LIVE UPDATES
Bota

Bizneset europiane paralajmërojnë Brukselin: Shkëputja nga teknologjia amerikane rrezikon fitimet

Bizneset europiane paralajmërojnë se shtytja në rritje për “sovranitet teknologjik” mund të godasë fitimet dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e kontinentit, ndërsa Brukseli përpiqet të ulë varësinë nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.

13 March 2026, 17:17 Nga E.d
Bizneset europiane paralajmërojnë Brukselin: Shkëputja nga
Foto ilustruse

EUROPA- Kompanitë argumentojnë se përpjekja për “sovranitet teknologjik” mund të dëmtojë fitimet dhe të rrezikojnë konkurrueshmërinë e kontinentit.

Bizneset europiane paralajmërojnë se shtytja në rritje për “sovranitet teknologjik” mund të godasë fitimet dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e kontinentit, ndërsa Brukseli përpiqet të ulë varësinë nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Kompanitë nga sektorë të ndryshëm, nga bankat te industria prodhuese, thonë se varësia e tyre nga teknologjia amerikane, nga softuerët e zyrës te infrastruktura cloud dhe shërbimet e rrezik artificiale, nuk mund të zëvendësohet shpejt pa pasoja serioze.

“Në Europë sot nuk jemi në pozicion të zëvendësojmë të gjitha zgjidhjet tona IT me alternativa europiane,” tha Ilse Henne, CEO e Thyssenkrupp Material Services, duke shtuar se nevojiten investime të mëdha dhe mbështetje politike për një tranzicion të tillë.

Drejtues të kompanive si ASML, Ericsson dhe Capgemini kanë paralajmëruar muajt e fundit kundër reagimeve proteksioniste që mund të rrisin kostot dhe të ngadalësojnë investimet.

Debati është intensifikuar ndërsa Europa shton përpjekjet për sovranitet dixhital, pjesërisht nga frika se politika e jashtme e presidentit amerikan Donald Trump mund të çojë në një “ndarje teknologjike”.

Komisioni Europian pritet të prezantojë muajin e ardhshëm një paketë për “sovranitet teknologjik”, që synon zgjerimin e cloud-eve sovrane dhe forcimin e pavarësisë në softuer.

Megjithatë, disa kompani argumentojnë se politikanët nënvlerësojnë kompleksitetin dhe kostot e ndryshimit të sistemeve, veçanërisht kur industria europiane përballet tashmë me konkurrencën kineze, çmime të larta energjie dhe pasiguri tregtare.

Commerzbank theksoi se gama, cilësia dhe maturia teknologjike e shërbimeve të ofruara nga Microsoft dhe Google janë ende të kufizuara në tregun europian. Për këtë arsye, përfitimet nga përdorimi i tyre aktualisht tejkalojnë rreziqet.

Shumë kompani europiane kanë ndërtuar sistemet e tyre dixhitale mbi platforma amerikane. Kalimi në alternativa të tjera do të kërkonte trajnime të reja për punonjësit, rishkrim të softuerëve, rinegocim kontratash dhe ndërprerje operacionale.

Francesca Musiani nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore theksoi se për kompanitë private është më e vështirë të justifikohet sovraniteti nëse alternativat janë më të shtrenjta ose më pak efikase, pasi çdo ngadalësim mund të çojë në humbje tregu.

Edhe Deutsche Bank paralajmëroi se sektori financiar po bëhet gjithnjë e më i varur nga një numër i vogël ofruesish globalë cloud dhe qendrash të dhënash, shumë prej tyre në SHBA, duke rritur rrezikun sistemik.

Në Europë po diskutohet gjithashtu një skenar i mundshëm “kill switch”, ku qeveria amerikane mund të detyrojë kompanitë teknologjike të ndërpresin shërbimet për klientët europianë përmes sanksioneve ose kontrolleve të eksportit. Edhe pse konsiderohet pak i mundshëm, ky skenar po diskutohet gjithnjë e më shpesh në bordet e kompanive dhe në qeveri.

Kompanitë amerikane të teknologjisë kanë shtuar përpjekjet për të siguruar klientët europianë se shërbimet e tyre do të mbeten të besueshme, duke ofruar edhe zgjidhje cloud “sovrane” në partneritet me kompani europiane.

Megjithatë, disa zyrtarë në Berlin argumentojnë se Europa duhet të fokusohet më shumë në përdorimin e modeleve më të mira të inteligjencës artificiale globale, në vend që të përpiqet të ndërtojë nga e para infrastrukturë konkurruese me Silicon Valley.

Sipas tyre, ekziston një kompromis midis sovranitetit dhe konkurrueshmërisë: nëse Europa nuk përdor teknologjitë më të avancuara në vitet e ardhshme, rrezikon të mbetet pas SHBA-së dhe Kinës.

Kritikët paralajmërojnë gjithashtu se shtytja për sovranitet mund të kthehet në proteksionizëm. “Nuk duhet të ngatërrojmë sovranitetin dixhital me izolimin dixhital,” tha Alexandre Roure nga Computer & Communications Industry Association. “Izolimi i Europës do ta shkëpuste atë nga inovacioni global.”

Ekspertët shtojnë se Europa duhet të shmangë përpjekjen për të kopjuar gjigantët e Silicon Valley dhe të fokusohet në ndërtimin e ekosistemeve të reja teknologjike dhe politikave industriale që nxisin inovacionin./FT

shba biznes europa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin