishte në gjendje t'i afrohej Abe nga pas, ndërsa rojet e sigurisë ishin të fokusuar në pjesën e përparme.
“Mendoj se ka pasur probleme me masat e sigurisë,” tha Kishida.
Zyrtarët në Komisionin Kombëtar të Sigurisë Publike dhe Agjencinë Kombëtare të Policisë po hetojnë se çfarë shkoi keq dhe do të përpilojnë masa si përgjigje, tha Kishida. Një ekip zyrtarësh të policisë kombëtare mbërritën në selinë e policisë prefekturale të Narës të enjten për hetimin shkruajnë mediat e huaja.
“I bëj thirrje që të bëjnë një inspektim të plotë dhe të rregullojnë atë që duhet rregulluar, duke studiuar edhe shembuj në vende të tjera,” tha ai.
“Duke mbajtur një funeral shtetëror në kujtim të ish-kryeministrit Abe, Japonia do të tregojë vendosmërinë e saj për të mos iu nënshtruar dhunës dhe për të mbrojtur me vendosmëri demokracinë”, tha Kishida. "Japonia gjithashtu do t'i tregojë botës vendosmërinë e saj për të mbajtur energjinë e saj dhe për të hapur një rrugë drejt së ardhmes."
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.
japoni shinzo abe
Bota
15 July 2022, 09:17
d.a.
Kuvendi maqedonas
MAQEDONIA E VERIUT- Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut e thi...
Bota
15 July 2022, 09:16
s.s
Alkol
SHBA- Sipas një studimi të ri sasia e alkolit që mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore për njerëzi...
Bota
15 July 2022, 09:10
d.a.
kamion
SKOCI- Një i ri nuk ka duruar dot refuzimin e të dashurës së tij për të dalë në takim dhe debatin e ashp&eum...
Bota
15 July 2022, 08:58
e.k
Foto ilustruese
GJENEVË- Rreth 25 milionë fëmijë në mbarë botën kanë humbur imunizimet rutinë kundër...
Bota
15 July 2022, 08:53
s.s
Covid-19 në Kinë
KINË- Rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë t&eu...
Bota
15 July 2022, 08:50
e.k
Robert Golob dhe Olaf Scholz
BERLIN- Pas një takimi me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se Samiti i Ball...
Bota
15 July 2022, 08:36
e.k
Ekuador
EKUADOR- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi Ekuadorin të enjten rreth orë...
Bota
15 July 2022, 08:25
s.s
Lufta Rusi- Ukrainë
RUSI- Qindra ukrainas, duke përfshirë civilë dhe politikanë vendas, po i nënshtrohen ndalimeve t&eum...
Bota
15 July 2022, 08:09
s.s
Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës
UKRAINË- Raketat ruse kanë goditur një qytet larg vijës së...
Bota
15 July 2022, 07:58
s.s
Presidenti Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite të premten përpara samit...