14 August 2026, 13:17
Nga G.M
Tre pikturat
ITALI- Tre piktura me vlerë më shumë se 9 milionë euro, të vjedhura marsin e kaluar nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës, janë gjetur dhe rikuperuar nga Karabinierët italianë. Veprat e artit u lokalizuan pas hetimeve të autoriteteve, ndërsa tashmë ndodhen në duart e policisë italiane.
Sias raportimeve të mediave të huaja, policia ushtarake kombëtare, pas një kërkimi të gjerë dhe pas hetimeve të urdhëruara nga Zyra e Prokurorit të Parmës, i gjeti të tre veprat. Bëhet fjalë për pikturën "Tasse et plat de cerises" nga Paul Cézanne, laps dhe akuarel mbi letër të bardhë, e vlerësuar me 6 milionë euro, pikturën "Les Poissons" nga Pierre-Auguste Renoir, vaj mbi kanavacë, e nënshkruar dhe e datuar "Renoir 1917", e vlerësuar me afërsisht 3 milionë euro, dhe pikturën "Odalisque Sur La Terrasse" nga Henri Matisse, akuatintë me ngjyra mbi letër, e vlerësuar me 20,000 euro.
Vjedhja ndodhi natën e 22-23 marsit 2026, kur një bandë e organizuar mirë hyri me forcë në muze pasi kishte prerë hekurat e perimetrit të portës me një sharrë, duke përfunduar sulmin në më pak se tre minuta . Autorët, me fytyrat e mbuluara, lanë një pikturë të katërt në vendngjarje kur u aktivizua sistemi i alarmit, mbi të cilën u gjetën gjurmë biologjike dhe gjurmë gishtash që ndihmuan në hetim. Fondacioni Magnani Rocca pret koleksionin e përhershëm të historianit të artit Luigi Magnani, në të ashtuquajturën "Vila e Kryeveprave", dhe përfshin gjithashtu vepra nga Dürer, Rubens, Van Dyck, Goya dhe Monet./Dosja.al
itali pikturat
Bota
14 August 2026, 13:10
G.M
Ari i gjetur
BELGJIKË- Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë punimeve të rinovimit në nj&eum...
Bota
14 August 2026, 12:51
D.S
Poloni- Rusi
RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar rusin Georgy Pirogov me 23 vjet burg për spiunazh për Polonin&eum...
Bota
14 August 2026, 12:50
G.M
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZRAEL- Benjamin Netanyahu po përballet me presion në rritje përpara zgjedhjeve të 27 tetorit, tek...
Bota
14 August 2026, 12:28
G.M
Centrali bërthamor Almaraz
SPANJË- Qeveria spanjolle ka vendosur të zgjasë deri më 8 qershor 2030 funksionimin e centralit bë...
Bota
14 August 2026, 12:03
G.M
Dronë
LETONI- Forcat e NATO-s që kryejnë misionin e mbrojtjes ajrore në Letoni rrëzuan një dron pasi ai hyri në hapë...
Bota
14 August 2026, 11:50
G.M
Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë qëndrimin e vendeve anëtare të NATO-s ndaj politikave të Presidentit Don...
Bota
14 August 2026, 11:30
G.M
Foto ilustruese
EVROPA- Kërkesat e reja të Bashkimit Evropian për filigranimin, të cilat hynë në fuqi këtë mua...
Bota
14 August 2026, 11:03
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Britaninë e Madhe, duke e cilësuar atë si nj&e...
Bota
14 August 2026, 10:54
G.M
Donald Trump
SHBA- Administrata Trump po i inkurajon tani kompanitë amerikane të nisin sulmet e tyre kibernetike kundër hakerave të...
Bota
14 August 2026, 09:05
D.S
Nigel Farage
MBRETËRI E BASHKUAR- Politikani britanik Nigel Farage ka fituar zgjedhjet e pjesshme lokale të premten, pasi të gjit...