Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbretëria e Bashkuar do t'i konsiderojë tani si të paligjshme jo vetëm ngulimet izraelite, por të gjithë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Sipas Miliband sanksione do të vendosen edhe ndaj kujtdo që mbështet ose financon ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme. Ndalimi i tregtisë pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë deri në nëntë muajve.

ANGLI- Britania e Madhe do të ndalojë në të ardhmen importin e mallrave nga ngulimet izraelitenë Bregun Perëndimor të lumit Jordan, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm Ed Miliband në një fjalim para Dhomës së Ulët në Londër. Ai tha se këto vendbanime janë të paligjshme.
Mbretëria e Bashkuar do t'i konsiderojë tani si të paligjshme jo vetëm ngulimet izraelite, por të gjithë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Sipas Miliband sanksione do të vendosen edhe ndaj kujtdo që mbështet ose financon ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme. Ndalimi i tregtisë pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë deri në nëntë muajve.
Njoftimi i qeverisë së Londrës përbën një riorientim të politikës së jashtme britanike. Qeveria e kryeministrit të mëparshëm Keir Starmer ishte dukshëm më e butë në kritikat e saj ndaj politikës izraelite të ngulimeve.
Sipas ekspertëve vendimi i Britanisë së Madhe ka mbi të gjitha karakter simbolik dhe ndikimet ekonomike të sanksioneve pritet të jenë të kufizuara. Prodhimet kryesore që vijnë nga ngulimet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan janë hurmat, agrumet, bimët aromatike dhe vera. Këto përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të eksporteve të përgjithshme izraelite.
Izraeli njofton mbylljen e konsullatës britanike
Presidenti i Izraelit, Izhak Herzog, e kritikoi vendimin e Britanisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një "gabim të rëndë vlerësimi”. Ai u shpreh gjithashtu për një "ndërhyrje” në zgjedhjet e ardhshme në Izrael, të cilat do të mbahen në fund të tetorit. Sipas parashikimeve kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të përballet me një garë të fortë me opozitën.
Si reagim ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, njoftoi ndër të tjera, se Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem. Po ashtu Izraeli do të vendosë ndalim hyrjeje për dymbëdhjetë politikanë dhe aktivistë britanikë, mes tyre edhe ish-kreut të Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.
Dhuna e kolonëve është rritur ndjeshëm
Gjithsej dymbëdhjetë shtete, mes tyre Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Danimarka dhe vende të tjera, kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se do të vendosin kufizime tregtare, ose do të shqyrtojnë masa të ngjashme, për mallrat që vijnë nga ngulimet izraelite që konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Sipas deklaratës Holanda, Irlanda, Belgjika, Spanja dhe Norvegjia e kanë ndaluar tashmë importin e mallrave nga këto vendbanime ose janë në proces të zbatimit të një ndalimi të tillë.
Gjermania nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë, mmegjithatë edhe qeveria gjermane së fundmi e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë të ashpër veprimin e Izraelit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
Dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është rritur në mënyrë dramatike. Izraeli e mban nën pushtim Bregun Perëndimorqë nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Përveç rreth tre milionë palestinezëve, atje jetojnë tashmë edhe më shumë se 500.000 kolonë izraelitë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vlerësoi në vitin 2024 politikën izraelite të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë qeveria aktuale e kryeministrit Benjamin Netanjahu po e nxit masivisht ndërtimin e vendbanimeve të tjera të reja./DW
Foto ilustruse IRAN- Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane, Ali Abdollahi, kërcëno...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martë...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshë...
Foto ilustruese BOTA- Franca, Britania dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe rr...
Dron nënujor SHBA- Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar pas kapjes nga Garda Revolucionare iraniane ...
Marco Rubio IRAN- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani qëndron pas disa prej sulmeve të ndërmarra nga rebelë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar përmes një serie postimesh në rrjetet sociale që shteti i Nju Meksiko...
Foto ilustruse FRANCA- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Muzeun Renoir në Francë, ku dy hajdutë hynë në or&eu...
Dy burra të mbështjellë me rroba që shfaqin figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, marrin pjes&...
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq. Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serb&eum...