18 April 2024, 17:08
Nga r.ll
dash
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill. Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviç, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë. Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH. Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe "maltretimi" i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë "në shenjë hakmarrjeje" pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj./REL
serbia kosova dash
Bota
18 April 2024, 16:49
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është i njohur për gafat e tij në daljet në publik. Këtë herë Biden&...
Bota
18 April 2024, 16:38
E. D
foto ilustruese
HOLANDË- Jos Ubels ka një fermë lopësh në rrafshinën veriore të Holandës. Tufës së tij me...
Bota
18 April 2024, 16:30
E. D
foto ilustruese
IRAN- Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë sanksionuar firmat iraniane të përfshira në prodhimin e dronëve dhe ...
Bota
18 April 2024, 16:14
E. D
foto ilustruese
POLONI- Bashkimi Evropian do të marrë në konsideratë shpenzimet e mbrojtjes së Polonisë, më të lart...
Bota
18 April 2024, 16:05
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin kryen sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës q&eu...
Bota
18 April 2024, 16:00
E. D
UKRAINA- Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 13 dronët rus të lëshuar gjatë natës, ka njoftuar komandanti i Forcave Ajror...
Bota
18 April 2024, 15:53
E. D
foto ilustruese
IRAN- Irani mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, ka njoftuar një komandant i lartë i Gardës Rev...
Bota
18 April 2024, 15:46
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ministria e Jashtme gjermane thirri të enjten ambasadorin rus lidhur me arrestimin në Gjermani të dy burrave t&eum...
Bota
18 April 2024, 15:39
E. D
foto nga vendngjarja
DUBAI- Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait do të kthehet në kapacitetin e plotë operacional brenda 24 o...
Bota
18 April 2024, 15:41
r.ll
besnik bislimi, miroslav lajcak, petar petkovic
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë...