12 September 2024, 12:51
Nga N.F
Foto ilustruese
AUSTRALI- Disa komandantëve dhe ish-komandantëve të ushtrisë australiane u janë hequr medaljet, pas dyshimeve për krime të luftës gjatë luftës në Afganistan, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Australisë, Richard Marles.
Gjeneralmajor Paul Brereton kreu një hetim për krime lufte në të cilin kërkoi që komandantët të mbahen përgjegjës për sjelljen e keqe të forcave speciale të Australisë mes viteve 2005 dhe 2016. Brereton gjeti se rreth 25 ushtarë të Regjimentit të Forcave Speciale Ajrore të Australisë dhe të Regjimentit Komando u përfshinë në vrasjen e jashtëligjshme të 39 afganëve.
“Akuzat, që janë subjekt i Raportit të Breretonit, janë mbase akuzat më rënda të krimeve australiane të luftës në historinë tonë”, tha Marles në Parlamentin e Australisë.
Marles u shkroi komandantëve të atyre trupave për t'i njoftuar për heqjen e medaljeve që ata i kishin pranuar për shërbimin e tyre gjatë kohëve kur dyshohet se ndodhën ato krime. Ai nuk tregoi sa komandantëve u ka shkruar, e as nuk e zbuloi gradën e tyre, duke u thirrur në shkaqe sigurie.
Asnjë veteran australian nuk është dënuar për krime të luftës në Afganistan. Por, ish-avokati i ushtrisë, David McBride, u dënua në maj me gati gjashtë vjet burgim për publikimin në media të informatave të klasifikuara të cilat zbuluan dyshimet për krime të luftës nga ushtria australiane.
Më 2023, ish-ushtari i Forcave Speciale Ajrore të Australisë, Oliver Schulz, u bë veterani i parë që u akuzua për krime të luftës. Ai akuzohet se e qëlloi me armë për vdekje një joluftëtar në një fushë gruri në provincën Uruzgan më 2012.
Po më 2023, një gjykatë civile gjeti se veterani më i dekoruar i luftës i Australisë, Ben Roberts-Smith, me gjasë i vrau jashtëligjshëm katër afganë kur ishte tetar i Forcave Speciale. Por, ai nuk është ngarkuar me vepër penale./ REL
australia afganistan medalje
Bota
12 September 2024, 11:52
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Flutura, Fitorja, Melihatja, Arbeni, Yllka… Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetua...
Bota
12 September 2024, 10:39
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngritjen e 45 aktakuzave nga Prokuroria Speciale për sulmin t...
Bota
12 September 2024, 09:33
r.ll
cifti
ZVICËR- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Zvicër, ku një ish-finaliste e Miss Zvicrës u mbyt dhe u copëtua në...
Bota
12 September 2024, 09:30
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ruse e kanë sulmuar qytezën Konotop në rajonin Sumi në verilindje të Ukrainës mëngj...
Bota
12 September 2024, 09:18
r.ll
Michel Barnier
GJERMANI- Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për qeverinë e tij, por kreu i ri i qeveris&e...
Bota
12 September 2024, 09:14
r.ll
foto ilustruese
NORVEGJI- Verat gjithnjë e më të nxehta në zonat e Mesdheut kanë bërë që gjithnjë e më sh...
Bota
12 September 2024, 09:03
N.F
Johns Hopkins
KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward P. Joseph së fundmi është shprehur pres...
Bota
12 September 2024, 08:53
N.F
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor t...
Bota
12 September 2024, 08:40
N.F
Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald T...
Bota
12 September 2024, 08:14
N.F
Alexander Yuk Ching Ma
SHBA- Një ish punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në, i cili mori para dhe dhurata të ku...