LIVE UPDATES
Bota

Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon Trump në fjalimin për gjendjen e vendit

Ky mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm i Presidentit Biden përpara fillimit të zgjedhjeve të nëntorit.

8 March 2024, 19:49 Nga M.B
Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon Trump
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrëmje për të njoftuar një masë dramatike për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë, bëri thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën dhe paralajmëroi vendin për kërcënimin që paraqet ish-Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ky mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm i Presidentit Biden përpara fillimit të zgjedhjeve të nëntorit. Ashtu si shumë presidentë amerikanë në vitin e fundit të mandatit të tyre të parë, Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin e tij për gjendjen e vendit me një qëllim të rëndësishëm në mendje: të bindë popullin amerikan se ai meriton një mandat tjetër katër vjeçar.

“Sonte, me krenari mund të themi se vendi ynë është i fortë dhe po forcohet!”

Ai trajtoi shqetësimet e votuesve mbi moshën e tij të madhe dhe aftësitë e tij mendore, duke e përdorur atë kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidati për president i republikanëve, me të cilin ai do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.

“Çështja me të cilën përballet vendi ynë nuk është mosha jonë, por ajo e ideve tona. Urrejtja, zemërimi, hakmarrja dhe ndëshkimi janë idetë më të vjetra. Por ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën me ide të lashta.”

Ndonëse teknikisht nuk është një fjalim fushate, Presidenti Biden kishte një mesazh të qartë për votuesit: zoti Trump është një kërcënim i madh për demokracinë. Presidenti Biden u kujtoi amerikanëve sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e ish Presidentit Trump, që kërkonin të përmbysnin fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

"Paraardhësi im dhe disa prej jush këtu po përpiqen të varrosin të vërtetën mbi 6 janarin. Unë nuk do ta bëj këtë", tha Presidenti Biden.

Ish-presidenti Trump, reagoi ndaj fjalimit me një sërë postimesh në platformën e tij sociale, Truth Social. “Ai duket shumë i zemëruar kur flet, gjë që është tipar i njerëzve që e dinë se po e ‘humbin’”, shkruante zoti Trump.

"Zemërimi dhe të ngritja e zërit, nuk janë të dobishme për të bashkuar vendin tonë!"

Anketat tregojnë se presidenti Biden dhe zoti Trump, janë shumë pranë njëri-tjetrit përsa i takon mbështetjes. Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, Presidenti Biden njoftoi një masë dramatike për dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme për palestinezët.

"Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha të transportit të ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Asnjë ushtar amerikan nuk do të dislokohet në terren”, tha zoti Biden.

Nuk është e qartë nëse ky plan do të jetë i mjaftueshëm për të qetësuar demokratët progresivë, arabo-amerikanët dhe votuesit e tjerë myslimanë në Amerikë, të cilët janë të indinjuar nga mbështetja e palëkundur e zotit Biden për Izraelin. Qindra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Kongresit ndërsa ai mbante fjalimin. Presidenti Biden nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe për lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi militant.

Dhe në një kritikë të rrallë ndaj Izraelit, ai shprehu zhgënjimin për mungesën e ndihmës dhe numrin e lartë të viktimave në Rripin e Gazës.

"Për udhëheqjen e Izraelit, unë them këtë: ndihma humanitare nuk mund të jetë e rëndësisë dytësore apo një mjet negocimi. Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën atje është ajo me dy shtete”, tha ai.

Objektivat e politikës së jashtme të zotit Biden janë lënë në hije nga bllokimi, që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë një projektligji prej 95 miliardë dollarësh, të miratuar nga Senati, i cili përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që ta miratojnë projektligjin.

“Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”

Presidenti Biden i kërkoi Kongresit të miratojë një projektligj për emigracionin dhe sigurinë kufitare, një çështje e rëndësishme për votuesit amerikanë. Ai fajësoi republikanët dhe zotin Trump për ngërçin, duke i akuzuar ata se po e përdorin situatën në kufirin SHBA-Meksikë si një çështje politike.

“Ne mund të grindemi për ndreqjen e kufirit ose mund ta ndreqim atë. Unë jam gati për ta zgjidhur”.

Ai u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe të drejtat riprodhuese, një shqetësim kryesor për demokratët në shtetet konservatore, që kanë vendosur kufizime ndaj këtyre çështjeve.

"Shumë prej jush në këtë dhomë dhe paraardhësi im po premtojnë të miratojnë një ndalim në nivel kombëtar të të drejtave riprodhuese. Çfarë të drejta të tjera do të hiqni."

Presidenti Biden gjithashtu lavdëroi politikat e tij, duke e quajtur ekonominë amerikane "zili të botës". Ai parashtroi një axhendë ekonomike progresive, duke vënë në shënjestër korporatat dhe të pasurit.

"Miliarderët nuk duhet të paguajnë taksa më të ulëta federale sesa një mësues, një punonjës sanitar apo një infermiere."

Senatorja e Alabamës Katie Britt dha përgjigjen republikane.

“Presidenti Biden thjesht nuk e kupton realitetin. Ai është i shkëputur nga realiteti. Gjatë mandatit të tij, familjet kanë qenë në gjendje më të keqe. Komunitetet tona janë më pak të sigurta dhe vendi ynë është më pak i sigurt”, tha ajo.

Të dhënat tregojnë se ekonomia ka tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve. Por inflacioni mbetet një shqetësim kryesor i votuesve, duke krijuar një dobësi të mundshme për zotin Biden para zgjedhjeve presidenciale./ VOA

joe biden trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin