Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiq, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dy burra të mbështjellë me rroba që shfaqin figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, marrin pjesë në varrimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid në Bosnje, Beograd 7 shtator 2026.
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiq, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
"Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën.
Për vite me radhë, Komisioni Evropian ka mbështetur vazhdimin e bisedimeve për pranim midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3, për të cilin Serbia konsiderohet teknikisht e gatshme.
Angazhimi i fundit intensiv mbi këtë çështje ishte para pushimeve verore, kur Komisioni Evropian u bëri thirrje shteteve anëtare të arrinin një marrëveshje për hapjen e këtij grupi dhe kështu të zhbllokonin procesin e negociatave, i cili praktikisht kishte ngecur në pothuajse pesë vjetët e fundit.
"Në korrik, ne bëmë vlerësimin tonë në lidhje me Grupin 3. Ishte një vlerësim teknik i reformave dhe hapave të ndryshëm që duheshin përfunduar në mënyrë që Grupi 3 të ishte i hapur. Ky vlerësim u bë në korrik, bazuar në të gjithë elementët përkatës që ishin në dispozicion në atë kohë", shpjegoi Mercier.
Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori i vitit 2021. Fillimisht, arsyeja për këtë ishte mungesa e përputhshmërisë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht dështimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës, ndërsa më vonë gjendja e sundimit të ligjit nxiti më tej skepticizmin e disa shteteve anëtare.
Gjendja është ndërlikuar edhe më shumë tani pas ngjarjeve lidhur me vdekjen dhe varrosjen e Mlladiqit. Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin, në moshën 85 vjeç, dhe u varros në Beograd të hënën me nderime shtetërore e ushtarake, duke ngjallur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare. Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në qershor 2021.
Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke i përshkruar skenat nga Beogradi gjatë varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Mlladiq, si "tronditëse".
“Elementet e mbështetjes zyrtare, si dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim, janë thellësisht dëshpëruese. Ato tregojnë dështimin për t’u përballur me kapitullin e errët të historisë së vonshme evropiane, dhe janë në kundërshtim me vlerat mbi të cilat bazohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, theksuan në një deklaratë të përbashkët liderët e institucioneve kryesore evropiane.
Ndërkohë, von der Leyen së shpejti do të nisë turneun e saj të rregullt vjetor në vendet e rajonit. Ende nuk ka konfirmim nëse ajo do të vizitojë Serbinë me atë rast./REL
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq. Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serb&eum...
Pamje JAPONI- Japonia është në alarm të lartë, pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të gjera, ndërsa...
Ruslan Kravchenko UKRAINA- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, duke e cilës...
Foto ilustruse Rusia e goditi kryeqytetin ukrainas me raketa balistike, duke vrarë të paktën dy persona, në një sulm të madh ...
TEHERAN- Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime pë...
SERBI- Disa nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërps...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia u ka përcjellë të dërguarve të...
JAPONI- Një ditë para përurimit të një memoriali kushtuar Luftës së Dytë Botërore në qytetin siberian të...
pamjet BOLIVI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Bolivi, ku si pasojë shtat&eu...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Komisionit Evropian hartimin e një kuadri të përbashkët li...