21 November 2023, 16:43
Nga a.l
Ilham Aliyev
AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë.
Muajin e kaluar, Franca arriti kontrata të reja për të furnizuar me pajisje ushtarake Armeninë.
“Franca destabilizon jo vetëm shtetet që ka pasur koloni në të kaluarën dhe që ka tani, por edhe rajonin tonë, Kaukazin Jugor, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët”, tha Aliyev gjatë një konference për shkolonizimin në Baku.
“Duke armatosur Armeninë, ajo zbaton politika ushtarake, inkurajon forcat revanshiste në Armeni dhe përgatit terrenin për nisjen e luftërave të reja në rajonin tonë”, shtoi presidenti azerbajxhanas.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Parisi për këto deklarata. Baku dhe Jerevani kanë zhvilluar dy luftëra në tri dekadat e fundit, por Aliyev shënoi një fitore të rëndësishme në shtator duke rimarrë rajonin e kontestuar të Kabarakut, ku armenët etnikë kishin gëzuar një pavarësi de facto që nga fillimi i viteve ’90. Mbi 100.000 armenë etnikë që nga ofensiva e shtatorit janë larguar për në Armeni.
“Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Azerbajxhani tani është në një pozitë të fuqishme për të fituar avantazhe në një marrëveshje të paqes me Armeninë. Por, Bakuja gjithnjë e më shumë po merr një qëndrim të ashpër ndaj shteteve perëndimore, veçmas ndaj Francës dhe Shteteve të Bashkuara – dy shtete që kanë komunitete të mëdha të armenëve etnikë.
Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Rusia për vite të tëra kanë tentuar që të ndërmjetësojnë një marrëveshje të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Por, deri më tani këto përpjekje kanë dështuar.
Në herët gjatë javës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, falënderoi BE-në për punën që po bën që të sjellë më afër një marrëveshje të paqes, por tha se të dyja palët “ende po flasin me gjuhë të ndryshme diplomatike”./REL
ilham aliyev
Bota
21 November 2023, 16:35
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani folur sërish për draft statutin për Asociacionin e komunave m...
Bota
21 November 2023, 16:23
a.l
Foto ilustruese
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për sh&e...
Bota
21 November 2023, 16:20
a.l
Gaza
GAZA- Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 40 palestinezë, duke përfshirë ish të burgosur, në ...
Bota
21 November 2023, 16:11
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde shprehet se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ng...
Bota
21 November 2023, 16:04
a.l
Michael Davenport dhe Albin Kurti
KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e kry...
Bota
21 November 2023, 16:04
h.k
Joe Biden
SHBA-Joe Biden mbushi 81 vjeç ditën e sotme, duke shënuar një rekord si Presidenti më i moshuar në historin...
Bota
21 November 2023, 15:45
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- 'Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të zhvilloheshin paralelisht edhe në Kosovë,...
Bota
21 November 2023, 15:51
h.k
Pamje nga momenti i tmerrshem
IZRAEL-Pamjet e reja tmerruese të kapura gjatë masakrës së festivalit Nova tregojnë terroristët...
Bota
21 November 2023, 15:28
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka komentuar së fundmi konfliktin Izrael-Palestinë, ku shprehet se Rusia nu...
Bota
21 November 2023, 14:41
a.g
foto ilustruese
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”
A ka ndonjë mundësi paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve, apo thjesht duh...