LIVE UPDATES
Bota

Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së: Kërcënimet janë të një rëndësie dhe urgjence të veçantë

Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të shtyra përpara nga NATO – dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre diku tjetër.

27 May 2025, 07:34 Nga M.B
Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve
Foto ilustruese

BRUKSEL- Më 27 maj, Bashkimi Evropian do të miratojë zyrtarisht skemën e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut. Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të shtyra përpara nga NATO – dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre diku tjetër.

Rregullorja përfundimtare, e parë nga Radio Evropa e Lirë, e thekson qartë se “kërcënimet që paraqesin Rusia dhe Bjellorusia janë të një rëndësie dhe urgjence të veçantë” dhe duhet të marrin kundërpërgjigje me shpejtësi. Për shkak të kohës së nevojshme për të zhvilluar produkte mbrojtëse dhe për të rritur kapacitetin industrial të prodhimit në të gjithë BE-në, rregullorja thekson gjithashtu se do të jetë “jetike” që blloku evropian të nisë mbështetjen për vendet anëtare “sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të mund të bëjnë porosi shumë shpejt”.

Brukseli fillimisht iu përgjigj thirrjeve të vendeve anëtare duke aktivizuar klauzolën kombëtare të përjashtimit për shpenzimet ushtarake të BE-së, që do të thotë se shpenzimet për artikuj si armët dhe municionet nuk do të përfshihen në mekanizmin ndëshkues të bllokut për vendet që shkelin kufijtë e shpenzimeve të BE-së. Kjo krijoi hapësirë fiskale – por vendet anëtare gjithashtu kanë nevojë për para sa më shpejt që të jetë e mundur.

Me disa kryeqytete të interesuara për të pasur sa më shpejt qasje te fondet e propozuara – dhe pa pasur nevojë për unanimitet ose miratim nga Parlamenti Evropian – ambasadorët e BE-së miratuan ligjin e ri më 21 maj, me vetëm Hungarinë që votoi kundër. Skema e re funksionon në të njëjtën mënyrë si programi i rimëkëmbjes nga COVID-19 i BE-së, që kishte vlerën e 800 miliardë eurove.

Për SAFE, blloku do të përdorë vlerësimin e tij të kreditit të nivelit më të lartë (AAA) për të mbledhur 150 miliardë euro në tregje dhe më pas do t’ua huazojë ato vendeve anëtare. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë më e lirë sesa nëse shumica e vendeve të BE-së do të përpiqeshin të gjeneronin fondet vetë duke marrë hua individualisht. Pesë vende të BE-së – Danimarka, Gjermania, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia – aktualisht gëzojnë një vlerësim AAA, prandaj me shumë gjasa nuk do të kenë nevojë të marrin pjesë në skemë, duke ua lënë një pjesë më të madhe nga huatë e mundshme vendeve më të varfra.

Fakti që huatë kanë një afat maksimal prej 45 vjetësh, nuk duhet të paguhen për dekadën e parë, dhe se vendet nuk do të duhet të paguajnë TVSH për pajisjet e blera, janë avantazhe të tjera që Brukseli shpreson se do të nxisin një bum në shpenzimet për mbrojtje në Evropë. Por, natyrisht, ka edhe disa kushte të bashkangjitura.

Së pari, shumë vende anëtare të jugut të BE-së, të cilat tashmë janë të ngarkuara me borxhe të tjera, ankohen se – ndryshe nga skema e rimëkëmbjes nga COVID-i, e cila përfshinte edhe komponentë grantesh – kjo iniciativë është ekskluzivisht një hua, që do të rëndojë edhe më shumë financat publike tashmë të tensionuara.

SAFE gjithashtu ka për qëllim të nxisë prokurime të përbashkëta për mbrojtje mes vendeve, me Komisionin Evropian që dëshiron ta përdorë këtë instrument për të krijuar një treg të mirëfilltë të mbrojtjes evropiane në vend të atij të fragmentuar kombëtar që ekziston aktualisht. Vendet mund të aplikojnë për hua pa u bashkuar me një shtet tjetër vetëm gjatë vitit të parë. Pas kësaj – nga fundi i vitit 2026 deri në 2030 (kur skema përfundon) – dy ose më shumë vende duhet të aplikojnë së bashku.

Për të siguruar shpërndarje të drejtë të fondeve, pjesa e huave që u jepet tre vendeve anëtare me alokimin më të madh nuk duhet të tejkalojë 60 për qind të totalit prej 150 miliardë eurosh të ndarë për këtë skemë. Çështja kryesore muajin e fundit ka qenë kush mund të marrë pjesë në SAFE – duke balancuar dëshirat e ndryshme të vendeve anëtare për të rritur prodhimin e brendshëm me realitetin që jo çdo komponent mund të prodhohet në BE.

Për fillim, vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – janë përfshirë në skemë. E njëjta gjë vlen edhe për vendin kandidat për anëtarësim në BE, Ukrainën. Rregullorja arsyeton përfshirjen e tyre duke përmendur “partneritetin e ngushtë të këtyre vendeve me Unionin në prodhimin industrial të mbrojtjes” dhe faktin që “Ukraina është drejtpërdrejt përballë luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë.”

Megjithatë, ka ende pakënaqësi. Shtetet e Bashkuara, në veçanti, janë ankuar për përjashtimin nga ky proces. Dhe shumë vende anëtare të BE-së – të interesuara për të ruajtur lidhjet ushtarake transatlantike ndërkohë që përfshijnë edhe partnerë të tjerë të ngushtë në aspekte të SAFE – kanë lobuar për ta hapur skemën për pjesëmarrje të mëtejshme nga jashtë.

Në fund, u arrit një “rregull 65-35”. Kjo do të thotë që 65 për qind e vlerës së armëve të blera duhet të gjenerohet në BE, në katër vendet e EFTA-s ose në Ukrainë. Pjesa tjetër prej 35 për qind mund të prodhohet diku tjetër, për shembull në Shtetet e Bashkuara. Por, situata bëhet pak më komplekse. Nëse një vend ka një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje (SDP) me BE-në, 65 për qind e vlerës së armëve mund të vijë nga ai shtet.

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje të tillë me bllokun, dhe Shqipëria, Japonia, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut gjithashtu kanë marrëveshje të ngjashme. Në fund të fundit, siç tha një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë, përfundimi është “një kompromis klasik i Brukselit” – një marrëveshje mjaft e madhe është arritur, por paratë nuk do të fillojnë të rrjedhin derisa të gjithë, përfshirë shumë jashtë familjes, të marrin pjesën e tyre të drejtë./ REL

bruksel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin