https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan takohet me Vladimir Putinin në Moskë/ Diskutuan për çështje dypalëshe në fushat e ekonomisë dhe energjisë
Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Putin diskutuan përpjekjet e fundit që synojnë t'i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, pas bisedimeve ruso-ukrainase të 16 majit në Stamboll, si dhe çështje dypalëshe në sektorët ekonomikë dhe të energjisë.
26 May 2025, 22:32Nga M.L
Foto ilustruese
RUSI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua sot në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Putin diskutuan përpjekjet e fundit që synojnë t'i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, pas bisedimeve ruso-ukrainase të 16 majit në Stamboll, si dhe çështje dypalëshe në sektorët ekonomikë dhe të energjisë.
Ministri i jashtëm turk, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në kryeqytetin rus, më parë u takua me këshilltarin e Presidentit Putin, Vladimir Medinsky, i cili kryesoi delegacionin rus në bisedimet me Ukrainën në Stamboll. Axhenda e ministrit të Jashtëm turk për sot përfshin edhe takime me anëtarët e bordit drejtues të Këshillit të Biznesit Ruso-Turk dhe kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Naryshkin. Hakan Fidan pritet të takohet nesër, të martën, me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.