Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Aktivistët mbërritën me furnizime ushqimore, ndërsa mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe për drejtësi dhe barazi.
IZRAEL- Dhjetëra aktivistë izraelitë marshuan drejt një grupi shtëpish palestineze në fshatin Kusra, në veri të Bregut Perëndimor, në përpjekje për t’u dërguar ushqime banorëve që prej ditësh janë të izoluar nga një bllokadë e vendosur nga kolonë izraelitë. Aktivistët mbërritën me furnizime ushqimore, ndërsa mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe për drejtësi dhe barazi.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, kolonët kishin bllokuar hyrjet drejt disa shtëpive për gati një javë, duke bërë që banorët të mbeteshin pa furnizime të rregullta. Në zonë u vendosën forca të armatosura izraelite, ndërsa ushtria deklaroi se do të kontrollonte ushqimet përpara se ato t’u dorëzoheshin palestinezëve. Nuk është e qartë nëse banorët arritën t’i merrnin furnizimet. Situata në Kusra ka shkaktuar tensione të vazhdueshme.
Kolonët kishin ngritur edhe një tendë pranë njërës prej shtëpive të bllokuara, por ajo u çmontua më vonë dhe ata u larguan nga zona. Ushtria izraelite ka deklaruar se prania e saj në fshat synon mbrojtjen e banorëve dhe ruajtjen e rendit. Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përgatisë një plan për transferimin te policia të përgjegjësive për ruajtjen e rendit në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor. Sipas tij, ushtria duhet të përqendrohet te lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e kufijve e komuniteteve, ndërsa çështjet e rendit publik duhet t’i kalojnë policisë.
Plani është parë si një hap që mund të lehtësojë zgjerimin e kontrollit izraelit mbi Bregun Perëndimor, territor i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967. Disa ministra në qeverinë e Benjamin Netanyahut kanë mbështetur publikisht aneksimin e një pjese ose të të gjithë territorit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Netanyahut që të dënojë publikisht bllokadën në Kusra, veçanërisht pasi u mësua se një prej familjeve të izoluara ka edhe shtetësi amerikane. Netanyahu nuk ka bërë ende një deklaratë publike për këtë çështje./Dosja.al
Tërmeti në Kolumbia SHBA- Banka Botërore ka dhënë 200 milionë dollarë ndihmë emergjente për Kolumbinë, pa...
Zjarri në Kroaci KROACI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës zonën e Omisit, në bregdetin dalmat t&e...
Pamje nga zjarret në Evropë BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe po përballet me një rritje të pazakontë të zjarreve, nd&e...
Donald Trump dhe Elon Musk SHBA- Elon Musk dhe Donald Trump duket se kanë lënë pas përplasjen e tyre të ashpër të vitit ...
Zjarri në Spanjë SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë larguar eshtrat e tre mbretërve që sunduan Aragonën në shekulli...
foto ilustruese RUSI- Kur presidenti Vladimir Putin dërgoi forcat e tij në Ukrainë, Kremlini dukej se po mbështetej te një aksiom&...
Foto ilustruese KORÇË- Një 21-vjeçar nga fshati Libonik i bashkisë Maliq ka përfunduar në prangat e Polic...
Gerald R. Ford SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndryshime të rëndësishme në programin e transportuesve të ...
Tre pikturat ITALI- Tre piktura me vlerë më shumë se 9 milionë euro, të vjedhura marsin e kaluar nga Fondacioni Magnani Rocca n&eu...
Ari i gjetur BELGJIKË- Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë punimeve të rinovimit në nj&eum...