LIVE UPDATES
Bota

COVID solli punën hibride, lufta me Iranin mund të sjellë javën katërditore të punës

COVID-19 na solli punën hibride. Lufta me Iranin mund të na sjellë një fundjavë treditore. Kjo sepse, ndërsa Sri Lanka, Filipinet dhe Pakistani po kalojnë në një javë pune 4-ditore për shkak të konfliktit, ekspertët thonë se jemi më pranë se kurrë një jave pune më të shkurtër në mënyrë të përhershme.

26 March 2026, 23:04 Nga E. D

COVID solli punën hibride, lufta me Iranin mund të sjellë

Teksa qeveritë në Azi po shkurtojnë javën e punës për të kursyer energji në kushtet e luftës me Iranin, punonjësit nuk kanë qenë kurrë më pranë një jave pune katërditore të përhershme, por kjo nuk do të vlejë për të gjithë.

COVID-19 na solli punën hibride. Lufta me Iranin mund të na sjellë një fundjavë treditore. Kjo sepse, ndërsa Sri Lanka, Filipinet dhe Pakistani po kalojnë në një javë pune 4-ditore për shkak të konfliktit, ekspertët thonë se jemi më pranë se kurrë një jave pune më të shkurtër në mënyrë të përhershme.

Gjithçka nisi në Azi, por tashmë qeveri të mëdha në mbarë botën po detyrojnë sërish punonjësit të qëndrojnë në shtëpi për të kursyer karburant dhe për të përballuar krizën energjetike, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme kërcënon furnizimet jetike me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ajo që nisi si një masë emergjente në vendet në zhvillim po përhapet globalisht. Jemi ndodhur në një situatë të ngjashme më parë: herën e fundit që bota u detyrua të ndryshonte masivisht, gjatë pandemisë, ndryshimet që mendonim se ishin të përkohshme u bënë të përhershme.

Puna hibride nuk u zhduk kur u rihapën zyrat. Përkundrazi, ajo riformësoi mënyrën se si punojmë.

Tani, me qeveritë që po përdorin sërish të njëjtin instrument, ekspertët thonë se diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me javën katërditore.

Por kjo do të ketë pasoja të mëdha për ata që nuk mund ta bëjnë punën nga shtëpia, si drejtuesit e automjeteve, kamerierët, pastruesit e dritareve, kujdestarët e kafshëve dhe të tjerë.

A do të vijë një javë katërditore urgjente edhe në Perëndim?

Megjithëse britanikët dhe australianët po nxiten të punojnë nga shtëpia, profesori Wladislaw Rivkin nga Trinity Business School tha se një fundjavë treditoe globale duket pak e mundshme, të paktën jo menjëherë.

Kjo sepse një riorganizim i përhershëm i mënyrës se si strukturohet puna është shumë më kompleks sesa kalimi i menjëhershëm në punë nga shtëpia.

“Nuk e shoh këtë si një model për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, të paktën në afatgjatë, sepse rritja aktuale e çmimeve të karburantit është e përkohshme,” thotë ai.

Profesorja Roberta Aguzzoli nga Durham University thotë se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të kalojë në javë më të shkurtra pune për të kursyer energji, por thekson se infrastruktura më e mirë e transportit mund ta zbusë këtë nevojë.

Në këtë bazë, ajo thotë se një javë katërditore e përhershme ka më shumë gjasa të bëhet normë në vendet në zhvillim.

Por ekziston një kusht i rëndësishëm: fakti që miliona punonjës do të provojnë se mund ta kryejnë punën në katër ditë mund të jetë pika e kthimit.

Pse java katërditore në Azi mund të ndryshojë mënyrën si punon bota

Nëse java katërditore në Azi do të ketë të njëjtin efekt afatgjatë si puna nga shtëpia gjatë pandemisë mbetet për t’u parë.

Por pasi punonjësit të përjetojnë një javë më të shkurtër, edhe nëse është e detyruar, është e vështirë të kthehen pas.

“Nuk ishte planifikimi që përhapi punën në distancë,” thotë William Self nga Mercer. “Ishte kriza që e imponoi eksperimentin, eksperimenti funksionoi dhe punonjësit nuk pranuan të humbnin atë që fituan.”

Sipas tij, nëse punonjësit arrijnë të japin të njëjtin rezultat në katër ditë si në pesë, atëherë punëdhënësit do të duhet të justifikojnë ditën e pestë.

Ai thekson se ajo që e bën këtë moment të veçantë është bashkimi i disa faktorëve: përfshirja e qeverive, adoptimi nga kompanitë e mëdha dhe ndryshimet që po sjell IA në produktivitet.

Sipas të dhënave, java katërditore ka potencial të bëhet normë, pasi gjithnjë e më shumë organizata po testojnë këtë model.

Megjithatë, ndryshimi nuk pritet të ndodhë menjëherë. Diskutimi është ende në fazë të hershme dhe kërkon vlerësim të ndikimeve afatgjata.

Kush mbetet pas: pse java katërditore mund të rrisë pabarazinë

E vërteta më e vështirë është se jo të gjithë do të përfitojnë.

Për punonjësit e zyrave, tranzicioni është relativisht i lehtë. Por për ata në punë fizike ose me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, si shoferët, ndërtuesit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shitësit, realiteti është ndryshe.

Ngjeshja e së njëjtës punë në më pak orë nuk do të thotë më shumë pushim, por më shumë lodhje dhe rrezik më të lartë për aksidente.

Për ata me paga të ulëta, kjo mund të nënkuptojë edhe ulje të të ardhurave.

Në fund, sipas ekspertëve, java katërditore mund të ndihmojë në disa aspekte, por rrezikon të thellojë ndarjet midis punonjësve të kualifikuar dhe atyre me aftësi më të ulëta, duke krijuar më shumë pabarazi në tregun e punës./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin