18 April 2024, 13:23
Nga N.F
Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë ditës së djeshme në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari. Sveçla tha se janë duke u ndjekur të gjitha zhvillimet dhe janë angazhuar të përcjellin me kujdes çdo provokim dhe veprime për destabilizim nga Serbia.
“Pas paralajmërimeve direkete të bëra nga Vuçiq, u pa edhe urdhri i tij për veprime të menjëhershme në terren. Ndalimi është bërë me urdhër nga lart, pra direkt nga Vuçiq që tregon se Serbia është shtetet diktatorial”, tha Sveçla.
Ministri Sveçla shtoi se ngjarjet dje janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ai u shpreh se qytetarët janë keqtrajtuar si dhe janë marrë në pyetjë në lidhje me UÇK-në dhe për pjesëmarrjen e tyre personale në UÇK.
“Precedent i rrezikshëm dhe jo vetëm se duhet të dënohet ashpër por nuk duhet as të tolerohet. Sipas informatave tona dje së paku 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyte personalisht ose të familjarëve në UÇK si dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 1998-1999”, tha Sveçla.
Sveçla shtoi se qytetarëve u janë marrë dokumentet personale duke i lënë pamundësinë pa lëvizur.
“Janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet serbe, kjo ka shkaktuar frikë të madhe tek të gjithë veçanërisht tek fëmijët. Përveç presionit psikologjik kanë pasur mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave”, tha ministri.
kosova serbia sevcla
Bota
18 April 2024, 13:20
S.B
fotoja e vitit
SHBA- Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbuluar me çarçaf të mbesës së saj të...
Bota
18 April 2024, 13:12
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka dalë në një deklarat...
Bota
18 April 2024, 12:47
N.F
Sulmi
KOSOVË- Në oborrin e një shtëpie në komunën e Zveçanit është hedhur një mjet shpërthyes, n&e...
Bota
18 April 2024, 12:26
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve policor...
Bota
18 April 2024, 12:16
S.B
pamje nga ngjarja
INDONEZI- Autoritetet indoneziane urdhëruan qindra vendas të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të nj&...
Bota
18 April 2024, 12:01
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së...
Bota
18 April 2024, 11:55
S.B
Mar Mari Emmanuel
SIDNEJ- Peshkopi i cili u godit me thikë në një kishë të Sidneit të hënën ka thënë...
Bota
18 April 2024, 11:50
N.F
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë z...
Bota
18 April 2024, 11:44
S.B
dizajni i stacionit të trenit
KINË- Dizajni i propozuar i një stacioni treni në qytetin kinez të Nanjing ka tërhequr v&e...
Bota
18 April 2024, 11:27
S.B
foto nga përmbytjet
DUBAI- Kaosi përfshiu Emiratet e Bashkuara Arabe pasi vendi dëshmoi reshjet më të mëdha në 75 v...