28 December 2022, 11:16
Nga a.l
Ana Brnabiç
KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku kjo e fundit u shpreh se qëllimi i Beogradit është të fshehë të vërtetën. Ajo ka ironizuar në një replikë ndaj statusit të Osmanit, duke u shprehur se është dakord me të, por thekson se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të fitojnë, ndërsa Kurti, sipas saj do të dështojë.
“Së fundi (!), jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë. Prandaj janë barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të triumfojnë dhe Kurti do të dështojë”, shkruan Brnabiç.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al
tensione në veri të kosovës
Bota
28 December 2022, 10:57
a.l
Vrasja në Tetovë
MAQEDONI E VERIUT- Adoleshentja 17- vjeçe që dyshohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 d...
Bota
28 December 2022, 11:02
k.m.
Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku ka kërkuar një lutje mëngjesin e sotëm për Papën...
Bota
28 December 2022, 10:31
a.l
aksident
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Paraprakis...
Bota
28 December 2022, 10:32
f.g
Ivica Daçiç
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje ministres së Jashtme të Shq...
Bota
28 December 2022, 10:29
A.B
alarmi për bombë
KOSOVË- Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar t&eum...
Bota
28 December 2022, 10:24
f.g
Millosh Vuçeviç, minister
BEOGRAD- Ministri Serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se ushtria serbe është...
Bota
28 December 2022, 10:03
f.g
Albin Kurti, kryeminister
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka krahasuar serbët që kanë vendosur barrikadat në veri...
Bota
28 December 2022, 10:14
A.B
Aeroporti
KOSOVË- Mbyllet përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 'Adem Jashari'. Kështu bën të ditu...
Bota
28 December 2022, 10:00
a.l
pamjet
KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë. L...
Bota
28 December 2022, 10:10
A.B
Aeroporti
KOSOVË- Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar...