21 July 2026, 22:20
Nga E.d
Pako me kokainë që u kapën nga autoritetet italiane.
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë, njoftoi të martën Guardia Di Finanza.
Në njoftim thuhet se në portin e qytetit Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë, u identifikuan 650 pako me drogë, me një peshë totale prej më shumë se 770 kilogramësh, për të cilat testet paraprake kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë me pastërti të lartë.
Policia italiane publikoi një video ku shihet se mbi pakot ndodhet flamuri i Serbisë. Në njoftim nuk specifikohet se për ku ishte destinuar kjo dërgesë me kokainë.
Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë, Guardia Di Finanza nuk bëri të ditur nëse flamuri i Serbisë tregon për lidhje me grupe kriminale në Serbi, as nëse janë arrestuar shtetas të Serbisë.
Sipas njoftimit, ngarkesa me drogë ishte fshehur me kujdes mes dhjetëra paleta me banane brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një port i madh në Ekuador.
Ky operacion është rezultat i përpjekjeve të përqendruara në rrugët tregtare që lidhin Amerikën e Jugut me portin Vado Ligure, i cili cilësohet si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e flukseve tregtare evropiane dhe, rrjedhimisht, një objektiv tërheqës për aktivitetet e tregtisë së paligjshme.
Sipas, Guardia Di Finanza, sekuestrimi i afër 800 kilogramëve kokainë është ndër operacionet më të rëndësishme kundër kontrabandës së drogës të zhvilluara në portin e Vados në vitet e fundit.
Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar në tregun me pakicë arrin në rreth 250 milionë euro./REL
autoritetet italiane serbi kokainë
Bota
21 July 2026, 21:38
E.d
Një aeroplan F-16 në një bazë ajrore në Bullgari.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit parala...
Bota
21 July 2026, 19:15
E.d
Foto ilustruse
EUROPA- Brigadat zjarrfikëse po punojnë në provincën e Guadalajara, Spanjë, për të shuar një zjarr t...
Bota
21 July 2026, 18:50
G.M
Foto ilustruese
ZVICËR- Dy pilotë të një linje ajrore zvicerane janë pezulluar nga detyra pak para një fluturimi nga Gjeneva,...
Bota
21 July 2026, 18:30
E.d
Ljubisa Karoviç
SERBI- 61-vjeçari serb Ljubisa Karoviç, i cili u plagos gjatë një fluturimi nga Selaniku në Memmingen, ...
Bota
21 July 2026, 18:19
G.M
Hantavirus
VENEZUELA- Tre persona kanë humbur jetën në Venezuelë pasi u infektuan me hantavirus, një virus i rrallë që t...
Bota
21 July 2026, 18:15
E.d
Aksioni i shembjes së shtëpive afër Liqenit të Ujmanit.
Ekskavatorë, nën asistimin e Policisë së Kosovës, nis&...
Bota
21 July 2026, 18:09
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë menjëherë në...
Bota
21 July 2026, 17:55
G.M
Donald Trump dhe Mark Carney
SHBA- Negociatat tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara pritet të intensifikohen në javët e ...
Bota
21 July 2026, 17:35
G.M
Vëllezërit Tate
SHBA- Dokumentet gjyqësore të publikuara në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar detaje të reja mbi akuzat n...
Bota
21 July 2026, 17:20
E.d
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Manila.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 korrik në Manila, p&eum...