Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas raportimeve nga Welt am Sonntag dhe Politico, plani i qeverisë gjermane parashikon masa të menjëhershme kundër interesave ruse që pritet të bëhen publike deri të martën, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Irlandë dhe para zgjedhjeve lokale në Saksoni-Anhalt.

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz pritet të bëjë Rusinë përgjegjëse drejtpërdrejt për sulmet e fundit me dronë me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut dhe të shpallë "sanksione të gjera" kundër Moskës.
Sipas raportimeve nga Welt am Sonntag dhe Politico, plani i qeverisë gjermane parashikon masa të menjëhershme kundër interesave ruse që pritet të bëhen publike deri të martën, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Irlandë dhe para zgjedhjeve lokale në Saksoni-Anhalt.
Zyrtarët gjermanë theksojnë se përgjigjja e Berlinit këtë herë nuk do të kufizohet vetëm në dëbimin e disa diplomatëve apo mbylljen e institucioneve si "Shtëpia Ruse" në Berlin. Qeveria po shqyrton masa shumë më të rrepta, përfshirë intensifikimin e sanksioneve financiare dhe rritjen e dërgesave të armatimit për Ukrainën.
Dy prej zyrtarëve të cituar e kanë përshkruar këtë vendim si një "Zeitenwende 2.0" , duke sinjalizuar një ndryshim të dytë madhor në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë së Gjermanisë. Përshkallëzimi i reagimit vjen pas incidentit ku një nga dronët shpërthyes u gjet pranë avionëve transportues ukrainas Antonov në Leipzig, si dhe pas zbulimit të një depoje nëntokësore me armë e municione pranë Berlinit, rast që po hetohet nga Prokuroria Federale.
Vlerësimet e agjencive të inteligjencës amerikane e lidhin drejtpërdrejt Rusinë me sulmin e tentuar, ndërsa Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt nënvizoi se reagimi gjerman po mbështetet mbi prova të forta hetimore, duke marrë parasysh edhe masat ndëshkuese reciproke nga Moska.
pavarësisht raportimeve mediatike, Kancelaria Federale ka refuzuar të komentojë zyrtarisht detajet apo masat konkrete që do të shpallë Merz, duke deklaruar se nuk merret me spekulime përpara se të kryhet atribuimi formal. Zëdhënësi i qeverisë sqaroi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm mbështetur në peshimin e të gjitha rezultateve të hetimit, ndërkohë që Kancelari Merz ka deklaruar më parë me tone të prera se përgjegjësit për këtë sulm "do të paguajnë për të"./Dosja.al
Ratko Mladiç SERBIA- Mekanizmi Rezidual Ndërkombëtar për Tribunalet Penale në Hagë i është përgjigjur kritik...
Nepal NEPAL- Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka shkua r mbi 600, nd&e...
Pamje nga Pallati Mbretëror NORVEGJI- Norvegjia i ka dhënë lamtumirën Mbretit Harald V, ndërsa mijëra qytetarë janë...
\ Të arratisurit e martuar rusë, Alisa dhe Sergei Sadovnikov RUSI- “A e ndien erën?”, tregon Alisa Sadovnikova se e pyeti ba...
Foto ilustruese IZRAEL- Sulmet, zjarrvëniet dhe aktet e dhunës nga kolonë izraelitë ekstremistë ndaj palestinezëve në Br...
SERBI- Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javë...
Sulmi në Kiev UKRAINË- Të paktën 37 persona kanë humbur jetën pas një sulmi rus me dron gjatë natës pranë...
Milo Yiannopoulos SHBA- Komentatori politik britanik i krahut të djathtë, Milo Yiannopoulos, është ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe ...
Foto ilustruese SHBA- Marrëveshja që u jep Shteteve të Bashkuara kontrollin e shumicës së fushave të Venezuelës me ...
Masoud Pesekian IRAN- Presidenti iranian Masoud Pesekian u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij të pranojnë ndikimin ...