LIVE UPDATES
Bota

Biden takime në 2 shtete për zgjedhjet për Kongresin: Do jetë betejë për shpirtin e kombit

Javën e kaluar vetë presidenti ishte në Wilkes-Barre ku foli rreth rritjes së fondeve për policinë dhe iu kundërvu kritikave të republikanëve ndaj FBI-së lidhur me kontrollin e kryer në shtëpinë e zotit Trump në Florida.

5 September 2022, 19:50 Nga I.A
Biden takime në 2 shtete për zgjedhjet për Kongresin: Do
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden shkon për herë të tretë në Pensilvani, në më pak se një javë dhe vetëm dy ditë pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, zhvilloi atje një tubim çka dëshmon rëndësinë që ka ky shtet fushëbeteje për të dyja palët me afrimin e zgjedhjeve për Kongresin. Vendin e ndajnë nëntë javë nga zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti.

Zoti Trump mbajti të shtunën në mbrëmje një fjalim në qytetin e Wilkes-Barre-t që ndodhet pranë Scranton, qyteti ku ka lindur zoti Biden. Javën e kaluar vetë presidenti ishte në Wilkes-Barre ku foli rreth rritjes së fondeve për policinë dhe iu kundërvu kritikave të republikanëve ndaj FBI-së lidhur me kontrollin e kryer në shtëpinë e zotit Trump në Florida. Po kështu zoti Biden foli rreth ndikimit që do të kenë masat e reja dypartiake mbi sigurinë e armëve në reduktimin e krimeve të dhunshme.

Dy ditë më pas Presidenti Biden mbajti një falim në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia ku denoncoi "ekstremizmin" e mbështetësve më të ashpër të zotit Trump. Të hënën, ai do të marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Punës në Miluoki, të Uiskonsit, një shtet tjetër i rëndësishëm, përpara se të udhëtojë drejt në Pitsburgut për paradën që mbahet në këtë qytet.

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden do të festojë "dinjitetin e punëtorëve amerikanë". Dita e Punës shihet zakonisht si data e fillimit jozyrtar të vjeshtës por tradicionalisht edhe si një moment kritik në raport me zgjedhjet për Kongresin ku palët përpiqen të tërheqin votues përpara ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor. Kjo është dita kur pritet të vendoset se cila parti do të ketë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, apo se kush do të fitojë postet e guvernatorëve në disa prej shteteve më të rëndësishëm të vendit.

Zoti Trump ka mbështetur kandidatët në garat kryesore në të gjithë vendin. Nga ana tjetër zoti Biden ka paralajmëruar se disa republikanë besojnë aq fort tek ‘Trumpizmi’ saqë janë të gatshëm të minojnë vlerat thelbësore amerikane duke e mbështetur atë.

Zoti Biden tha të enjten se zgjedhjet e nëntorit do të jenë një betejë "për shpirtin e kombit", të njëjtin slogan që ai përdori për të fituar zgjedhjet e vitit 2020. Sipas tij "besnikëria e verbër ndaj një udhëheqësi të vetëm dhe një gatishmëri për t'u përfshirë në dhunë politike është fatale për demokracinë”.

Presidenti shtoi se "republikanët që mbështesin MAGA-n po shkatërrojnë demokracinë amerikane", duke iu referuar sloganit të fushatës së zotit Trump "Make America Great Again", “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”. Ai solli si shembull të saj sulmin e dhunshëm vitin e kaluar në Kapitol.

Gjatë mitingut të tij të shtunën zoti Trump tha se në Filadelfia zoti Biden mbajti "fjalimin më të egër, me më shumë urrejtje e më përçarës të mbajtur ndonjëherë nga një president amerikan".

“Ai është tradhëtar i vendit”, tha ish-presidenti.

Të hënën zoti Biden pritet t'i rikthehet një teme që ishte një nga pikat kryesore të fushatës së tij të vitit 2020, rreth asaj se sindikatat e punëtorëve i rikthyen shkëlqimin klasës së mesme, e cila nga ana e saj ndërtoi dhe forcoi shoqërinë moderne amerikane.

Mbështetjet nga sindikatat kryesore e ndihmuan zotin Biden të kapërcejë rezultatet e hershme të dobëta në Ajoa dhe Nju Hempshër në zgjedhjet paraprake brenda demokratëve e më pas në garën për Shtëpinë e Bardhë. Që atëherë ai ka vazhduar të vlerësojë rolin e sindikatave, megjithatë shumë votues që nuk kanë një diplomë kolegji, apo që i takojnë klasës punëtore, vazhdojnë të jenë blloku më i fortë i mbështetësve të zotit Trump.

Mary Kay Henry, presidente e Unionit Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit, një organizatë me 2 milionë anëtarë, i quajti sindikatat mbrojtëse të zoti Bidenit dhe tha se lëvizja punëtore duhet "të mobilizohet në shtetet fushëbeteje në të gjithë vendin për të siguruar që njerëzit që punojnë të dalin për të votuar".

"Ne jemi vërtet të ngazëllyer që presidenti u flet drejtpërdrejt punëtorëve, nëse do të kishte mundësi, ai do t'i bashkohej një sindikate", tha zonja Henry. Ajo shtoi: "Ky president e ka treguar se në cilën anë është. Ai është në anën e njerëzve që punojnë. Dhe kjo ka shumë rëndësi".

Zoti Biden ka histori personale me paradën e Ditës së Punës në Pitsburg, e cila është ndër më të mëdhatë në vend. Ai mori pjesë atje në vitin 2015 si nënpresident dhe u kthye sërish në 2018. Të dyja herët, zoti Biden, tashmë 79 vjeç, u përball me pyetjen nëse do të kandidonte për president në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa zgjodhi të mos kandidojë në 2016; në 2020 ai fitoi Shtëpinë e Bardhë.

Këtë vit, presidenti më i vjetër në moshë në historinë e vendit po përballet me spekulime rreth kandidimit për një mandat të dytë në 2024. Ai ka këmbëngulur se ky është qëllimi i tij dhe duket se trysnia është zhdukur në javët e fundit, mes një vargu suksesesh legjislative e politike për zotin Biden dhe partinë e tij.

Megjithatë, të dyja shtetet fushëbeteja të përhershme gjatë garave presidenciale që zoti Biden po viziton të hënën mund të jenë tregues kyç të forcës së demokratëve përpara zgjedhjeve të këtij nëntori dhe atyre që do të mbahen në 2024. Me inflacionin ende të lartë dhe në kushtet kur mbështetja ndaj presidentit sipas sondazheve mbetet e ulët, mbetet ende për t’u parë se sa mund ta ndihmojë zoti Biden partinë e tij në garat kryesore.

Në Uiskonsin, zëvendës guvernatori demokrat Mandela Barnes po përpiqet të largojë senatorin republikan në detyrë, Ron Johnson. Në një tjetër garë në këtë shtet, Tim Michels, drejtues ekzekutiv i një kompanie ndërtimi që mbështetet nga zoti Trump, po përpiqet t'i marrë postin guvernatorit aktual, demokratit Tony Evers, që kandidon për një mandat të dytë. Zoti Evers tha se ka në plan t’i bashkohet zotit Biden të hënën.

Votuesit e Pensilvanisë po zgjedhin një guvernator të ri. Prokurori i Përgjithshëm i shtetit John Shapiro po përballet me një tjetër republikan të mbështetur nga zoti Trump, Doug Mastriano. Po kështu po mbahen zgjedhje për një senator të ri, një garë mes zëvendës guvernatorit demokrat John Fetterman dhe mjekut të famshëm të zemrës Mehmet Oz, të mbështetur nga zoti Trump. Si zoti Shapiro ashtu edhe zoti Fetterman kanë në plan të marrin pjesë në paradën e Pitsburgut të hënën. Garat në Pensilvani dhe Uiskonsin mund të vendosin se cila parti do të kontrollojë Senatin vitin e ardhshëm, ndërsa fituesi i postit të guvernatorit mund të ndikojë në rezultatet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...