11 December 2023, 13:00
Nga r.ll
foto ilustruese
VIENË- Austria - e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve brenda Bashkimit Evropian, që Rumania dhe Bullgaria të pranohen në zonën për lëvizje të lirë, Schengen - ka thënë të hënën, se mund ta ndërrojë mendjen, por vetëm për udhëtimet me aeroplanë, në këmbim të forcimit të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Në një takim të ministrave të brendshëm të bllokut evropian, një vit më parë, në të cilin të dyja vendet kanë shpresuar se do të pranohen në zonën më të madhe në botë për udhëtime pa pengesa, Austria ka thënë se imigrimi ilegal është ende shumë i lartë dhe që Rumania dhe Bullgaria duhet të bëjnë më shumë.
Partia konservatore austriake, Partia e Popullit, ka thënë me vite se luftimi i imigrimit të paligjshëm është çështje kyçe në fushatë.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, ka qasje të njëjtë.
Ajo, aktualisht, prin në sondazhet e opinionit publik.
“Po, mund t’i imagjinoj ndryshimet, për aq kohë sa preken vetëm aeroportet, lidhur me Rumaninë dhe Bullgarinë”, ka thënë ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner për Radion ORF, duke shtuar se pozicionin e vendit të tij e ka dërguar në Komisionin Evropian dhe topi tani është në gjykatë.
“Në anën tjetër, ka kushte të qarta për këtë gjë, kryesisht rritja e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, kontrollet kufitare të vazhdojnë të zbatohen, dhe që azilkërkuesit të transferohen në Bullgari dhe Rumani”, ka thënë ai, duke iu referuar njerëzve që kalojnë në Austri, përmes atyre dy vendeve.
Nëse plotësohen kushtet e tij, ai ka thënë se kontrollet e pasaportave mes Rumanisë, Bullgarisë dhe shteteve të Schengen-it mund të shmangen, por vetëm për udhëtimet me aeroplanë – zgjidhje, së cilës ai i është referuar si “Schengeni ajror”./REL
austri
Bota
11 December 2023, 12:36
a.l
Autori
ZVICËR- Policia zviceriane ka identifikuar personin që sulmoi me armë zjarri në qytetin zviceran të Sion ku dy person...
Bota
11 December 2023, 12:31
a.l
Olaf Scholz dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Berlin dhe ...
Bota
11 December 2023, 12:22
a.l
London
BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione kompanisë serbe Avio Chem, një prej 46 kompanive dhe individëve q&...
Bota
11 December 2023, 12:04
r.ll
liridona ademaj
KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të kat&...
Bota
11 December 2023, 11:57
a.l
Haxhi Sala
PRISHTINË- Gjykata Speciale ka vendosur në pranga sot komandant ‘Topi’, Haxhi Shala. Aktualisht ai mban detyrën...
Bota
11 December 2023, 11:43
r.ll
pamje nga konferenca e kim jon un
KOREA E VERIUT- Një video e postuar në mediat sociale, ka tërhequr vëmendjen po aq sa videoja ku lide...
Bota
11 December 2023, 11:17
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Viktor Orban
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pasur një bisedë të shkurtër, me njeriun që k&e...
Bota
11 December 2023, 11:12
r.ll
keshilli i sigurimit te okb
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të rifillojë të martën seancën e sa...
Bota
11 December 2023, 11:04
r.ll
najib mikati
BEJRUT- Libani ka mbyllur të gjitha zyrat qeveritare dhe institucionet publike në mbarë vendin në shenjë solidariteti...
Bota
11 December 2023, 11:07
a.l
BE
ITALI- Italia, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë sanksione të synuara ndaj Lëvizjes së...