LIVE UPDATES
Bota

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Kujdes në fazën finale! Serbia shpreson që marrëveshja të dështojë dhe faji t'i mbetet Kosovës

Duke komentuar qëndrimet e spektrit politik serb ndaj Kosovës, ai ka theksuar se në Serbia pushteti dhe opozita janë në garë se kush është më i ashpër ndaj Kosovës.

8 February 2023, 19:20 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Kujdes në fazën finale! Serbia
Shaip Kamberi

SERBI- Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar Kosovën që të ketë kujdes në fazën finale të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta analizojnë mirë planin franko-gjerman dhe të japin përgjigjen e duhur ndaj këtij dokumenti.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka vlerësuar se Serbia shpreson që ky plan të dështojë dhe faji t`i mbetet Kosovës. Kamberi ka bërë me dije se planin franko-gjerman Serbia mund ta pranojë vetëm me presion të madh nga ndërkombëtarët. Duke komentuar qëndrimet e spektrit politik serb ndaj Kosovës, ai ka theksuar se në Serbia pushteti dhe opozita janë në garë se kush është më i ashpër ndaj Kosovës.

Ai ka vlerësuar se në seancën e fundit të Kuvendit të Serbisë është dëshmuar se as pozita dhe as opozita nuk kanë një gatishmëri për një marrëveshje për Kosovën. Kamberi ka insistuar që çështja e shqiptareve të Luginës të përfshihet në marrëveshjen finale. Sipas tij, gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, nëse nuk trajtohet në këtë marrëveshje.

Nacionale: Z. Kamberi, javën e kaluar presidenti serb raportoi në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut me Kosovën. Seanca ishte mjaftë e tensionuar. Cili është vlerësimi i juaj për këtë seancë?

Kamberi: Seanca e fundit tregoi qartë një mungesë absolute të realitetit politik. Pozitë e opozitë ishin në garë mes vete se cili do të kishte retorikë më të ashpër rreth Kosovës. Dhe deri sa kjo dikur ishte e pritur nga partitë që e përbëjnë shumicën parlamentare (SNS dhe SPS) dhe nga ajo pjesë e opozitës djathtiste, për mua ishte qëndrim i pakuptimtë, pa ide, a ofertë ajo që e prezantoi opozita e cila cilësohet “pro evropiane“. Qëndrime politike jashtë çfarëdo sensi të politikës reale, sollën një kaos të atillë në seancë që shpërtheu gati në përplasje fizike. Ajo që shpërfaqi seanca e parlamentit është edhe një tërheqje taktike të cilën e ka pasur SPS, duke qëndruar anash konfliktit në Kuvend. Vuçiq e cilësoi qëndrimin e SPS si flirtim me opozitën. Kjo ka nxitur tensione këto ditë mes SNS dhe SPS. Ky qëndrim i SPS u përdor si shkas nga presidenti serb për të kërcënuar me zgjedhjet e reja në të gjitha nivelet në Serbi.

Nacionale: Opozita dukej më e ashpër se Vuçiqi. A do të thotë kjo se spektri atje nuk ndryshon aspak në raport me Kosovën?

Kamberi: Aspak. Situata e krijuar, kaosi, përplasjet për dy ditë me radhë, kritikat e shndërruara në fyerje mes veti, çuan në një garë të partive serbe se cili është më antishqiptarë. Mjerisht, në seancë, nuk u dëshmua një gatishmëri për një marrëveshje për Kosovën. Nuk di se si do të ecin gjërat, por, mendoj se për gjendjen e këtillë në Serbi, për një politikë antiperëndim, antishqipare, krahas pushtit edhe opozita ka përgjegjësi. Një opozitë pa ide të qarta se ku dëshiron ta shohë Serbinë, e paaftë për tu koordinuar mes veti, pa guxim për të folur për realitetin politik, vetëm sa po e zgjatë këtë gjendje. Serbia, pozitë e opozitë, akoma imagjinojnë një të vërtetë të tyre, sa që ajo e vërtetë është absurde, kërkon nga njerëzit ta besojnë.

Nacionale: Vuçiq ka dhënë disa vlerësime për propozimin franko-gjerman. A mendoni se Serbia do ta pranon në fund këtë plan?

Kamberi: Vuçiq e tha se është duke u bërë një presion i fuqishëm mbi Serbinë. Kjo edhe duket qartë. Edhe Vuçiq edhe opozita e tij, e dinë realitetin për Kosovën, por edhe te njëri edhe te tjetri ka mungesë guximi për ta pranuar të vërtetën dhe realitetin. Besoj se Serbia, në fund edhe do ta pranojë propozimin franko-gjerman, por, se duhet presion i vazhdueshëm për ta çuar Serbinë drejt marrëveshjes.

Nacionale: Këtë propozim, institucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si bazë të mirë, ndonëse plani nuk e parasheh njohjen reciproke. Cili duhet të jetë qëndrimi i Kosovës ndaj këtij plani?

Kamberi: Unë nuk di detajet se çka përmban plani. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të japë përgjigjen e fundit. Por, ajo që pashë në Beograd është fakti se në Serbi akoma ka shpresa që marrëveshja të dështojë, po që fajin për këtë t'i mbetet Kosovës. Prandaj, edhe duhet me kujdes të shqyrtohet ky dokument, të vlerësohen të metat dhe përparësitë e tij dhe të jepet përgjigje që nuk e bën fajtor Kosovën, për dështimin eventual.

Nacionale: Çështja kryesore në këtë fazë të dialogut pritet të jetë Asociacioni. Në seancën e fundit të Kuvendit, kryeministri Kurti pranoi se Asociacioni mund të formohet me disa kushte. Si e keni parë këto kushte?

Kamberi: Është i drejtë qëndrimi i kryeministrit që të mos lejohet modeli i Srpskas në Kosovë, që do ta bëjë jofunksional shtetin. Por, fatmirësisht, edhe SHBA e mban qëndrimin që të mos lejohet një srpska e re. Zgjidhjen duhet kërkuar brenda konturave të Kushtetutës së Kosovës.

Nacionale: Ju vazhdimisht keni kërkuar që shqiptarët e Luginës të përfshihen në këtë proces. Për këtë qellim keni takuar disa herë edhe kryeministrin Kurti. Keni marrë ndonjë garanci nga z. Kurti për kërkesat tuaja?

Kamberi: Po dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe më tej këtë. Një marrëveshje me Serbinë do të bazohet në parimet që do të vendosen, sidomos për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ajo që kërkojmë ne është që këto parime të kenë vlerë universale, e jo të përcaktohen vetëm për një pjesë të Kosovës. Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të trajtojë çdo çështje diskutabile mes dy shteteve. Gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, prandaj, ajo edhe duhet të trajtohet me këtë marrëveshje.

Nacionale: Se fundi kemi parë se evropianët dhe amerikanët po e vlerësojnë si konstruktive qasjen e Serbisë në dialog. Si i keni parë këto vlerësime?

Kamberi: Pas disa deklarimeve presidentit serb, ka patur deklarime të këtilla, por, seanca e fundit në Kuvendin e Serbisë, demanton çfarëdo deklarate të këtij lloji. Mesazhi që është dhënë nga kjo seancë është larg për të qenë Serbia konstruktive. Tonet e shprehura nuk ishin vetëm antishqiptare dhe tone që shpërfaqin një albanofobi. Tonet në seancën e fundit ishin edhe antiperëndim dhe kundër Bashkimit evropian. Serbia, mbetet të dëshmojë më qartë qëndrimin e vet rreth propozimit evropain për marrëveshje.

Marrë nga Nacionale

shaip kamberi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë