24 December 2022, 08:16
Nga k.m.
Foto ilustruese
PEKIN- Gjysmë milion njerëz në ditë po infektohen me COVID-19 në një qytet të vetëm kinez. Lajmin e ka thënë një zyrtar i lartë shëndetësor, në një pranim të rrallë dhe të censuruar shpejt se vala e infeksioneve të vendit nuk po pasqyrohet në statistikat zyrtare. Sipas "TheGuardian", një gazetë e operuar nga partia komuniste në Qingdao raportoi se shefi komunal i shëndetësisë thoshte se qyteti lindor kapte midis 490,000 dhe 530,000, rasteve të reja në ditë.
Qyteti bregdetar me rreth 10 milionë banorë kishte transmetim të shpejtë, e se shkalla e infeksionit përshpejtohej me 10% të tjera gjatë fundjavës. Raporti u shpërnda nga disa media të tjera, por dukej se ishte redaktuar të shtunën në mëngjes. Kina këtë muaj "çmontoi" shtyllat kryesore të strategjisë së saj zero-Covid, duke hequr izolimin e menjëhershëm, karantinat e gjata dhe kufizimet e udhëtimit.
Qytetet në të gjithë vendin kanë luftuar për të përballuar pandeminë pasi infeksionet në rritje kanë zbrazur raftet e farmacive, kanë mbushur repartet e spitaleve dhe duket se kanë shkaktuar grumbullime masive në krematoriume dhe shtëpi funerale. Por përfundimi i mandateve të rrepta të testimit e ka bërë praktikisht të pamundur gjurmimin e rasteve, ndërsa autoritetet kanë ngushtuar përkufizimin mjekësor të vdekjeve nga COVID.
Qeveria e provincës lindore Jiangxi parashikoi se 80% e popullsisë së saj - ekuivalente me rreth 36 milionë njerëz - do të infektohej deri në mars. Më shumë se 18,000 pacientë Covid ishin pranuar në institucionet kryesore mjekësore në krahinë në dy javë, duke përfshirë shënuar 500 raste të rënda, por pa vdekje.
pandemia e koronavirusit ne shqiperi
Bota
24 December 2022, 07:51
d.a.
Rusi
RUSI- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit n&e...
Bota
24 December 2022, 07:31
d.a.
Stuhi ne SHBA
SHBA- Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën në stuhinë që ka përfshirë SHBA në...
Bota
24 December 2022, 07:14
d.a.
kongresi amerikan
SHBA- Kongresi i dha miratimin përfundimtar të premten legjislacionit që ndryshon ligjin që rregullon certifikimin e ...
Bota
23 December 2022, 23:11
k.m.
Pamje nga protesta
AFGANISTAN- I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për arsimin global u ka bërë thirrje vendev...
Bota
23 December 2022, 23:00
k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë realitetin dhe të tërheq&eum...
Bota
23 December 2022, 22:48
k.m.
Pamje nga aksidenti
RUMANI- Autoritetet rumune po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik me autobusin grek në Bukure...
Bota
23 December 2022, 22:45
k.m.
Foto ilustruese
Një sulm me armë zjarri në një qendër social-kulturore kurde në Paris, si pasojë e së cilës u ...
Bota
23 December 2022, 22:03
k.m.
Foto ilustruese
Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilion dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvën&eu...
Bota
23 December 2022, 21:47
k.m.
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar një vizitë në një fabrikë të ngarkuar me...
Bota
23 December 2022, 21:38
k.m.
Nataša Pirc Musar
SLLOVENI- Presidentja Nataša Pirc Musar mori sot zyrtarisht detyrën, me një ceremoni dorëzim...