26 March 2026, 17:57
Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
BANGLADESH- Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Bangladesh, ku një autobus në përpjekjen e tij për të hipur në një traget, humbi kontrollin dhe ra në lumi. Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën 24 persona.
Sipas mediave të huaja, autobusi me të cilin udhëtonin 40 persona, u përmbys dhe u gjet i zhytur në një thellësi prej gati 9 metrash në lumë.
Sipas një zyrtari të Departamentit të Zjarrfikësve, u gjetën 22 trupa nga brenda autobusit të fundosur, duke përfshirë pesë fëmijë, 11 gra dhe gjashtë burra. Dy gra vdiqën menjëherë pas shpëtimit të tyre.
"Autobusi po priste të hipte në një traget kur ra në lumë. Disa pasagjerë zbritën nga autobusi, por anëtarët e familjes së tyre vdiqën, të bllokuar brenda", tha një dëshmitar okular.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale kapin momentin, kur autobusi përpiqet të hipë në një traget, por humbet kontrollin dhe bie në ujë. Ulërimat e njerëzve që panë ngjarjen tragjike dhe më pas u përpoqën të ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit të pasagjerëve janë shurdhuese, shkruajnë mediat. Autoritetet kanë frikë se numri i pasagjerëve të vdekur mund të rritet./Dosja.al
bangladesh viktima aksident
Bota
26 March 2026, 17:37
E.d
Nicolas Maduro
SHBA- Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, kanë dalë para gjykatës federale ...
Bota
26 March 2026, 17:18
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e negociatave ...
Bota
26 March 2026, 17:00
E. D
Steve Witkoff
SHBA- I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff ka deklaruar se, Teherani ka pasuruar uranium për të nd...
Bota
26 March 2026, 16:49
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka folur për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ndikimin në ...
Bota
26 March 2026, 16:41
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e banesave dhe qiratë janë rritur ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit. Europa ka nevojë për ...
Bota
26 March 2026, 16:02
E.d
Israel Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se gjatë sulmeve ajrore izraelite është vrarë Alireza Tangsiri, k...
Bota
26 March 2026, 15:46
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për luftën në Lindjen e Mesme. Duke folur me biznesmenë në ...
Bota
26 March 2026, 15:33
E. D
foto ilustruese
IRAN- Irani i është përgjigjur zyrtarisht propozimit 15-pikësh të SHBA-së gjatë natës pë...
Bota
26 March 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
Po jetojmë në një botë ku kushtet ekstreme atmosferike sa vijnë e përkeqësohen. Vitin e kaluar, p&eu...
Bota
26 March 2026, 12:51
D.S
Mohammad Baqer Qalibaf
Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po e shqyrton në heshtje kr...