LIVE UPDATES
Bota

Norvegjia i jep lamtumirën e fundit Mbretin Harald V, mijëra qytetarë para Pallatit Mbretëror (VIDEO)

Një ditë më parë, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, turma të mëdha njerëzish dolën në rrugët e kryeqytetit për të ndjekur procesionin mortor.

29 August 2026, 16:48 Nga G.M
Norvegjia i jep lamtumirën e fundit Mbretin Harald V, mijëra
Pamje nga Pallati Mbretëror

NORVEGJI- Norvegjia i ka dhënë lamtumirën Mbretit Harald V, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në Oslo për të nderuar monarkun, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 89-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, jmijëra norvegjezë vazhduan të mblidheshin sot para Pallatit Mbretëror në Oslo, në shenjë zie dhe respekti për Mbretin Harald V, monarku më jetëgjatë në detyrë në Evropë.

Një ditë më parë, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, turma të mëdha njerëzish dolën në rrugët e kryeqytetit për të ndjekur procesionin mortor. Arkivoli i mbretit u transportua nga Spitali Universitar i Oslos, ku ai ndërroi jetë, drejt Pallatit Mbretëror, ku u vendos në kapelën e pallatit.

Flamujt norvegjezë janë ulur në gjysmë shtizë në të gjithë vendin, ndërsa portretet e Harald V janë vendosur në hapësira publike, përfshirë stacione autobusi, tramvaje, metro, dyqane, zyra dhe ndërtesa shtetërore. Qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë homazhe pranë arkivolit të mbretit të ndjerë në kapelën e Pallatit Mbretëror. Data dhe orari i vizitës së publikut ende nuk janë bërë të ditura.

Shpallja nga Mbreti i ri Haakon

Ndërsa kombi mban zi për Haraldin, vëmendja kthehet edhe tek trashëgimia. Princi i Kurorës Haakon, djali i vetëm i mbretit të ndjerë, u bë mbret menjëherë pas vdekjes së babait të tij.

Mbreti Haakon VIII do t'i drejtohet kombit në një fjalim televiziv në orën 19:00 sot, në kujtim të babait të tij, Harald, një figurë unifikuese që mbretëroi për 35 vjet. Të martën, mbreti i ri do të bëjë betimin para parlamentit, ku do të betohet se do të mbrojë kushtetutën dhe ligjet e Norvegjisë. Ai u bë mbret kur vdiq i ati. Nuk do të ketë kurorëzim, i cili u shfuqizua nga parlamenti në vitin 1908.

"Një epokë ka mbaruar. Një e re fillon. Mbreti ka vdekur. Rroftë mbreti. Ne do ta kujtojmë Mbretin Harald për dashurinë e tij për popullin e tij, humorin dhe ngrohtësinë e tij, si dhe për besimin e tij të palëkundur tek ne", tha kryeministri Jonas Gaard Støre në një fjalim të shkurtër pas takimit me monarkun e ri.

Rruga kryesore në qendër të Oslos, Karl Johan, ishte plot me norvegjezë nga të gjitha sferat e jetës që po shkonin drejt pallatit, duke mbajtur lule, kartolina të shkruara me dorë, piktura dhe flamuj të vegjël kombëtarë.

Çfarë thonë norvegjezët për Haraldin?

Në atë që do të kishte qenë përvjetori i 58-të i martesës së Haraldit dhe Mbretëreshës Sonja, shumë njerëz vlerësuan frymën e përfshirjes së mbretit të ndjerë.

"Ai kishte shumë rëndësi për ne emigrantët... Ne me të vërtetë ndiheshim shumë të integruar. Kështu që, falë tij, ndihem kaq norvegjeze", tha Vesselina Vitanova, një mësuese 43-vjeçare me origjinë nga Bullgaria.

Do të ketë disa ditë zie kombëtare deri në funeralin e Haraldit. Shërbimi i varrimit do të mbahet në Katedralen e Oslos dhe Harald do të varroset pranë paraardhësve të tij në mauzoleun mbretëror në Kalanë Akershus një kështjellë e shekullit të 13-të me pamje nga Porti i Oslos. Harald do të varroset pranë nënës së tij, Princeshës së Kurorës Martha, babait të tij, Mbretit Olaf, gjyshes së tij, Mbretëreshës Maud, dhe gjyshit të tij, Mbretit Haakon./Dosja.al

 

mbretit harald v norvegji

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin