LIVE UPDATES
Bota

BMW të paautorizuara/ Si po ndërtohen makina luksoze nga pjesë të mbetura në Rusi?

Makina në formë të BMW-së, të montuara në Rusi, u shfaqën për herë të parë në mars të vitit 2025.

6 July 2026, 15:53 Nga E.d
BMW të paautorizuara/ Si po ndërtohen makina luksoze nga pjesë
Foto ilustruse

Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW u tërhoq nga Rusia vetëm pak ditë pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, sot në tregun rus po shiten SUV luksozë të montuar pa autorizimin e BMW-së, të destinuar për klientë shumë të pasur dhe që nuk e çajnë kokën për rreziqet e mëdha.

Makina në formë të BMW-së, të montuara në Rusi, u shfaqën për herë të parë në mars të vitit 2025. Ato u ndërtuan nga pjesë që kishin mbetur në magazina pasi kompania gjermane ndërpreu papritur partneritetin e saj shumëvjeçar me fabrikën Avtotor, e cila ndodhet në enklavën ruse të Kaliningradit.

Mediat ruse kanë raportuar se gjatë vitit të kaluar në Rusi u shitën 145 BMW "pirate", të montuara në Avtotor. Këto automjete dallohen sepse mbajnë datë prodhimi 2025, por ruajnë dizajnin e modeleve të vitit 2022.

BMW-ja prezantoi ndryshime estetike ("facelift") për serinë e saj X gjatë periudhës 2022–2024.

Carolin Bachmann, zëdhënëse e BMW Group, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se Avtotor "filloi të prodhojë seri të kufizuara makinash BMW në vitin 2025, duke montuar automjete nga komplete të vjetra, pjesërisht të vjetruara, që kishin mbetur në dispozicion të saj që nga ndërprerja e bashkëpunimit në vitin 2022”.

Sipas Bachmann, montimi i paautorizuar ka vazhduar "në mënyrë të parregullt deri më sot".

Ajo shtoi në një e-mail se "për t’i adresuar dhe zbutur rreziqet që lidhen me blerjen dhe përdorimin e këtyre automjeteve të paautorizuara, ne kemi informuar të gjitha palët e përfshira, përfshirë autoritetet publike, shitësit dhe klientët e mundshëm, duke sqaruar rrethanat". 

Tri modelet e SUV-ve BMW të montuara pa autorizim në Kaliningrad kushtojnë nga rreth 153.000–166.000 dollarë amerikanë për versionet bazë.

Ky çmim është disa mijëra dollarë më i ulët se ai i BMW-ve ekuivalente që importohen në Rusi përmes skemave të "tregut gri", ku makinat blihen nga një koncesionar në një vend tjetër, dërgohen në Rusi dhe shiten si të reja.

Christopher Ludwig, ekspert britanik i industrisë automobilistike, i tha REL-it përmes e-mailit se, edhe pse fabrika e Kaliningradit kishte në dispozicion pjesë origjinale të BMW-së, ajo do të përballej me sfida të mëdha për të prodhuar këto automjete të paautorizuara.

"Mungesa e mbikëqyrjes inxhinierike dhe të proceseve nga BMW do të thotë se automjetet montohen pa ndihmë të drejtpërdrejtë teknike të kompanisë, gjë që, të paktën, ngre shqetësime serioze për cilësinë", tha Ludwig, i cili drejton Automotive Logistics dhe revista të tjera të industrisë automobilistike.

"Një nga kompleksitetet kryesore të automjeteve moderne është menaxhimi i njësive të ndryshme elektronike të kontrollit dhe softuerit që lidh të gjitha sistemet", shtoi ai. "Ky softuer me siguri është shkëputur nga BMW dhe, për këtë arsye, ose nuk mund të përditësohet më, ose është riprogramuar apo zëvendësuar".

Shitësit rusë që i reklamojnë makinat e montuara në Kaliningrad e paraqesin këtë shkëputje të softuerit si përparësi dhe jo si problem. Ata theksojnë se automjetet nuk mund të bllokohen nga programuesit e BMW-së, të cilët teorikisht mund të çaktivizonin nga distanca automjetet e lidhura me sistemet zyrtare të kompanisë. 

Mediat ruse kanë raportuar gjithashtu se disa pjesë të thjeshta, si zorrët e gomës dhe instalimet elektrike, po prodhohen tashmë në Rusi për këto BMW pa licencë. Ndërkohë, muajt e fundit janë siguruar edhe pjesë mekanike nga furnizues të paidentifikuar për të plotësuar rezervat e mbetura nga viti 2022.

Ludwig tha se BMW nuk ka mundësi të gjurmojë për një kohë të pacaktuar çdo komponent të automjeteve të saj, prandaj pjesët mund të sigurohen "përmes subjekteve të ndryshme të huaja dhe vendeve si Azia Qendrore, Kina, Lindja e Mesme ose vende të tjera që vazhdojnë të kenë lidhje tregtare".

Sipas tij, një zinxhir i tillë furnizimi dhe procesi montimi "me shumë ndërmjetës do të ishte me shumë gjasa më i kushtueshëm dhe më pak efikas", por "jo i pamundur".

Edhe ekonomisti me bazë në Tbilisi, Vakhtang Partsvaniya, i cili ka shkruar gjerësisht mbi mënyrat se si Rusia shmang sanksionet, pajtohet me këtë vlerësim.

"Teknikisht është e mundur që disa pjesë të BMW-së ose komponentë të përputhshëm të vazhdojnë të hyjnë në Rusi përmes tregut gri, ndërmjetësve ose importeve paralele", i tha ai REL-it me e-mail, duke shtuar se "Rusia ka zhvilluar shumë rrugë të tilla që nga viti 2022".

Megjithatë, një pretendim rishtazi - se Avtotor kishte filluar të montonte modelin me motor dizel BMW X6 40d, një model që supozohej se nuk ishte prodhuar kurrë më parë në fabrikën e Kaliningradit - i ka habitur ekspertët e industrisë.

Për shkak të mbivendosjes së kufizuar mes modeleve, sigurimi i të gjithë komponentëve për një automjet që nuk ishte prodhuar kurrë më parë në Kaliningrad do të ishte një arritje gjigante. Zinxhirët modernë të furnizimit në industrinë automobilistike përfshijnë qindra furnizues që ofrojnë dhjetëra mijëra pjesë për çdo automjet të individual.

Pra, si është e mundur që fabrika ruse të prodhojë një model që nuk është montuar kurrë më parë aty?

Përgjigjja është: nuk është e mundur.

BMW-ja nuk e ka komentuar publikisht këtë pretendim specifik, por të dhënat e disponueshme në internet tregojnë se ai është i pavërtetë.

Një video e publikuar në maj 2026 pretendonte se modeli X6 40d po montohej për herë të parë në Avtotor. Megjithatë, disa komente poshtë videos e kundërshtonin këtë pretendim, dhe njëri prej tyre paraqiti prova konkrete.

"Në video thoni se X6 40d nuk është montuar kurrë në Kaliningrad. Atëherë si është e mundur që unë bleva një të re në gusht të vitit 2016?", shkroi një komentues.

Ai publikoi edhe numrin e plotë të identifikimit të automjetit (VIN). Verifikimi i këtij numri përmes mjeteve online tregoi se automjeti me motor dizel ishte montuar vërtet në Kaliningrad në qershor të vitit 2016. 

Regjistrimet e BMW-ve të reja në Rusi janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, por statistikat më të fundit të industrisë automobilistike ruse nuk specifikojnë se ku janë prodhuar këto automjete me dizajn gjerman.

Nëse raportimet ruse për kërkesën e lartë për BMW të montuara në Kaliningrad janë të sakta, prodhimi i këtyre automjeteve pa licencë mund të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Eksperti i logjistikës Christopher Ludwig tha se Avtotor, ku u montuan më shumë se 261.000 BMW ndërmjet tetorit 1999 dhe fillimit të vitit 2022, me shumë gjasa kishte "një zinxhir furnizimi të plotë prej të paktën tre muajsh, dhe ndoshta gjashtë muajsh ose edhe më shumë".

Duke theksuar se këto janë vetëm vlerësime, ai shtoi: "Nëse fabrika prodhonte 1.000 automjete në muaj para vitit 2022, por tani prodhon vetëm 50, atëherë edhe një rezervë pjesësh për tre muaj nga periudha para vitit 2022 mund të mjaftonte për pesë vjet".

Një burim nga industria automobilistike ruse, i cili foli për REL-in në kushte anonimiteti, tha se ritmi aktual i prodhimit të BMW-ve pa licencë është "një pikë në oqean" krahasuar me prodhimin e fabrikës para vitit 2022.

Megjithatë, ai shtoi: "Do të jetë interesante nëse fillojnë të shfaqen karroceri të reja (pas 'facelift'-it) dhe gjërat marrin me të vërtetë hov"./REL

bmw makina rusi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...