LIVE UPDATES
Bota

Betimi i presidentit të 47-të të SHBA-ve sot/ Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump?

Trump është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

20 January 2025, 07:52 Nga M.B
Betimi i presidentit të 47-të të SHBA-ve sot/ Kush do të
Flamuj amerikanë shihen në ndërtesën e Kapitolit, ku Donald Trump do të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara. Uashington, 18 janar 2025.

SHBA- Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën. Trump është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech, i cili përqendrohet në takimin e marrëdhënieve me publikun me politikën.

Në mesin e udhëheqësve të huaj të ftuar është kryeministrja konservatore italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti populist i krahut të djathtë argjentinas, Javier Miel. I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng. Në inaugurimin e Trumpit do të ketë edhe politikanë e biznesmenë nga Kosova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në këtë ngjarje, sikurse edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli. Trump “i përdor këto ngjarje të mëdha, sikurse inaugurimi, si një mundësi për të krijuar lidhje dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët”, tha Myers. “Është mënyrë shumë unike për të trajtuar diplomacinë dhe është një mënyrë që i ka rrënjët në biznes”.

Të ftuar të tjerë VIP në inaugurim përfshijnë emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë të SHBA-së, përfshirë pronarin e X dhe Tesla-s, Elon Musk, themeluesin e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe atë të kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Udhëheqësit e Apple, OpenAI, Uber dhe TikTok raportohet se kanë pranuar ftesa po ashtu. Disa nga këto kompani kanë bërë donacione në fondin për inaugurimin e Trumpit, i cili ka mbledhur një shifër rekord prej më shumë se 170 milionë dollarësh.

Silicon Valley, qendra për teknologji e SHBA-së, iu përgjigj me kujdes fitores befasuese të Trumpit më 2016. Musk, një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të vitit 2024 të Trumpit, kishte mbështetur atë vit kundërshtaren e tij, Hillary Clinton. Udhëheqësit e biznesit të mbledhur në seksionin VIP në inaugurimin e Trumpit më 2017 përfshinin miliarderë nga industria e kazinove e deri tek ajo e financave.

Por, ndryshimi i qëndrimit të Silicon Valley nxitet nga dëshira për të pasur një karrige në tavolinë kur të flitet për rregullat dhe tarifat për sektorin e teknologjisë, thanë ekspertët. Matthew Dallek, profesor i historisë politike në Universitetin George Washington, tha se kompanitë e teknologjisë do të kërkojnë “të shmangin” çdo tarifë të re që potencialisht mund t'i prekë bizneset e tyre.

Dallek tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, prishi raportet me Silicon Vallen, duke e akuzuar kompaninë Amazon për praktika të monopolit, duke kërkuar ndarjen e Google, duke paditur Meta-n, duke e shpërfillur Tesla-n gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë dedikuar makinave elektrike, si dhe duke e luftuar industrinë e kriptovalutave.

“Shumë njerëz në botën e teknologjisë vërtet u mërzitën me përpjekjet e administratës Biden për t’i rregulluar ata dhe për ta kufizuar mënyrën se si veprojnë ata. Ata u ndien se kjo ishte shtypje agresive”, tha Dallek.

“Përveç kësaj, ata ndien se kishte shumë komente negative që u bënë nga Shtëpia e Bardhë. Në vend se të shiheshin si heronj të epokës së re digjitale, ata e kuptuan se ishin sharë nga disa zyrtarë të Bidenit”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar kombit më 15 janar, Biden paralajmëroi se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve të pasur po formohet në Amerikë dhe po përdor pushtetin, që kërcënon demokracinë.

“Jam i shqetësuar lidhur me përqendrimin e rrezikshëm të pushtetit në duart e disa njerëzve të pasur”, tha Biden, pa përmendur emra.

Musk, njeriu më i pasur në botë, besohet se ka ndikim të rëndësishëm në Trumpin. Presidenti i zgjedhur emëroi Muskun që të mbikëqyr një komision që do të merret me përmirësimin e efikasitetit të Qeverisë, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve. Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t'i akomodojë mbi 1.600 persona.

Në mesin e pjesëmarrësve zakonisht janë presidenti në largim dhe nënpresidenti në larg dhe familjet e tyre; presidenti i zgjedhur dhe nënpresidenti i zgjedhur së bashku me familjet e tyre; ish-presidentët me bashkëshortet e tyre; anëtarë të kabinetit dhe të nominuar; 535 anëtarët e Kongresit; nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme; ambasadorët e huaj; pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë; dhe të ftuar të tjerë, përfshirë këshilltarë dhe miq të ngushtë të presidentit në ardhje, por edhe donatorë të mëdhenj dhe të famshëm.

Të famshmit që raportohet se do të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit përfshijnë ish-kampionin e boksit, Mike Tyson, sikurse edhe atletë të tjerë dhe muzikantë. Disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë Nancy Pelosin, një nga figurat më të fuqishme të partisë, është raportuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim.

Persona të tjerë të shquar që nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje përfshijnë edhe ish-zonjën e parë, Michele Obama. Për shkak të motit të ftohtë, inaugurimi do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, për herë të parë që nga viti 1985. Kjo hapësirë zë vetëm afër 600 persona, që do të thotë se të ftuarit VIP nuk do të mund të jenë të pranishëm.

Përveç inaugurimit, edhe disa ngjarje të tjera të rëndësishme do të zhvillohen para dhe pas ceremonisë së betimit, përfshirë edhe një darkë më 19 janar ku do të marrë pjesë Trump dhe gruaja e tij, Melania. Po ashtu do të ketë disa ballo të inaugurimit që do të mbahen mbrëmjen e 20 janarit./ REL

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin