31 August 2022, 11:25
Nga d.a.
Lavrov dhe Vulin
SERBI- Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviç tha sot se deklarata e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, se Serbia, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, po e mbështet sulmin e atij vendi ndaj Ukrainës, nuk është miqësore dhe e komplikon edhe më shumë qëndrimin e Serbisë.
Sipas Danas, ajo tha se përpjekja e zyrtarit rus për të treguar se Serbia mbështet sulmin ndaj Ukrainës, edhe pse votoi për rezolutën e OKB-së që dënon pushtimin, e vendos Serbinë në një pozitë shtesë të pakëndshme.
“Serbia është nën presion dhe një mik duhet të jetë vërtet mik dhe të mos e vështirësojë pozitën e saj”, tha Mihajloviç, e cila është edhe ministre e Minierave dhe Energjetikës.
Gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin në Rusi, Lavrov tha se Moska dhe Beogradi janë të përkushtuar vazhdimisht ndaj parimeve të pandashmërisë dhe sigurisë së barabartë të të gjitha shteteve, “si në Ballkan ashtu edhe në situatën e provokuar nga Perëndimi në Ukrainë."
Mihajloviç, duke reaguar ndaj njoftimit të djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, tha se “në rrethanat e ndryshuara gjeopolitike, të gjithë do të donin që Serbia të ishte në anën e tyre, por Serbia të ketë anën e saj”.
Qëndrimi i pavarur i Serbisë, sipas saj, reflektohet në marrjen e vendimeve që nuk janë të pavarura në raport me njërën palë, por me të gjithë.
“Serbia është i vetmi vend, pa llogaritur Bjellorusinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nga ana tjetër ka votuar për rezolutën e OKB-së që dënon sulmin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, që do të thotë se nuk është për sanksione. por jo edhe për luftë”, tha ajo.
Këto deklarime të Mihajloviç vijnë pak ditë pasi Aleksandër Vuçiç ka vendosur që ta bëjë Ivica Daçiçin koordinator të shërbimeve sekrete në Serbi. Siç raporton Demostat, një lëvizje e tillë e Vuçiç ka nënkuptuar eliminimin nga loja të Nebojsha Stefanoviçit dhe Aleksandër Vulinit.
zorana mihajloviç sergei lavrov aleksander vulin
Bota
31 August 2022, 11:11
d.a.
Te dhenat
KOSOVË- Vetëm gjatë këtyre shtatë muajve, janë raportuar 41 raste të dhunimeve në Kosovë. Krahasuar ...
Bota
31 August 2022, 10:48
d.a.
Mikhail Gorbachev
RUSI- Kur Steve Rosenberg i BBC-së intervistoi Mihail Gorbaçov këtë javë, ai me siguri nuk e priste që t&...
Bota
31 August 2022, 10:43
d.a.
Alpet e Zvicres
ZVICËR- Akullnajat e Zvicrës kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre në më pak...
Bota
31 August 2022, 10:25
d.a.
Camilo Guevara March
SHBA- Camilo Guevara March, djali i liderit revolucionar Ernesto "Che" Guevara dhe drejtor i një qendre kushtuar studimit të...
Bota
31 August 2022, 10:30
d.a.
Gazprom
RUSI- Rusia ndërpreu furnizimin me gaz përmes një tubacioni të madh drejt Evropës sot, duke përmendur nevoj...
Bota
31 August 2022, 10:23
d.a.
LGBTQ+
SHBA- Një ekspert i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se disa qeveri të shteteve amerikane po minojnë dhe elimino...
Bota
31 August 2022, 10:17
d.a.
kritpomonedha
AUSTRALI- Platforma e tregtimit të kriptomonedhave Crypto.com i transferoi aksidentalisht 10.5 milionë dollarë një gruaje...
Bota
31 August 2022, 10:11
d.a.
dokumentat ne Mar-a-Lago
SHBA- FBI kontrolloi resortin Mar-a-Lago të Donald Trump në Florida pasi mori prova se ndoshta kishte një përp...
Bota
31 August 2022, 10:08
d.a.
permbytjet ne Pakistan
PAKISTAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet dhe s...
Bota
31 August 2022, 10:00
d.a.
stervitje ushtarake
RUSI- Kur Rusia për herë të fundit bëri stërvitjet ushtarake Vostok në Lindjen e Largët në viti...